Sot është ndarë nga jeta kusherini im i shtrenjtë Iir Buçpapaj(69 vjeç), gazetar, regjizor, skenarist dhe dokumentarsit i shquar i RTSH-së.
Vdekja e parkoshme e gjeti në New York ku banonte prej disa vitesh bashkë me familjen tij.
Ceremonia e varrimit do të njoftohet pas mbërritjes së tij në Atdhe.
Iliri ishte deri në fund i qeshur, me energji krijuese dhe plot jetë, dhe nuk mund ta besoj se ai u nda nga jeta papritmas larg vendlinjdes dhe Atdheut, në N.York, SHBA.
Sot familja jonë ka humbur një njeri të pazevendësueshëm në mirësi dhe dashuri, por edhe bota shqiptare një intelektual patriot dhe të përkushtuar ndaj çeshtjes kombëtare me qindra dokumetarë dhe emisone të shkelqyera, por edhe duke transmetuar direkt për RTSH-në, nga fronit i luftës së UÇK-së, në vitet 1998-1999.
Kjo është një humbje e madhe, por trashëgimia e tij do të jetojë gjithmone ndër ne !