Moti kohë e kam thënë, nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra, se: shqiptarët kanë me qerre parti politike, klube dhe shoqata të shkrimtarëve. Por, pak politikanë dhe shkrimtarë. “Liri”, të cilën nuk e kanë pasur në sistemin komunist, por ja e kanë në “demokraci”. Përveç, nëpër qytete, në katund i kanë edhe dy-tri parti politike dhe klube e shoqata të shkrimtarëve. “Intelektualëve”. E, mos të flasim për shtetin e “përbashkët” Maqedoninë e Veriut: Klube e Shoqata të shkrimtarëve me thasë, dhe me pak shkrimtarë?! Sot kemi “intelektualë”, “shkrimtarë”, politikanë me tituj shkencor, “analistë” politik, por nuk kemi barinj të deleve. Edhe pse, në sistemin komunist me tollumba e pushtuam Jugosllavinë, sot me politikanë e “intelektualë” nuk mund ta pushtojmë as katundin. Vërtetë, nuk e pushtuam Maqedoninë e Veriut, por e zaptuam me rrufjanë arsimin, kulturën dhe “Klubin e tollumbave” të “vëllazërim-bashkimit”.
Padashtas, ma kujtojnë një thënje antologjike të popullit: shqiptarin, nëse do ta kesh argat partiak dhe me vete, patjetër duhet t’ia ndalosh çdo lëvizje: shkollat, gjuhën, flmurin kombëtar… Librat e “rrezikshëm”. Lektyrat shkollore. Nateditë para kamerave televizive ta shpallësh “shqiptar i ndershëm”. Nacionalist. Irredentist. Përndjekësh si “armik” i shtetit “përbashkët”, dhe me vite rrasësh në burgun e “Idrizovës” dhe “Goli Otokut”. Institucione “rehabilitimi” dhe “shkollimi”, ku shumica i lenin eshtrat qelive. Pakica dilnin në “liri” të çmendur. Ndonjërin, pasi e përpunonin si të burgosur politik e nxirrnin si “patriot” edhe në Shqipëri.
Burgu për shqiptarët nuk ishte universitet, por instuticion përmisimi dhe “shërimi” i “armiqëve” të shtetit “përbashkët”. Sistemi komunist i kishte besnik me vete “shqiptarët e ndershëm”, dhe i shëtiste me poste partiake, vende pune në gazetën e “ vëllazërim-bashkimit”, entin e punësimit, institucione partiake. “Shqiptari i ndershëm”, edhe “rebeloheshte, çoheshte më këmbë dhe e dalldiste popullin me protesta paqësore në rrugë me flamuj të “vëllezërve” qafëpërqafe. Pankarta e parulla. Brohoritje “nacionaliste”. “Shypni të Madhe”.
Sistemi komunist, e kishte studjuar dhe e njihte mirë mentalitetin e popullit shqiptar: ia ndalonte shkollat, gjuhën shqipe, flamurin kuqezi, simbolet kombëtare. Përinatë, populli shqiptar e manifestonte rrugëve me protesta paqësore, demonstrata dhe kryengritje. Gabim politik i atij sistemi komunist. Që, ia ndalonte popullit shqiptar gjuhën shqipe, hapjen e shkollave, universitetet, simbolet kombëtare. Politikë “madhore” komuniste, që iu kthye bumerang në Ditën e Sotme Neokomuniste. Shqiptarit, jepi “liri”, shkolla, universitete. Edhe, pushtet. Pasuri. Vetë ai, do t’i shkatrrojë këto “dhurata” politike edhe më zi se “vëllezërit”, sistemi komunist.
Sot, nuk ka nevojë të harxhohen aq shumë para dhe tru. Shqiptarët vetë turren pas poste partiake, pasurisë dhe vendeve të punës, e shesin veten për pak para. Jo, se: në sistemin komunist nuk kanë pasur pushtet, poste politike, gra. I kanë pasur me bollëk. Maqedoninë e Sotme të Veriut, atë perëndimore dhe lindore i kanë pasur në dorë dy shqiptarë të sigurimit shtetëror. Poste politike stratgjike. Mos flasim për Kosovën, që Jugosllavisë i dha edhe Kryetarin e Shtetit të “përbashkët” jugosllav.
Edhe, seç ma kujtojnë sot një ngjarje në Perandorinë Osmane, kur shqiptarët e pranonin Fenë Islame me dhunë. Një familje në Zajaz të Kërçovës, kurrsesi nuk e pranonte myslimanizmin. Edhe, pse: i gjithë fshati ishin bërë myslimanë. Sulltani, e kërkon në Stamboll Plakun e katundit. Edhe, e pyet: Ҫfarë familje janë ato burra? Lëre, mos pyet i përgjigjet Plaku i katundit: kaçakë të maleve, vrasaçë, hajdutë… Atyre, kur të kthehesh në Zajaz, thuaju, se: Sulltani ua ndalon hyrjen në xhami!
Plaku i katundit, kur kthehet në Zajaz, burrat e asaj lagje me nagëntët në brez, mauzerret përqafe, bombat në xhepat e strukeve i dalin përpara: Hë, çka tha Sulltani për ne? Lere, më mirë mos pyetni, u përgjigjë Plaku i katundit. Sulltani, tha: juve, u ndalohet hyrja në xhami. Kaçakët e Zajazit, i hudhën struket përtoke. Shkrepën mauzerret. Kush është ai që na ndalon neve hyrjen në Xhami?! Edhe, njëri pas tjetrit me gjithë opinga hynë në xhami, u bënë myslimanë.
E ngjajshme sot, me “intelektualin” e katundit me këmbët dhe trutë në legen…