Dorëshkrimet origjinale të letrave do të jenë të ekspozuara në Shtëpinë Agolli, bashkë me objekte personale dhe domethënëse të Dritëroit dhe Sadijes.
Shkurti është muaji kur Dritëroi dhe Sadija janë ndarë nga jeta por ne kemi vendosur t’i kujtojmë përmes tharmit të jetës, letrave të dashurisë.
Dorëshkrimet origjinale të letrave do të jenë të ekspozuara në Shtëpinë Agolli, bashkë me objekte personale dhe domethënëse të Dritëroit dhe Sadijes.
Do të ishim të lumtur të ishim bashkë këtë 4 Shkurt në orën 17:30 në çeljen e ekspozitës e cila do të qëndrojë aty përgjatë gjithë muajit.
P.S: Në një kënd, do të mund të shkruani edhe ju një letër dashurie me stilografin e shkrimtarit ndaj eja dhe përjetoje këtë përvojë të veçantë.
Me shumë respekt,
Anisa Ymeri & Elona Agolli