Për mua ky vit i pati të gjitha, stinët, herë flad, herë furtunë, herë pranvere e një dimër, që mos ardhtë me kurrë! Të gjitha ndjenjat, mendimet, stresin, lotin, gëzimin, dhimbjen frikën për të nesërmen dhe forcën për të luftuar dhe fituar, besimin se mund dhe duhet t’ia dalim. Cdo të keqe, qofte kjo dhe epidemi. Filloi disi i mbarë, se ishte viti i parë, në jetën time, që e prita ndrimin e viteve pa të dashurit, të shtrenjtët e mi.
Do më mungonin fëmijet, mbesat, shumë larg, në Amerikë dhe Angli.
Thashë disi mirë, se pata si dhuratë perëndie, nipin, djalin e djalit që është në Amerikë.
Kjo krijesë engjëllore, me fali gëzim, me dha mundësinë të jem gjyshe, mama, mësuese,të ndjehem e re në shpirt. 2020 viti, që u izolova, nuk u takova me njerëz, nuk udhëtova, nuk ju ndodha askujt, në gëzime dhe hidhërime fizikisht, per arsye shëndetësore.
Ky vit me dha mundësinë të lidhem me shumë miq nëpërmjet FB të njoh ‘TË MIRËT, MIQTË/ MIKET E VËRTETA.
Të ndaj gëzimet, shqetësimet e të mund t’u jem sa më pranë, me atë që mundem, njerëzve që kanë nevojë. Në sajë të internetit janë të gjitha mundësitë , në rast se ke dëshira e të falesh mirësi, dashuri dhe ndihmë ekonomike.
Pata si parim mësimin e Shenjtëreshës Nëna Tereze: TË BEJMË GJËRA TË VOGLA ME DASHURI TË MADHE.
Ndihmova ata që kane dëshirë të shkruajnë, duke redaktuar krijimet e tyre,
Falenderoj shkrimtarin HYQMET HASKO,që me besoi redaktimin e dy librave te tij.
Lexova dhe shkrova, postova në portale te ndryshme dhe falenderoj zotërinjtë Gjin Musa, Albert Zholi që pasqyruan shkrimet e mia në portalet e tyre.
Një falenderim të vecante gazetës NACIONAL, juve Zoti Mujo Bucpapaj, që vazhdimisht botuat shkrimet e mia dhe u bëtë udhë lidhëse për ne krijuesit në Diasporë.
Lash për në fund disa gëzime si rezultat i krijimtarisë sime letrare dhe shoqërore.
Në Janar 2020 m’u dha Titulli : AMBASSADOR FOR PEACE, Universal Peace Federation.
Në Mars fitoj Cmimin e dytë në konkursin e organizuar nga Shoqata KULTURORE ARTISTIKE ” Jehoha Shqiptare ” dhe fitoj trofe nderi me tirull”PENA E ARTË”.
Në të njëjtën kohë jam pjesëtare e dy ANTOLOGJIVE me poezi, të autorëve shqiptarë.
Në Tetor 2020 vlerësohem nga Shoqata ‘VATRA JONË’ me
Mirenjohje, për krenarinë e lavdinë të të qënit shqiptar dhe për ruajtjen e traditave e kulturën shqiptare, të gjuhës shqipe. Uroj 2021 të na gjejë me shëndet e punë.
Me forca për ta përballuar KORONA- VIRUSIN -19. Me krijimtari të mbarë, gjithë shkruesve dhe në vencanti gazetës NACIONAL dhe personalisht juve miku im Mujo, që më dhe mundësinë të falenderoj, të uroj gjithë shqiptarët kudo në botë Gëzuar, gëzuar ! Viti 2021 ardhtë i mbarë, i bardhë, me shëndet e paqe në botë.