Ndahet nga jeta, nga koronavirusi, historiani i njohur Prof. Dr. Llambro Filo

 

Profesor Llambro Filo, një nga historianët më të njohur në vend dhe pedagog në Fakultetin e Histori-Filologjisë ka humbur jetën si pasojë e koronavisurit.

Lajmin e hidhur e ka dhënë ish-deputetja dhe shefja e departamentit të Historisë, Valentina Duka.

LEXO EDHE:

Aksident masiv në rrugën Tiranë-Elbasan/ Njerëzit mbesin brenda makinave

 

 

‘Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës.

Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mësimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan profesoresha Duka.

Profesori Llambro Filo ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare për shkak të koronavirusit. Ai ishte shtruar prej dy javësh në spital.

Gjithashtu, ai është edhe autor i shumë librave historikë dhe teksteve shkollore për arsimin para-universitar.

Filo kishte qenë me pushime në Pogradec e dyshohet se është infektuar gjatë pushimeve.

Profesori ishte me kollë, dhimbje gjoksi dhe temperaturë të lartë.

Prof. dr. Llambro Filo ka lindur në Korçë në 01/10/1942.

Ka ndjekur studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, dega Histori. Prej vitit 1972 ka qenë pedagog në këtë fakultet dhe si Zv.Dekan i këtij fakulteti ne vitet ‘80.

Prof. Llambro Filo është shquar për mënyrën e tij korrekte në mësimdhënie si dhe liberale në raport me studentët e tij.

Ai është autor i shumë teksteve shkollore mbi Historinë si dhe librave të shumtë mbi sistemet e qeverisjes, teoritë dhe platformat ideore e politike.

Së fundmi ai botoi librin ‘Tranzicion i vonuar: Shkaqe dhe shkaktare’

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here