NDAHET NGA JETA GAZETARI I MIRENJOHUR ARTJAN TEPELANA, NË MOSHËN 58 VJEÇARE

Ceremonia mortore do të zhvillohet sot, me 16 tetor 2021, në ambientet e Ish-Hotel Internacional, në Tiranë, prapa ish-Lidhjes se Shkrimtareve, në orën 15.30.

Është ndarë sot nga jeta gazetari i mirenjohur Artjan Tepelana. Gazetari i mirënjohur I ekraneve shqiptare, ndërroi jetë në sptalin Covid, sot në orët e para të mëngjesit, duke humbur luftën njëmujore me semundjen e rëndë.
Sic njofton familja dhe miqtë e poetit në rrjetet sociale ceremonia mortore do të zhvillohet sot me 16 tetor 2021 në ambientet e Ish-Hotel Internacional, në Tiranë, prapa ish-Lidhjes se Shkrimtareve, në orën 15.30.
Vdekja e parakoshme e Tepelenës ka lënë në pikëllim famijarët dhe miqtë e tij të shumtë në Shqipëri dhe hapsirat shqiptare.

Artian Tepelena është nga themeluesit e gazetarisë së lirë televizive pas vitit 1991, duke luajtur një rol të rëndësishëm në modernizimin e gazetarisë së lajmeve në Radio Televizionin Shqiptar ku punoi për shumë vite. Me pas Artjani ka drejtuar disa televizione private ndërsa së fundi punonte në Televizionin Skan ku drejtonte redaksinë e programacionit.
Gazeta Nacional i shpreh ngushellimet familjes Tepelena për ndarjen e parakoshme të mikut tonë të shquar dhe gazetarit profesionist, i cili la gjurmë në gazetarinë televizive.
I qoftë i lehtë dheu i vendit të tij që e deshi aq shumë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here