Ndërron jetë një prej aktorëve, me të cilën shqiptarët e viteve ’90 janë rritur.Bëhet fjalë për Patricia Millardet, e famshme për rolin e Silvia Contit në serialin e famshëm “Oktapodi”,
Edhe pse pak e njohur më parë, Millardet mori famë ndërkombëtare me rolin e gjyqtares së fortë përkrah “Komisar Katanit”.
Aktorja ndërroi jetë sot në spitalin San Camillo të Romës pas një krize kardiake.
Patricia Millardet lindi në 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e Nuova Aquitania, ndërsa më 24 mars kishte mbushur 63 vjeç.
Kush ishte Patricia Millardet, gjyqtarja e pakorruptuar e Komisar Katanit
Ditën e sotme ndërroi jetë aktorja e njohur dhe shumë e dashur për shqiptarët, Patricia Millardet.
Ajo u bë e njohur për shqiptarët në serialin italian “Oktapodi”, si Silvia Conti, avokatja kurajoze dhe e pakorruptuar që u bë krah për Komisarin e policisë, Corrado Cattani, rol që u luajt nga i mirënjohuri Michele Placido.
Aktorja me origjinë franceze, ndërroi jetë pasditen e djeshme, në spitalin San Camillo në Romë pas një krize në zemër.
Aktorja lindi në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine, në Francë.
Në karrierën e saj, ajo numëronte disa role në kinematografi dhe televizion.
Një ndër rolet e saj të para ishte filmi “Il tempo delle mele 2” në vitin 1982. Më pas debutoi në kinemanë italiane në vitin 1987 me filmin e Carlo Lizzanit “Assicurazione sulla morte”.
Por kulmi i karrierës së Patricia Millardet ka qenë roli i gjyqtares Silvia Conti në serialin e njohur edhe mes shqiptarëve “Oktapodi”.
“Mendoj se Silvia i pëlqen publikut sepse është shumë e moralshme, e pastër dhe e gatshme. Në fillim isha nervoze, roli më fuste frikën. Por shkoi mirë. Për të realizuar një personazh duhet të besosh shumë dhe unë jam sforcuar të mendoj e të veproj ai ajo.”, do të shprehej në një intervistë për “All” e ndjera lidhur me rolin në serialin e famshëm.
Ndërkohë në vitet 2001-2003 ka qenë protagoniste në serialin e Canale 5 “Il bello delle donne”, ku luante personazhin Angelina Brusa.
Ndërkohë në vitin 2002 ajo u bë protagoniste e një fake news-i, sipas të cilit aktorja kishte tentuar vetëvrasjen, lajm i cili u mohua menjëherë nga vetë ajo.
Në datë 24 mars Millardet festoi 63-vjetorin e lindjes