Ndërron jetë ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, pas një arresti kardiak.Ceremonia e homazheve, të enjten tek Kuvendi

Ndërron jetë ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, pas një arresti kardiak.Ceremonia e homazheve, të enjten tek Kuvendi

Tiranë, 18 shtator 2024.Ish-deputeti i PD Gerti Bogdani ka humbur sot jetën pas një arresti kardiak, tek ishte duke pire kafe ne Hotel Rogner ne bulevardin kryesor ne Tirane. Ai u shtrua në urgjencën e QSUT mesditën e sotme, por nuk i mbijetoi sulmit ne zemer. Gerti Bogdani ishte 44 vjeç, ishte baba i dy femijeve te mitur.
Bogdani lindi më 7 korrik 1980 në Tiranë, mbaroi shkollën e mesme “Harry Fultz”, me rezultate të shkëlqyera dhe ‘Medalje Ari’, vijoi studimet e larta në Universitetin Politeknik të New York-ut, ku diplomohet me ‘Nderimet më të Larta’ (Summa Cum Laude), duke u shpallur edhe fitues i Outstanding Graduate Award – ‘Medalje Ari’.
Ai është themelues dhe drejtues i Rrjetit të Studentëve Shqiptarë në Botë.
Karrierën politike e fillon në vitin 2007, kohë kur kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fiton.
Gjatë kësaj kohe vazhdon edhe aktivitetin si zëdhënës politik i PD. Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidon në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Nga viti 2009 e në vijim, ai vazhdon aktivitetin e tij si Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Në vitin 2011 ai zgjidhet zv/president i “Bashkimit Ndërkombëtar të të Rinjve Demokratë” (International Young Democrat Union – IYDU) e më pas, në janar të vitit 2012, nën/Kryetar. Në shtator 2015 zgjidhet Kryetar i IYDU, ne Kongresin e zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, duke u bërë kështu politikani i parë shqiptar që mban një post kaq të lartë në një organizatë ndërkombëtare.

POLTIKA SHQIPTARE REAGOI MENJEHERE PAS VDEKJES SE ÇUDITSHME TE BOGDANIT

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani.Kreu i qeverisë shkruan në një postim në rrjetet sociale se ndarja e tij nga jeta ishte e parakohshme, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes.
Ndarja nga jeta e ish deputetit, Noka: Padrejtësi e madhe ikja kaq i ri, solle në PD, qetësi e mirësjellje..
“Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama.

-Shkëlzen Berisha ka raguar me një mesazh pas ndarjes nga jeta ditën e sotme të ish deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani.“Buzëqeshja dhe pozitiviteti yt do ngelen përgjithmonë në zemrën dhe kujtimet e mia!” Qofsh i Parajsës Gert!”, shkruan Berisha në mesazhin e tij. Sa e dhimbshme dhe e trishtë ikja jote e befasishme dhe e parakohshme! Buzeqeshja dhe pozitiviteti yt do ngelen pergjithmonë në zemrën dhe kujtimet e mia! Qofsh i Parajsës Gert! Ngushëllime familjes për aq vlerë sa mund të kenë për një humbje të tillë!

-NDARJA NGA JETA E ISH-DEPUTETIT GERTI BOGDANI/ BERISHA: LAJM I ZI, NJË HUMBJE E MADHE PËR PD-NË, NJË HUMBJE E VËRTETË PËR SHOQËRINË SHQIPTARE
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jeta të ish deputetit Gerti Bogdani. Berisha është shprehur se Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara.
Sali Berisha: Ky lajm i zi në këtë moment më erdhi këtu në tavolinë. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara. Ka qenë një politikan demokrat, me civilitet, me formim me përgatitje, me ndershmëri, me urtësi, në shkallën më të lartë. Kjo është një humbje e madhe për PD-në, por është një humbje e vërtetë për shoqërinë shqiptare. Gerti Bogdani ishte nga ata të rinj, pasardhës i një familje të shkëlqyer, të rreshtuar që në fillime me PD.
I shkolluar me rezultatet më të larta në shkollat më të mira të SHBA. Ai midis një të ardhme në vendin ku u shkollua, ku kaloi vitet e rinisë studentore, dhe kontributet për vendin e tij dhe PD, zgjodhi këtë të fundit. Ky lajm shokues për mua dhe çdo demokrate e demokrat, por edhe çdo qytetare e qytetar që e ka njohur Gerti Bogdanin më erdhi në këtë moment si rrufe ne qiell të hapur. Dy net më parë e kam ndjekur në një studio televizive. Mendoj se në rast se ka një njeri që njoh unë, i cili tek çdo qytetare dhe qytetar, mik, shok i njohur, ka lënë vetëm përshtypje pozitive në çdo takim, në çdo komunikim, ky është Gerti Bogdani, ndaj dhe ju ftoj të ngrihemi dhe të mbajmë 1 minutë heshtje kujtimin e ndritur të këtij personaliteti të shquar, të ri, të PD.
I paharruar kujtimi i tij!

Ndarja nga jeta e Bogdanit/ Ceremonia e homazheve, nesër tek kuvendi, flamujt në degët e PD në gjysmë shtizë
Pas ndarjes nga jeta të ish deputetit demokrat Gerti Bogdaini kanë reaguar gjithë klasa politike dhe personalitete të vendit.
Ndërkohë bëhet e ditur se Ceremonia e homazheve do të mbahet tek parlamenti nga ora 10-12:00
LEXO EDHE:
Ndarja nga jeta e ish deputetit, Noka: Padrejtësi e madhe ikja kaq i ri, solle në PD, qetësi e mirësjellje…

Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 12:00.
Ndërkohë nga Partia Demokratike mësojmë se flamujt edhe në degën qendrore por edhe ne degët në rrethe do të ulen në gjysmë shtizë në shenjë kujtimi për ish deputetin.