Nuk jemi në një prezantim libri ku salla e mbushur plot pret nisjen e një procesi ligjëratash, të ngritura në një vlerësim ku atë mbëmje gjithçka subjektive është realitet i pranueshëm prej të gjithëve. Nuk kemi në dorë as prozën më të fundit të autorit, dramën e fundit të tij, as intervistën e para disa ditëve. Po ashtu nuk jemi lajmëruar se shkrimtari do japë në media një rrëfim sa vetë një jetë gjatësi dekadash me ulje-ngritjet siç ndodh rëndom te çdo i ftuar në studio ose kur në pamundësi televizive parapëlqejnë ti thonë gjërat në faqet e shtypit.
Jemi në perceptimin tonë vlerësues në një “Intervistë përtej vetes…”. Lexues të shumtë do nxitonin të sillnin krahasime të shumta të cilat më së shumti kanë mbetur te natyra e autobiografisë së njerëzve nga të gjitha “botët”, letrare, historike, filozofike, shkencore, sportive etj.
Në këtë kontekst vepra të tilla të mësipërme kanë dhuruar jo pak surpriza në fakte, detaje, të vërteta, por të cilat herë-herë të mbrujtura me një ngazëllim emotiv ku shkrimi i këtyre veprave më shumë ka plotësuar një dhembje të ndjerë, një betejë, një sukses që mungoi dhe një zgjedhje që nuk dhuroi zgjidhje në jetë…
Në rastin tjetër kemi autobiografi të letrarizuara deri në trillime romanore, ku lexuesi që dikur ka qenë mik me autorin kupton se ato që shkruhen aty nuk i kanë ndodhur atij, pra autorit. Në këtë raport kaq “intigues” ku vlera si sublimja, prekja e së vërtetës, një rrëfim jo për t’i mbushur mendjen një shoqërie e cila çdo sinqeritet, çdo dëshirë, ndjesi dhe dashuri për atë vetë e pret duke e përzënë jashtë me arrogancën e dyshimit…
Është tashmë deri në fenomen tek të gjithë njerëzit që në vlerësimin për veten nga të tjerët nga kontributi i tyre jo vetëm shoqëror ngacmohen natyrshëm të rikthehen pas në kohë, por më shumë në kohëra duke sjellë në kujtime ngjarje, fate, kulmime karriere, situata ku iu është dashur të guxojnë dhe sakrifikojnënë diçka. I jetësojnë në libra ku realisht ndjehen se do mbeten kujtesë. Po ashtu vepra të shkruara nga personalitete që mbeten simbole besueshmërie dhe vlerash kombëtare leximi i tyre është një “muze” më shumë në histori.
“Sa ndryshon kuptimi i jetës kur jeton jo për vete, por për të tjerët. Jeta pushon së qeni qëllim dhe shëndrrohet në mjet”, Tolstoi. Bashkim Hoxha i dhuron lexuesit jo një autobiografi, as ditar, mbresa kujtimesh dhe në fund , jo thjeshtë një qëllim për të treguar. Sepse mendojmë na ka dhuruar një roman jete brenda botës së tij letrae, që duhet thënë pa ndrojtje enciklopedike. Është risi rrëfimtare ku autori rendit përpikmërisht një raport i cili bashkëjeton si ngjizje për të mos u larguar asnjërherë si autori dhe vepra e tij.
Nga U.Eko citojmë: “ Historia është aventura e lirisë”. Do mjaftonte ky citim i Ekos për të kuptuar së pari një prodhimtari kaq të shumtë në disa dimensione prirjesh dhe fushash brenda një bote intelektuale ku liria nuk kërkohej asgjëkundi, por vetëm në një botë shiprtërore ku talenti, ky personazh i pakapshëm nga askush gjallon brenda nesh pa e vrarë mendjen shumë se si sillet realiteti jashtë me ne…
Në disa konvecione të një lloji tjetërkund autori duket se intervistën më të madhe ia jep krijimtarisë së tij. Pse? A nuk jemi ne që në këtë libër do magjepseshim kur Bashkimi të tregonte dhe “disa” të vërteta tronditëse për kohën para viteve 90…Pa lënë dhe ato pas atyre viteve duke mbërritur deri sot…? Ndonjë detaj që ndonjë personazh të rrinte tani pa gjumë, të shklepej nga përgjumja dhe të nxitonte në ndonjë redaksi lajmesh…nga ana tjetër po ashtu askush tjetër si nëpër mjegull s’mund të thotë se gjithçka aty nuk është e gjitha…
“Liria është aventura e historisë”. Po e ndryshojmë jo përmbajtjen e shprehejs, por thjeshtë po e krye këpusim pak në servirjen tonë në opinion. Dhe…?
Në këtë enciklopedi me plot ngjarje, personazhe, autorë, aktorë, gazetarë dhe kudo bashkëkombas, kudo autori “arratisjen” e tij më të madhe nuk e bën te kujtesa thjeshtë si koncept që na dhuron një tis mjegulle përlotjeje malli. Por te vepra e tij. Aty është prehja për të kuptuar cilndo se vepra e veprës së njeriut mbetet të krijuari.
Racional, i përpiktë, dëshmitar kronikan i cili në këtë vepër ka vendosur jo të hedhë hapat nga njëri vit kthimues në tjetrin, por i gjendur mbi një hartë sheh arkitekturën e krijuar prej vetes vendos të përshkojë gjithçka aty qetësisht, i pa emocionuar nga asnjë brejtje, auto rrëfim mistik, por ashtu si logjika që duket se mbetet udhërrëfyesi më besnik i vetes, tani këtë nisje me të gjitha mbërritjet e ndan me ne.
Është një njeri që me këtë vepër ndjen se duhet të falenderojë një zgjedhje e cila i dhuroi vetveten, një un social i prirur të komunikojë me shoqërinë përmes krijimtarisë. Për të mos bërë krahasime struktura e kësa vepre është unike. Të referosh një cikël jete duke mbajtur në shoqëri fragmente nga romanet, tregimet, dramat, skenarë filmash, artikuj dhe reportazhe dhe duke cilësuar njerëz dhe figura personalitetesh në të njëjtën njëkohësi me ty, prortretizimi kaorrekt i tyre jep një mbresë ku duke thënë pak i bën ata një enigëm që dhe sot i ruan vlerë njerëzore me dëshirë në njohje pa fund.
Vepra nuk bën moral, nuk sugjeron, nuk interpreton dhe akoma më absolutshëm nuk e “ngatëron” veten me një realitet që ishte ngatërrestari më i madh brenda vetes, kjo duhet marrë si një zgjedhje ku “Liria është tani aventurë në histori”.
V.Vulf thotë: “ Ç’është e vërteta, e vetmja këshillë që duhet pranuar për punën e të lexuarit është mospranimi i këshillave”. Do mjaftonte ku kontekst i cili ndërton qëllimin dhe mban statusin e kësaj ftese të themi ne lexuesit se njeriu mbi të gjitha është një vepër lirie. Nëse është ndjerë i tillë atëherë e vërteta e tij vetëm gëzon atë krijimtari që është dhe mbetet e vërteta e tij më e madhe. E treguar me jetën duke qënë jashtë çdo kompleksi kohe dhe jo kohe ajo mbetet një lexim po lirie.