Në muzeumet dhe vendet më të njohura të Lyonit . Reportazh nga Mentor HOXHA

 

 

Për tre muaj rresht, pata fatin të ndjek një kurs intensiv profesional tre mujor në Les clés de l’Atelier në Vénisseux në Lion në projektin Batir, një projekt i shkëlqyer për integrimin profesional dhe social të refugjatëve të ligjshëm në Francë, i financuar nga Zyra e Punës. Që nga 28 prilli, unë bashkë me 20 persona të ndarë në dy grupe, nga 10 secili u trajnuam në disa profesione të kërkuara në Francë. Stazhierët u përzgjodhën nga 60 konkurrentë që konkuruan për këtë udhëtim të bukur profesional në këtë qendër me një përvojë të gjatë e të suksesshme. Këta refugjatë u përkasin vendeve dhe kategorive të ndryshme shoqërore. Ka nga Iraku, Afganistani, Somalia, Shqipëria, Eritrea, Sudani, Etiopia etj. Ky diversitet etnik, kulturor dhe historik e bëri edhe më të larmishëm jetën dhe stazhin tonë në këtë qendër të njohur trajnimi. Kjo qendër është specializuar në tregëtinë e punës së dytë. Stazherët janë shumë të kënaqur me sallat e shumta të trajnimit, me stafin administrativ akademik dhe me trajnuesit e tyre, të cilët janë specialistë duarartë në profesionet që ushtrojnë. Secili stazhier pati mjetet e tij të punës për të punuar në mënyrë individuale ose në grup. Brenda këtij trajnimi tre mujor u zhvillua edhe një kurs intensiv i gjuhës frënge prej 250 orësh për person. Formatorja e gjuhës frënge, Andrea ka bërë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim dhe staxhierët kanë bërë progres të dukshëm. Jo vetëm kaq! Projekti Batir rezervon edhe surpriza të tjera. Trajnimi në këtë qendër u mundësoi këtyre refugjatëve, jo vetë mësimin e frëngjishtes dhe trajnimin praktik në profesione të ndryshme, por edhe i mbështeti dhe ndihmoi ato në strehim, kujdes shëndetësor dhe punësim. Integrimi profesional dhe social i refugjatëve është qëllimi kryesor i projektit Batir. Çdo stazhier ka asistentët që kujdesen për integrimin e tyre social dhe profesional. Përgjatë tre muajve, Les clés de l’Atelier dhe shoqata humanitare Eris na mundësian gratuit disa vizita në muzeumet, ndërtesat historike dhe në vendet më të bukura të Lionit. Veçohet vizita në Bazilikën Notre-Dame de Fourvière dhe Katedralen e Lionit, vizitat në Lionin e Vjetër, Vieux Lyon, në musse des confluences, në Distriktin La Confluence si dhe pikniku në zonat më të gjelbra të Lionit. Bazilika Notre-Dame de Fourvière është e njohur si mbrojtëse e qytetit dhe është destinacioni kryesor në listën e çdo vizitori. Ajo është ndërtesa më mbreslënëse në Lion dhe vizitohet për çdo vit nga 1.5 milionë vizitorë. Lioni i Vjetër ka karakteristikë ndërtesat e Rilindjes dhe shtëpitë e qytetit, rrugët mesjetare, kurse Musee des Confluences është pika e takimit midis dy lumenjve, Rhone dhe Saone dhe pika e takimit e dy rrjedhave të mendimit. Ky muzeum me një arkitekturë moderne, i veshur në kristal dhe në xham dhe i mbuluar me pllaka inoxi  simbolizon hapjen ndaj botës. Muzeu u hap në dhjetor 2014. Përmes milionave ekzemplarëve që gjenden në muze vizitorët e shumtë  gjejnë në këtë muze historinë e Njeriut dhe të Tokës në një sipëfaqe prej 3000 m2. Ky muze tregon historinë e e njerëzimit në 4 ekspozita të veçanta që përshkruajnë dhe paraqesin çështjen e origjinës dhe fatit të njerëzimit, larminë e kulturave dhe civilizimeve dhe vendin e Homo sapiens në zinxhir të gjallesave.

Disa nga këto muzeume dhe vende historike i kisha vizituar edhe më parë kur ndiqja kursin e frëngjishtes në IFPA në Perrache, ku ndodhej një staf i mrekullueshëm mësuesish. Mund të përmend këtu mësuesin tim të frëngjishtes, Amer Almosi, një profesor i shkëlqyer, ku  brenda tre muajve mësim me të arrita të marr diplomën DELF A1 dhe DELF A2 nga Ministria ee Arsimit Kombëtar dhe Rinisë, ndaj i shpreh mirënjohje dhe respekt pa fund.

 

Un grand merci për Les clés de l’Atelier

 

Gjatë kursit tre mujor teorik dhe praktik në Les clés de l’Atelier në mësuam shumë gjëra që nuk i dinim më parë, si dhe përparuam shumë në frëngjisht, kështu që kam një falënderim të madh për mësuesen e gjuhës frënge, Andrean, për profesorin e nderuar dhe të mrekullueshëm të lëndëve profesionale, Jean Marc, si dhe për mësuesit që na mësuan programet e kompjuterit, rrobaqepësinë, mobilerisë, shëndetit publik dhe të kursit të patentës, për asistentët; Elena, Sofi, Antonia De Miollis, Judith, Nathalie Bachelier, Isabelle Tudot, Anën etj. Gjatë këtij kursi u njohëm edhe me kultura të ndryshme  nga pothuaj të gjitha vendet e botës. Personat e fotos së mësipërme janë nga të katër kontinentet. Janë nga Franca, Shqipëria, Sudani, Iraku. Lazimi dhe Alnuri janë nga Sudani, Xhorxhi nga Iraku, Dahiri nga Somalia, Omeri nga Eritrea, Muhamedi, Zudu nga Etiopia, unë nga Shqipëria, Mabubi dhe Gulani nga vendet arabe dhe të tjerët nga Franca.

 

AMANDINE, Nouvel essai…

Nouvel essai…

FRANCEZJA E MAGJEPSUR NGA SHQIPËRIA DHE KUZHINA SHQIPTARE

 

Gjatë stazhit u njoha edhe me një franceze që kishte qenë si turiste në Shqipëri. Gjatë qëndrimit dhjetëditor në Shqipëri ajo kishte vizituar disa qytete shqiptare, si Durrësin, Gjirokastrën, Krujën, si dhe disa vende historike. Nga vizita në Shqipëri ajo ishte impresionuar më shumë nga bregdeti dhe kuzhina shqiptare. Ajo quhet Amandine Ladrille, banon Lyon dhe është diplomuar në Universitetin Claude Bernard, Lyon 1. Ka punuar në Conservatoire d’espaces natyrels Rhone-Alpes. Ajo është një nga asistentet e shoqatës humanitare Eris. Bashkë me grupin e saj,  organizuan me ne grupin e Les clés de l’Atelier një piknik mjaft mbreslënës në hapësirën më të bukur natyrore të Lyonit duke na njohur me bukuritë natyrore të Lionit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here