Ndahet nga jeta spikerja dhe aktorja Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës,


Zëri simbol i Radio Tiranës Vera Zheji, është ndarë të shtunën pasdite nga jeta në moshën 91 vjeçare. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e saj.

E bija e saj, Lea, njoftoi në Fb: “Sot në mëngjes, nëna ime Vera Zheji, u largua nga kjo botë. Kaloi pak javë të rënda, po iku qetësisht nga shtëpia e familja e saj sot në të gdhirë. Në emrin e saj falenderoj gjithë miqtë e shumtë e dashamirësit që e kanë ndjekur, përkrahur e respektuar nëpër vite, të cilët ajo deri në fund i kujtonte me dashuri e mirënjohje. Kjo është jeta! Zoti na ndihmoftë të gjithëve ta mbyllim mirë kohën që na mbetet në këtë botë!”
Vera Zheji lindi me ne 30 Janar 1933 ne Tirane, eshte nje spikere radiosh dhe aktore e filmit dhe teatrit shqiptare e nisi punën si spikere në Radio Tirana në vitin 1948. Emisionet e saj të para kanë qenë emisionet e rinisë. Krijoi emisione të ndryshme si Bota e përrallave, Universiteti popullor i radios, Enciklopedia e radios e disa të tjera, të cilët u identifikuan me mënyrën e saj unikale të të lexuarit jo vetëm për lajme, por dhe për gjëra kulturore.

Në vitin 1975 Vera Zheji lë përfundimisht Radion dhe emërohet pedagoge e Fjalës Artistike në degën e teatrit, në Institutin e Lartë të Arteve, deri në vitin 1988 kur doli në pension.