NIKOLL ULNDREAJ: NËPËR MJEGULL MBYLL DYERTË, POEZI

1- LARG TEJE PSHERTIMA MË ËSHTË KTHYER NË RËNKIM

Ti je dashuri, e gjitha dashuri që josh me frymen tënde të ethshme
Një copëz shpirti kam
Edhe atë ta kam falur ty, se jam i dashuruar me buzagazin tënd magjik
Me puhizat tua që shuan etje e ndez zjarre
Me puthjet tua të fshehura pas çdo pëshpërime gurre e cicerima zogjësh
Me përfumi diellor që i meritojnë veçse princeshat e ëmbla të dashurisë.

Edhe hija jote bëhet dritë për sytë e mijë të mjegullët, torturuar shkretëtirave të shkreta të vendit huaj
Ku pshertima më është kthyer në rënkim
E qeshura në vajë e malli në lot…

Ti ke brenda shpirti një afeksion qetësues, një insulinë shëruese
Të vullnetit e deshirës
Për të arritur vartësinë nga buzët tua që zemra ime e ka të çmuar
Që krijoj shtigje e fate larg pikllimit…

Kam humbur me mijëra përqafime të ngrohta, gëzime e ngazëllime, puthje e ekstaza dashurie
Larg teje, larg fluturimit të zogjve, larg pshertimave të drethëzës, mjedres e boronicës
Larg aromës joshse të mazës zier nga sanica që shëron edhe mollën e kuqe të kafshuar nga Eva
Tek një shkëmb që ndizen zjarre pët të të ngrohur pak më shumë
Se feneri i hënës në terr..

Kam humbur pritjet e takimet që më lije ti,
Me një degëz njomëze mbi kaçube mllexe a mbi një gurë të hirtë ndan udhës
Tek një shteg shkëmbi
Ku orët e çmendura të dashurisë time nuk mbaronin kurrë
Duke pritur për tu larë me ty në një dush yjesh e flladi të mëndafshtë mahnitës…

Dije mirë o Planeti im i Dashurisë se nuk është faji im i rënjes në dashuri me ty
Por bukuria jote ëngjellore që deh,
Shpirti yt perj zjarri që më flet,
buzët tua të vullkanta që më puthin,
dora jote prej flladi që më përkëdhel..

Dashuria që kam për ty është e pamatshme o Planeti im i Dashurisë!

Ti je magjia që më rri në ëndrra,
Ndërsa, unë jam një gjëmb mbirë në tendafilin tënd të pasionant
Fshehur nën një petale
Që humbas veten në sytë e tu prej smerraldi qiellor e papushtuar veçse nga dielli, hëna dhe yjet
Dhe perenditë e gjithësisë..

Unë jam një arrogant delikati dashuruar me kaçurelat e tu,
Dashuruar me ekstazen e luleborës, gijfilit e lulekuqes
Dashuruar me puhizat e gjelbra aromë pishe, bredhi, ahu, panje, shkoze, frashri , kreksi, bliriri e vosi
Dshuruar me horizontin e gurgullimave të krojeve, me pshertimat e ortekve, me muzat e hijeve
Dashuruar me mëngjeset e përkëdheljeve tua pagane
Dashuruar me virgjërinë e gjelber të livadheve, zhareve, pyjeve
Dashuruar me të qeshurat e lumtura të rrëkesë dhe besnikrinë e kreshtave, maleve e shtigjeve tua
Dashuruar me erën, borën, breshrin, shiun, llohen, akullin,
Dashuruar me muzgjet e agimet dhe me të gjitha shkronjat që qajnë e qeshin në shpirtin tënd prej ëngjëlli..

Ti je dashuri, e gjitha dashuri për jeten time
Ndonjë herë edhe ti kam shupurit plagët e betejes me ushtritë e huaj
Që donin ti vrisnin ndjenjat që ngrohnin frymën e të parve të mi
Që i bënin të paprekshëm e qiellor malet kryelarta që të rrethojnë…

Ndonjë dorë mjeshtrore ti ka gdhënd malet e kreshtat
Ti ka pasqyruar me ngjyra të bukura që reflektojnë
Sinçeritet e dashuri ëngjëllore
Të ëndrrimit
Në paqe me më të bukuren dashuri që zgjedh fatin tënd
Të vallëzojnë me shqiponjat e çmendura pas kaltërsive qiellore e planetare
Ku gjith jeten ka gjet strehë lavdia e mirnjohja…

Të dua pa kushte
Të kërkoj të më trajtosh si skllav dashurie
Që don ti kaloj me ty dimrat e ashpër, pranverë-verat me lule
Dhe të jenë fati ynë
Në një botë të paqtë e të lirë, që me bukuritë e fshehta të përmallin..

Në çdo zgjim agimi
I dorzohem dashurisë tënde sublime
Gjer në pamundsi, Bjeshkmira ime…

Tiranë me datë 20.10. 2023

2- NETËVE DAL E I LUTEM HËNËS

Tigrat e emocionit më kafshojnë prore
Frikëm nga përkëdheljet tua të pakontrolluara me sy
E imagjinoj veten të të puth tek një ortek bore
Një shkreptimë e çuditshme vetëtime të mbyll në dry

Mundohem ta kap çdo ditë atë dritë vetetime magjike
Pastaj të bëhem tingull ere, këngë, serenatë e simfoni
Në pentagramin e shpirtit të jem notë muzikore, mike
E ti në shpirtin tim të ndihesh e lumtur si fëmi…

Ti je thesar dashurie, në shpirtin tim ti je kitare
Butësi e ëmbel netësh, mëngjes i hershmë pasioni
Ngjyrim i pafundëm lulesh, valle njëmijë vjeçare
Etje, kreshtë vale shpërthyese dhe uji i kristalt kroni..

Mbetem pa frymë, puthja më ngrihet në buzë
Mbetem vetmuar pa një buzëqeshje që ndezë dritën
Shija e hidhur mërgimtare rrëzon faqesh lotin pa muzë
Mungesa jote më kthehet në vuajtje, naten e ditën

Ah, shprush i përkulur nëpër rërë imtake frymzimi
Të gjej ku më kan humbur rimat e një puthje me xixa ylli
Emocioni klith sa herë në mes na hyn deti e Drini
Natëve dal i lutem hënës, gjersa ajo fshihet mbas një pylli..

Sa do doja të rimoja në zemren tende vargje dashurie
Akulli i vetmisë nga rrahjet e zemres tënde të shkri
Mes çarçafësh puthje, përqafime në krahtën e një stuhie
Sekretet vajzërore grimcojmë fillikat, vetem unë e ti…

Me duarët e ngrira të shtrengoj fort gjersa të nxehesh prush
Prej së nxehti edhe në vjeshtë me çel molla në ograja
Nëpër andrra të bardha, në mes s’ka me na u fut kurrkush
Delikatesa jote mban hënën pezull mbi maja…

Tiranë me dt. 14. 08. 2022

3- KAM NEVOJË PËR PËRKDHELJEN TËNDE

Dikund në skutat e shpirtit një ëndrr femirie qënka ndie gjall
Plot shtatëdhjet vjet që përtypi heshtjen shpirtërore
Ditë për ditë mrize e kroje qajnë fëmirinë time, a thua pse vallë
Kambana e bieshkës bien, sa herë qan një ortek bore

Iken njerëzit, ndoshta nga siluetat e shurdhta a nga paranoja
Lugjet e ujit nëpër gurra u shterpësuan prej vetmisë
Shtigjeve bjeshkës eci, hijet s’i ngjajn as vetës, këtu qënka loja
Pema pyet pemen a duhet ta pranoj zogun tim të fëmirisë

Tash i ndiej ylberet të më thërrasin nga frika a nga paniku
Bjeshkët e ëngjujve u ngjajnë statujave të sëmura
Brenda gjoksi fsheh të gjitha vullanet, flakë më digjet çerpiku
Pambarim udhët, malli ndërto ura, vetmia shemb ura

Po pse po më ngushtohen udhët e kthimit shkall-shkallë
Përhumbja ime kush më thot se ku dallohet
Kam nevoj për përkdheljen tënde, ëndrra për t’u ringjall
Në vetvete shijoj shijen e heshtjes që po thermohet…

Tiranë dt. 25. 04. 2023

4- FLLADNAJA TA PËRKËDHEL ËNDRREN GJERË NË EKSTAZË

Buzëqeshja jote prej nimfe magjepsë aromen e lule borës
I lulëzon loti kronit të Qafës që pikon në dritë të hanës
Shtatë ylbere të lumit Bardhë flenë në pëllëmbë të dorës
Pshertimat zgjohen nga heshjtja mistike e kambanës

Flladnala ta përkëdhel ëndrren gjerë në ekstazë pa frikë
Orteku i borës shkrinë i lehtësuar si me magji
Bjeshkët e bardha me zjarrin joshës nuk të lënë me ikë
Çmendet fati, e përqaf, e shtrengon, e mban në gji…

Ëngjejt e bukuritë hyjënore janë perlat më të mira të Zotit
Drejtë qielli ngrihet në pshertima dashurie
Lumi i Bardhë ndal valen delikate, të brishtë si lulja e lotit
Zgjatet dita, magjia ngjyrosë trendafilin në një hije

Mbretëritë e freskisë bashkon shpirta në dritë hëne romantike
Tanusha vizaton një zemër të mbushur me aromë
Një pshertimë që jep jetë përkund bjeshkën si lëkundje cizmike
Përkëdheljet prekin qiellin, druri i thatë bëhet i njomë…

Edhe në errësirë moj Tanushë je aurorë e ndritshme si hanë
Me nuanca gëzimi josh mëngjeset bjeshkore
Ka një parajsë të magjishme, tjetër nuk ka, e kemi përanë
E sinçert si aroma e lules, e thjeshtë, madhështore…

Tiranë me dt. 27. 05. 2023

5- TI, NIKAJMËRTUR ME NE HEDH VALLE

E tërë bota mungon pranë kur nuk kem ty
Vjen puhiza e malit e na bëhet lot në sy

Pranverë-vera vjen me shpejtësinë e erës
Kur Ti del e na pret tek pragu i derës

Vallzon dielli nëpër male kreshta e thepa
Nikajmerturi kur i përkundin fëmijët në djepa

Lulebora e gojfili mbinë në shkëmb e gur
Hymnin e jetë kur këndon i lumi Nikajmërtur

Në qiell kaltëror, yjet bëhen portokalle
Ti, Nikajmërtur me Ne kur hedh valle…

6- Ç’FAJ KE TI, QË KE LINDUR E BUKUR

Sytë e tu ngjyrë mjalit i shkoj çdo natë e lutem
Të linde një mëngjes magjik, i nxehtë valë
Shijoj shijen e veshtrimit tënd pastaj këputem
Serish më ngre ekstaza jote hyjënore, ngadalë

E pamundur të pushtosh një përendesh si ty
Ti je e lirë, e hijeshme, flirtuese, ëngjellore
Humbas arsyen, bjeshkëve u hedh shpejt një sy
Cilin ortek ti po shkrinë me rreze diellore

Ç’faj ke ti , që ke lindur e bukur si lule magjike
Nga një gojfil jeshil që i pikëlon musht çerpiku
Më përkëdhel, më puth si një puhizë moj mike
Leri buzët të më ngushëllojnë se rinia më iku…

Netët e errta po më vyshkin si gjethin në lis
Sytë e tu i ngjajnë shkëlqimit të aurorës
Dehur nuhas erën pishës eger ulur tek një plis
Flaka e pranverës shkrin ortekun e borës…

Tiranë me dt. 28. 05. 2023

7- NËPËR MJEGULL MBYLL DYERTË

Cili vullkan është gati të shpërthej lum miku
Kur zemra ime digjet në heshtje qiellore
Tek shatrivani nevralgjik më le, pa tu dridh çerpiku
Si dallgë e tërbuar e një batice shekullore

Paskam mbetur peng tek ti si një yll i pa gojë
Ndodh kur shirat bijen me rrëmbesh mbi Ballkan
Varfëria qënka si një kal lufte që hyn në Trojë
Suferinë e ngricë, që edhe në verë të ngri kallkan

Nuk ka më shteg. Nuk ka mbetur më as një iluzion
Se jeta ime, jeta jonë është kaos dhe rrëmujë
Nëpër mjergull myll dyert edhe pse kulla rënkon
Qaj si një fëmijë teksa braktis atdheun pa bujë.

Tiranë me dt. 28. 05. 2023

8- TË KUPTOJ EDHE PSE JE DELIKATE SI LULE PRILLI

Më jep ngrohtësinë tande këtë natë me yje e hanë
Vetëm një çast sa të mbjell puthje buzëve tua aromatike
Lumenje emocioni rrjedhin gjak trendafili fushës panë
Aurora e yjeve pikturon delikatesen e ëndrrave magjike

Çdo ditë përpiqem të dashurohem me nimfa bjeshke të bardhë
Në çdo livadh gjelbërosh ti shtrengoj fort me krahtë e mi të valë
Puhizë prej mjalti e akulli shijojmë nën hije ahu a tek një dardhë
Në pafundsi ekstaze gjejmë vetën me musht gojfili stërkalë…

Shkëlqimi i syve tanë le të na bëhet epshe të ndezua në gji
Me lotin e vesës mëngjesit lajmë sytë jehonës që vetminë thye
Me magji rrezesh, pshertima blu e vesë ylberesh bëjmë poezi
Me fije flokësh të rubintë bëjmë zogj, që na fluturojnë mbi krye.

Aromë jasemini përqafimi yt, dhe helëm dhe fllad i butë
Të kuptoj kur lendon, dhe kur psherinë në rrahje zemre që kallë
Të kuptoj edhe kur bëhet kolazh këngësh në qifteli e lahutë
Të kuptoj edhe pse je delikate si lule prilli, edhe kur je prush i gjallë…

TIRANË ME DT. 29. 05. 2023

9- ËSHTË KOHA PËR TË RËNË NË DASHURI

Përqafojeni jetën në emër të dashurisë njerëzore
Bëjeni vetën të pathyeshëm, vullkan e shkëmb
Vizatoni me ngjyra mes resh buzqeshje shekullore
Falni dashuri e forcë atij që zemra i dhëmb

Një profesion i bekuar është ta sherosh vetminë
Për më shumë dashuri hap zemren, merr frymë thellë
Shëro plagë, ndez zjarre që sherojnë dashurinë
Zoti na ka lindur për qejf, fara dashurie për të mbjellë

Çdo rrahje zemre shkruan tekste kënge që shëron shpirta të gjymtuar
Shijoni minutat që pulsojnë jetë, në kopshte shprese të kësaj bote
Është kaha për të rënë në dashuri, është koha për t’u dashuruar
Duke i shtrydhur si rrushin stuhitë në gotë, nëpër stinë e nëpër mote

Jemi krijuar prej dheu, në dhe’ do të kthehemi kur ti mbyllim sytë
I lindim fëmitë ti japim kuptim jetës, gjelberimi prej dheu kryet me nxjerr
Thuani kush iku në atë botë e u kthye në këtë botë për herë të dytë
Në don të rrojë dashuria, mos i lëndo mëngjeset fije merimange duke tjerr…

Tiranë me datë 2. 06. 2023

10- -SA BUZËQESHJE NË KËTË JETË KAM HUMBUR

Sa buzëqeshje në këtë jetë kam humbur, hapsirave e humnerave të errta
Vendeve të panjohura djersa duke më pikuar pikë-pikë
Gishtat e duarve përgjakur, vetmi, braktisje, rrefuzim, çveshur e zbathur
Nëpër rrugë, gjysmë rrugë, vetëm me zogjtë, misteri duke më kafshuar pafrikë…

Shkretëtirë pafund, erëra përvluese, tokë e plasaritur si zemer fukaraje
Pikëllueshëm shikoj pafuqinë, krahët e molizur rrugëve të gjata
Udhëkryqesh akull ngri çerpiku në vendin tim, shtatë pash në dhe’ paraja
Brengat nuk më linin të fle, ku më çelte drta, nuk më zinte nata

Mes udhkryqesh, dunash, rreziqesh vetmuar, nëpër meridiane gjeografike
Mjegull gri, qiej të vrenjtur, qiej të thell e të kalter si det, e qiej të tjerë
Në vend të huaj, askush nuk të qesh, se nuk ke as shok as mike
As një dorë e ngrohtë nuk ti miklon plagët, vetëm qielli të don, të hap derë…

Zoti i maleve, zoti i rrugëve, zoti i ngjyrave, zoti i tokës, zoti i botës së gjallëve
Të jep doren në këtë botë të poshter mjerane, shpirtligë deri në pashërim
Sa një flater zogu ta shëron dhimbjen, sa një krah zogu ta ngushëllon shpirtin
As fjalë, as puthje, as mëshirë, as lot, as qeshje, vetëm pak dritë e pak ngazëllim…

Tiranë me datë. 05. 06. 2023

11- MË MUNGON NJË PËRQAFIM

Sot nuk po shkruaj poezi, po kompozoj rrahje zemre
Dhe pamje magjepse të buzqeshjes tënde të gjallë
Oqean i thellë ndjenjash syri i bilurtë i një femre
Është vështirë të mos mbytesh kur e ke përball…

Diku vizatoj një shteg , diku vizatoj gërsheta shiu
Dua të pi verën dehse që rrjedh nga buza jote
Kur është i vrbër, veçse sy këron njeriu
Dashurinë kërkoj ta gjej në fundin e kësaj bote

Më mungon një përqafim e një rreze drite magjike
S’ka kohë as distancë që mes meje e teje vën kufi
Dije, larg teje pikla e vesës qan e rënkon, moj mike
Hënë bëj kandil sa të ndertoj urën mbi Dri…

Tiranë me datë 07.06.2023

12- – NJË DITË E RE KRAHAPUR TË PRET

Kur agimi me vello drite bjeshkët vesh
Një ditë e re krahapur të pret
Një gojfil në kreshtë çel, një zambak qesh
Dy yje të ri lindin, një i vjetër në tokë zbret

Një gurrë bri mali të njomë buzë e gojë
Varur mbi kreshtë një yll endacak
Një nimfë të fikë durin, një zanë të fut në lojë
Zjarrin i vë kënges i zog e i trumcak

I stan në krye të livadhit krejt i hutuar
S’vë gjumë në sy në mbremje as mëngjes
S’di se kush i fik fenerin hënës harbuar
E ndezë dy diej nën dy çerpikë të zes

Ndan livadhi lauresha këngën kallë
Yllberi nga e çara e herkës syrin nxjerr
Kurbetit i këndon i zog e i gjënkallë
Në furkë i stenicë mallin tjerr…

I qyqe në lis flakë e zjarr i vën lotit
Ajkuna Omerin e shikon në ëndërr
Muji kaleron kalin në Lugje prej motit
Verë për verë Halili veshet si dhënderr..

Dikund qan i lot, dikund sherohet i brengë
Diku shuhet një dritë, diku ndizet i hënë
Diku dëgjohet ofshamë, diku këndohet i këngë
Dikund vasha vesh vello, diku i nuse bëhet nënë

Diku shterr i det, diku ngadhënje i dashuri
Dikush pi alkol, dikush pi helëm me gotë
Dikujt i harliset trupi, dikujt i digjet si qiri
Dikush qan për bukë, dikush kënges ia thotë

Dikush njomet nga i lumë, dikush nga i stërkal
Dikush ka i kala, dikush kunja në mur ngul
Dikush nget i makinë, dikush kalëron i kalë
Dikush përkund djepin, dikush në karrige ul

Dikush dehet me alkol, dikush dehet me sy
Dikush numëro yjet, dikush shkel botën me këmbë
Dikush vilë shumë katshe, dikush shtëpi pa dry
Dikush bëhet skllav, dikush prangat këput me dhëmbë…

Dikush fikë zjarre, dikush zjerre ndezë
Dikush djerësin, dikush në shtepi mbyll
Dikush ka një kope, dikush s’ka i vezë
Dikush humbë rrugen në qytet, dikush në pyll

Dikush është lis i thyer, dikush mriz i plot
Dikush shkrin ortekë, dikush ortekë ngri
Dikush mbjell , dikush kryqëzohet për këtë botë
Dikush tokën e ka për varr, dikush me tokën bie në dashuri…

***
Jeta është gjithsesi një rrugtim i gjatë
Çdo hap që hedh lë një gjurmë e i shkrojne
Ditë, stinë, mote, dekada me pash i matë
Vauan me rritë fëmjë, me vdek si shqiponje..

Tiranë me datë 07.06.2023
13- -O MOJ ZAGRAÇARE

O moj zagraçare, o moj zagraçare
Sytë e zi, qafen gastare
Emrin e ke zanë, po unë ty të thërras Tanushë
Se ti kur qesh fushen lule mbushë

Pse moj zagraçate zemran ma ndan në dyshë
Me dashje e padshje më mbyt në oqeane sysh
Fenerin e syve në mal kur po ma varë
Gjak pikon zemra nga një e çarë

Në shtatë qiej flutoron muza
Ty qumsht dalendyshje kur po të pikon buza
Unë pus i tharë, ti Drini i Zi
Më jep more më jep një grusht ujë ta pi

Ti je thëllëzë, ti je zerkalle
Pse po më çmend kur hedh valle
A të vjen keq të vdes moj ziliqare
Veç për një puthje e dy portokalle

Ah, moj zagraçare, ah moj zagraçare
Malin e Shqiponjës e bej abetare
Me puthje llave i shkruaj çdo fletë
Një herë po të putha dimer kurr s’do të këtë

Unë bëhem lumë, bëhem edhe urë
Veç ty moj lule të sjell në Nikajmërtur
Atje ka male ka dhe shkrepa
Ka kulla gruri. Ka bjeshkë e djepa

Kurr nuk e pranoj se ty të humba
Edhe pse në Zagraçan ka tufa me pëllumba
E di moj e di të të puth është e veshtirë
Të lutem veç për mua ke pakëz mëshirë

Të lutem mbrëmje-mëngjes mos më tërhiq zvarr
Se loti në sy më bëhet sa një kokërr arrë
Me mërgimtar karvani kur u nis
S’ka më aromë lulja as aromë bari në plis

O moj buzë qershi, o moj buzë qershi
Mos m’i fshehë sytë nën çerpikët e zi
Si tuflak bari vetullat po të rrinë
Unë jam hajni që vjedh qershinë

Ka mëngjes në fushë, ka dallgë në det
Po nuk erdhe ti, unë do vi vet
E di që je zanë, vashë me diell në fytyr
Unë jam syri i dheut që nuk ndrroj ngjyrë

O uraganë o buzë llavë
Të kërkoj ndjesë po nuk të pash një javë
Jam mërgimtari që zjarre ndezë
Detit i vëjë flaken për ty moj sy zëzë

Ti je për nuse, ti je edhe për mike
Në shtat kontinente vasha më fisnike
Të lulzosh Zagraçanin ke dëshirë e hob
Gjithë ushtritë e botës nuk mund të zenë rob

Unë jam mal i eger ti drenushë e butë
Unë tel qiftelie, ti tel në lahutë
Unë për ty shkruaj vrgje në gur e lisa
Gjithë këtë poemë për eren ta nisa…

***
Prej syve të zi është ndërtuar kjo botë
Se nuk është dashuria furtunë në gotë
Pas Krishtit unë jam i kryqëzuari i dytë
Njerëzve nga dashuria t’u shkelqejnë sytë…

14- – MUZE PLAGËSH,BRENGASH, GËZIMESH, VALLESH, DASMASH, KY DHE’
(Dialog poetik me mikun tim poet e shkrimtar Bexhet Asani)

Zot që njerëzit i çon në ferr, dhe në parajsë, të lutem
A është e pamatshme gjerë në fund të jetës dashuria për tokën
Për këta gur që vezullijnë si yje gjithë motmotit
Thuama të vërteten, në këtë dhe’ shtri trupin, në këta gur mbeshtes kokën

Lumenjet e jetës në krahërorin e kësaj toke kan shuar etjen dje dhe sot
Baballarët e përkëdhelen këtë dhe’, dhe i kënduan këngë
Mbajtën hënën mbi duar, loz me yje e xixëllonja, qesh e qanë me lot
ndezën dritën në errsirë, shëruar plagë e brengë…

Muze plagësh, brengash, gëzimesh, vallesh, dasmash ky Dhe’
Është ënderr dashurie, faqe e puthur vashe, dallgë e puhizë
Është syri i pagjumë i zagraçanasit, trendafili jeshil që e duam ne’
Eshtë shpërthim njomëze, jete, gjaku ynë që kemi në çdo qelizë…

Ah, Bexhet Burri, sa shumë dhëmbje shpirtërore e njerëzore
Ka shtrydhur trupin ynë në këtë tokë që ka ngjyren e syve të Tanushës
Shkrimë ditet e nxorrëm ujë prej gurit, prore
Zagraçanasit ëndrrojnë jetë të bukur, në aromë të malit, dhe të fushës…

Tiranë me datë 09.06.23
15- S’DUA TË HESHTËSH SI LIQENI MOJ VASHË

Vargmalet e vetmisë sime shfaqin gjithmonë fllade përkëdhelëse prej kadifeje
Duke të parë vashë me qetësi zemre në shpirt krijohen stuhi prej zjarri
Epshi lëngëzohet nga joshja femrore, peizazhi zbukurohet, lot pikon syri i një reje
Mes buzëve bulzon puthja, me dëshirë dua të vdes por brenda s’më lë varri

S’dua të heshtësh si liqeni moj vashë por të këndosh e lumtur si ujvara
Se un jam një puhizë bjeshke që jetoj në vendin ku dashuria të shikon në sy
Aty ku çdo gjë ka një fillim, dashuria filloj të hidhte hapat e para
Si kusht për të qenë në gjendje të gjej veten, hedh valle me malet të gjej ty

Ti sjell me vete buzëqeshjen dhe pikturon shkëlqimin mbi hijet e mia plot lezet
Me butësinë e lules më veshtron, me lirinë e pasionit më përkëdhel
Vetmia më ha, dhimbja më shpon me gjëmba të egër, veç me ty ndihem mbret
S’mund ta jetoj jetën tënde pa ta dhën timen, muzgu kur bije e dita kur çel.

Tiranë me datë 17.9.2023

1- 16- RRUGËT ZGJOHEN TË LAGURA NGA LOTËT

Rrugët zgjohen të lagura nga lotët e humbur të syrit tënd
Era e veriut vërshëlle e fluturon si stuhi e verbuar
A thua bota e trishtë po mbytet në lot e sdo mbete vënd
Klithmat e shpirtit pa u thyer e coptuar

Jetojmë në një botë të pa mëshirë, pa dashuri njerëzore
Të dehin me fjalë dashurie pastaj të skllavërojnë
E ty të duhet të pranosh gjëra që nuk i meriton, mizore
Dhunohen femëra, fëmi për bukë qajnë e renkojnë…

Humbë punen, jeta e përditshme të kthehet në mëkat
Pyet veten me zë të lartë me se i paguan faturat
Mezi mbijeton me pension minimal, askur s’të gjendet ngat
Bota e eger ti mbyll dyerët, të ardhmes ia shemb urat…

Një shakaxhi nate zgjon mëngjesin, helm në kupë ende pa pirë
Ecje nëpër kohë, shtrinë duart tek e njëjta rrufe’
Parajsa e bekuar e ëndrrave, humbi që kur ti linde dehur e mpirë
Natyra vdes kur ke një Atdhe dhe je i pa Atdhe’

Vrapove e qave lartë e poshtë, poshte e lart rrugëve të qyterit
Diçka të mungon, fëmijët qajnë, qent lehin pas hanës
Njerëz të deshpruar dhe njerëz që jetojnë në parajsen e pushtetit
Pushtet që ia vjedh të ardhmen fëmisë në bark të nanaës..

Njerëz që përshkojnë kontinentet me makinë, avion e këmbë
Njerëz që mbledhin lule nga kujtimet e rinisë
Njerëz gudulisës simfonisë kohës dhe shpohen nga një gjëmb
Njerëz fytyrzbehtë që ia kan harruar deren shtepisë

Era frynë e ftohtë, gjithçka turbulluar, shpresë pa strehë pasioni
Vdesin ngjyrat tek një njeri i pafat që harroj të dashurojë
Qan zemra e thyer nga një padrejtësi, dhe ju nuk doni ta dëgjoni
Jeta nuk ta kthen atë që ta merr edhe pse plagët rënkojnë

Kishe nevojë për para, ja ato i pate, po ti s’ke mbjell rrënje mirsie
Vallzove me yje, këndove me hanen, në det nxorre krip
Pushoj së qenuri një skllav, u largua nga kjo botë, iku dhe një hije
Vritet planeti kur të pasurit i lidhin të varfrit si kone në rrip…

***

Peizazh shumëngjyrësh, diell me shumicë, por dielli nuk të nxe
Jetojmë një ënderr të çmendur, të ikim se këpusim dot zënxhirin
Kaq shumë mendje lehtë, kaq shumë njerëz të pa bindur, pa Atdhe
Jemi zogj pa krahë, mes dy hijesh s’dallohet dot i keqi me të mirin

Një mijë gjurmë që humbasin shkretëtirave që kërkojnë një strehë
Sapo u varros mëshira, harmonia, humanizmi, njerzilleku
Plaku i dehur qan për retë e vdekjes, një qen pas xixellonjave lehë
Princesheshat veshin taka, të pasurit s’din çfar vlere ka leku

Momente të trishta, luftra, skamje, botë kaotike qe s’njeh reflektim
Edhe pse qenia njerzore është e zgjuar, kufijët e vdekjes po thyen
Parada tankesh, vesë me pikla gjaku, gruri digjet, skamnor në mjerim
Helmohet uji, bombardohen çerdhe, masakra çnjerzore po kryhen

Për ku është nisur kjo botë se zogjtë u nisen për një galaktik tjetër
Koleksione marrëzishë, abuzime, zënxhirë, kaos pa armëpushim
Humbin lirinë e fituar, thyhen ligjet, historia zgjon emocionin e vjetër
Sirena të çmendura, krisma që thyejnë netët, tërmete, pushtim

Zjarr në ishull, zjarr në kontinent, fytyra pa trup, i paftyri i paftyrë
Vdesin kopshte, lulishte, rrugë, shtepi, spitale, qytete madhështore
Shpërblehen agresorët, ekzekutorët, me harta gjeografike në natyrë
Na thuaj o Perendi pse duhet të paguaj kaq haraqe raca njerëzore

***
Lindin mëngjeset e harrohen, buzëqeshja vdes pa një përqafim
Kaq njerëz që s’din të dashurojnë që i thyejnë xhamat dashurisë
Portat e fatit fyhen e njollosen, qëniet lindin e vdesin pa një bekim
Ne jemi planeti hyjnor në univers, pse duhet shuhemi prej zilisë?!

Tiranë me datë 14.9.2023

1-