MOS I VRITNI NËNAT!
Kushtuar viktimes Liridona Ademajt
Zot i madh e i bekuar,
nëse Ti je dashuri,
kjo dhimbje e njerëzimit,
a mund të ketë kufi?
A mund të vritet Nëna,
˗ pyesin zemrat tona?
Siç bënë me dy të shtëna,
për motrën Liridona.
Të dashur vëllezër e motra,
le të dihet në tokën mbarë,
se kush guxon të vrasë Nënat,
ai s’është burrë shqiptar.
Si mundet, pra, njeriu,
me gjithë këtë begati,
të vrasë pa mëshirë i ziu
edhe gjakun e tij?
Kur Zoti krijoi rruzullin,
bashkë me Diell e Hënë,
aq shumë e lartësoi gruan,
saqë e bëri Nënë.
Mos i prekni Nënat,
se të shenjta ato janë!
Mos i vritni zemrat,
që botën në dorë e kanë!
Liridona, bijë e dashur,
për këtë botë plot ligësi.
Lutu ti, lart nga Parajsa,
që të ketë më shumë mirësi!
Shpirti yt n’paqe pushoftë,
ty të duam shumë Liridona.
Prindërit Zoti t’i ngushëlloftë,
rrofsh gjithmonë në zemrat tona!
Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 03. 12. 202