Gazeta “Nacional” i shpreh ngushellimet më të thella familjes Buçaj dhe Federatës Pan Shqiptare VATRA në SHBA.
Më 15 maj 2022, është ndarë nga jeta Dr. Gjon Buçajt, ish kryetari iVatrës dhe një nga figurat më të shkëlqyera të komunitetit shqiptaro-amerikan.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Pan Shqiptare Vatra, dega Ëashington DC. Po e botojme të plotë njoftimin: “Eshte ndare sot nga jeta ish- kryetari i Federates Pan Shqiptare te Amerikes VATRA Dr. Gjon Buçaj.
Dr. Buçaj i kushtoi jeten e tij çeshtjes kombetare shqiptare, ne lufte te pandalshme me komunizmin enverian si dhe nuk pushoi se punuari per te mbrojtur institucionin e Federates Pan Shqiptare te Amerikes VATRA ashtu siç e kishin lene korifenjte e saj.
Jeta, puna, sakrificat e Dr. Gjon Bucajt do te mbeten ne historine e kombit shqiptar ne vitet qe vijne dhe do te mbetet burim frymezimi per brezat e ardhshme te atyreve shqiptareve qe vertet duan zhvillimin, demokratizimin dhe lirine e kombit shqiptar.
I perjetshem qofte kujtimi i ketij heroi te kombit shqiptar.
Ne perjetesi Dr. Gjon Bucaj.”
Gazeta “Nacional” i shpreh ngushellimet më të thella familjes Buçaj dhe Federatës Pan Shqiptare VATRA në SHBA