Shuhet në moshën 86-vjeçare aktori i njohur i humorit shkodran, Paulin Preka. Lajmin për vdekjen e Mjeshtrit të Madh të humorit shkodran dhe atij shqiptar e dhanë miqtë e tij.
Kolosi i humorit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij.
Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar. Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje.
Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Biografia
U lind në Shkodër me 2 shkurt 1935 në një familje të varfër, në një jerevi dhe u rrit në mes të katër fëmijëve, një vëlla dhe dy motra, nga të ardhurat e krahëve të babës me profesion karrocier dhe të përkujdesjeve të jashtëzakonshme të nanës, e cila na rriti dhe na edukoi me tolerancën, besimin në Zot, me shkollim dhe dashuri ndaj së mirës. Në regjistrin themeltar të Gjendjes Civile jam i regjistruar me emrin dhe mbiemrin Palok Prek Gjergji, por duke u rritë fillova të thirrem nga shoqëria Paulin Preka, emër me të cilin njihem sot nga publiku shkodranë e shqipëtarë.[1] Paulin Preka u nda nga jeta ne moshen 86 vjecare pas nje semundje te rende ne Rome, Itali ku kishte shume vjet qe jetonte atje me familjen e tij