-
Çapitem rrugëve që më shpien
punët e përditshme
e me vete kuvendoj
nëse ekziston gruaja e fortëÇ ‘tipare koha i ka latuar
utopi është e gjitha ndoshta
mendësia që nuk ka nevojë
për një fjalë
për asgjë e për askënd
se ia del të ngrihet
mbi çdo dhimbje e rrethanë
të gjitha këto fakte tiparet nuk i latojnë
utopi e gjitha nuk qënka
pikënisja e çdo rrezatimi që shkreptin në sytë e një gruaje të fortë.Çapitem e kuvendoj me veten
mendësia që një grua e fortë kurrë nuk qan
më zë një e qeshur gati prej të çmendure
një grua e fortë stuhisë së verës
i ngjan kur qan
inat e zemratë në të qarën e saj nuk kaÇapitem e kuvendoj me veten
mendësia që një grua e fort
nuk lodhet kurrë
mëngjesit e natës i buzëqesh
pa frikë e brenga
mendësia i gënjen të gjithë.Çapitem e kuvendoj me veten
nevojë të dëgjohet, nevojë të qajë
nevojë të qeshë, nevoje të pushojë
nevojë të dashurojë…
sytë që shkëlqejnë pas çdo stuhie vere
nuk është utopi, është një grua e fortë.BABAI
Babai meteor ndriçues;
force vet flijuese
Në pragun e shtëpis, hija e rëndë e një burri
shtëpia dritë merrë
Udhëve të jetës fluturove errësirën
e kohës davarite.
asgjësë guximin ia rrëmbeve familjen e krijove u dhurove ditëve vlerën e viteve,
kohët e vështira më të lehta i bëre
natës së gjatë dritë e shpresë dashuri dhe jet
ku asgjëja sundonte, ligjin e shkele
ndëshkimin e mirëprite
Ndërgjegjes se tulatu nën frikë e terror
Me gjuhën e guximit
Ju flisnit…!
Kohë ligjesh të padrejta nën frikë e terror
ngulmues në respektimin e ligjit të së drejtes
themelet i lëkunde me guximin e rrëmbyer ndriçues si një meteor
Jetove mbi kufit e ngushtë të frikës
legjitimuar nga terrori.
shumë zgjidhje nuk kishte
gatshem u tregove, veten për të tjerët e sakrifikove
për të drejtën flisje thellë dhe fort
me kohë shpirt nder nesh shumica kishte dhënetë padrejtën qëkur e pranuan
heshten në atë kohë ….
Po sot…!?NJË GOTË, DY, TRE….
Një gotë të rrëmben
vetëm për të flet
vështrimi i ëmbël ngjyrën e soditë
gishtat spërdredhur rreth qafës së gotës
aromat në harmoni të shpërthejnë
si toka rreth boshtit
rrotullon dorën lehtëNë gotën e dytë;
Vetëm me gotën i mbytur je….Në gotën e dytë
Me miq e shokë fillon batuta,
gëzimi vërshonë si lëngu i rrushit
në ajër fermentohet atmosfera
bota e mrekullive;
gjashtëmijë vjet më parë pikoi në një kupNë gotën e tret ;
Vetëm me gotën
djajt e së shkuarës pinë jo ti,
në arenën e gladiatorëve kanë zbritur kacafytur me njeri tjetrin , prej shekujsh ..
per fyti të kanë mbërthyerNë gotën e tret ;
I vetëm nuk je, praninë e një miku nga gota në gotë
Aurora në gotën e tret tashmë iu mbështjell
Në ujdhesën e shpirtit pret zbarkojNjë gotë , dy , tre ….
më gëzimin që të vlon në shpirt dolli ngreNjë gotë , dy , tre ….
Për hirë të zakonit trishtimi i kthenëNjë gotë , dy , tre ….
Nëse nuk të mbyten në lot e trishtim
merak nuk të kam miku im …
asgje nuk do të mbytë …KUR JU TË MË PYESNI
Kur ju të më pyesni:
Si ia dole, vdekjes nga thonjtë i fluturove..?!
Sepse, shpresa para vdekjes erdhi…
Ai që ma ka dhënë jetën
fuqi e të drejtë… mbi të gëzon
të tjerët ishin vetëm spektatorë
me lot në syKur ju të më pyesni :
Si ia dole të ngrihesh në gjunjë kur re..?!
Sepse, isha këmbëngulëse rrotull mëshirën nuk shikova, që të ligështohem
Shikova drejt, udhën që më priste…Kur ju të më pyesni:
Si ia dole , kur vetmia po të hante si djalli këmbët e tij…?!
Sepse, vetmja më kishte rrethuar
por jo pushtuar
e ndjeja shpirtin të ngopur më dashuri
të qenjes që i përkisja.Ku ju të më pyesni:
Si ia dole, nga balta që të hodhën të lahesh …?!
Sepse, isha e pabindur ndaj poshtërimit, ndërgjegjja nuk gjykonte vetëm mishironte.Ku ju të më pyesni :
Si ia dole, ku e shkuara të kishte vrarë pa lindur …?!
Sepse, isha kokëfortë rreket e lotëve në diamante i shndërrova
më të shkuarën krah për krah ecjaKur ju të më pyesni :
Si ia dole, që ecje pa u ndalur mes stuhive..?!
Sepse, isha besnike e shpirtit tim që rritej pas çdo stuhie.Kur ju të më pyesni :
Si ia dole, në këtë botë të ligë mirësinë të gëzoni…?!
Sepse, e vetme nuk isha
bashkudhëtar, bashkëkohës rrotull kudo .
Të ngjashëm me veten,
e më të mirë se veten ..!NDËSHKONA O TOKË O QIELL
Gjithçka avullon mendimi, ujët e detit
oazet e shpirtit po shterojnë
gjinkallat të vetmet që këndojnë
krijesa që u krijuan që vapën të shijojnë
ditë e natë këndojnë, shijojnëDielli në pikën më të lartë është ngritur
pjeke çdo pëllëmbë tokë
çdo pikë uji, e pinë e shuan etjen
ndëshkues për vdekatarët
sopat e zjarrë mbi Amazonën
mushkëritë e tokës nga virusi i babëzisë
çdo ditë shkatërrohen
mëshirë për veten …. A nuk patëm..!Kërko njeri më shumë se të duhet
nga qielli e toka
e merre në një mënyrë
shkatërruese, babëzitse
shumë kënaqësi të jep shkatërrimi vdekatarToka do të fali se tokë do i bëhesh
oazet e shpirtit si një vello e hollë
do të mbështjellin lakuriqësinë e tokës
qielli do të qajë e toka do të ngopet
ekuilibrat metafizike të brishtë
përsëri do të vendosenNjë dhimbje jo për mua edhe per ty vdekatar
se dhimbja është drita e shpresës
nuk kemi frymuar mbi këtë tokë ta meritojmë dritën e shpresës….
shkatërruese, e babëzites
lekmiqar tej nevojave
ndotës të tokës dhe të qiellit
ndëshkona o tokë o qiell.
EDITORIALE
Harry Bajraktari: Gëzuar 16-vjetorin e pavarësisë, Kosova! Disa mendime dhe këshilla për të ardhmen...
Disa mendime dhe këshilla për të ardhmen e shtetit të ri
Sot, është ditë feste për shqiptarët në Kosovë, por është ditë feste edhe për...
Elvis Ponari: Kriza e Pensioneve – Ja si e zgjidhi Europa!
Kriza e Pensioneve - Ja si e zgjidhi Europa!
Nga *Elvis Ponari
Jetesa sa vjen dhe bëhet më e shtrenjtë, çmimet dhe inflacioni rriten...
Prof. Dr. Milazim KRASNIQI : PËR CILËT KUFIJ TË PRISHUR PO FLET MINISTRI LLAVROV?
Sergej Llavrovi ka deklaruar në Shkup se gjoja në vitin 2008 me pavarësinë e Kosovës është shkelë rezoluta 1244 dhe parimi i OSBE-së...
Genc Pollo,Ish ministër e deputet: Propozime që dëmtojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Europën
Genc Pollo,Ish ministër e deputet: Propozime që dëmtojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Europën
Michael Martens, gazetari që mbulon Ballkanin për të përditshmen kryesore gjermane Frankfurter...
Nga Dr. Mujë Buçpapaj: 15 VJET ME GAZETËN LETRARE DHE KULTURORE “NACIONAL”
Dr. Mujë Buçpapaj, Botues dhe themelues i gazetës “Nacional”
Në një kohë të papërshtatshme për shtypin e shkruar, gazeta letrare dhe kulturore “Nacional” ja ka...