Një udhëtim i paharruar profesional në Les clés de l’Atelier në Lyon.Nga Mentor HOXHA

Për tre muaj rresht, pata fatin të ndjek një kurs intensiv profesional tre mujor në Les clés de l’Atelier në Vénissieux në Lyon në projektin BATIR, një projekt i shkëlqyer për integrimin profesional dhe social të refugjatëve të ligjshëm në Francë. Ky kurs intensiv prej 421 orësh u financua nga Ministria e Punës së Francës. Që nga 28 prilli, unë bashkë me 20 persona, të ndarë në dy grupe, nga 10 secili u trajnuam profesionalisht. Stazhierët u përzgjodhën nga 60 konkurrentë që konkuruan për këtë udhëtim të bukur profesional në këtë qendër me një përvojë të gjatë. Këta azilantë u përkasin vendeve dhe kategorive të ndryshme shoqërore. Ka nga Iraku, Afganistani, Somalia, Shqipëria, Eritrea, Sudani, Etiopia etj. Ky diversitet etnik, kulturor dhe historik e bëri edhe më të larmishëm jetën dhe stazhin tonë në këtë qendër të njohur trajnimi. Stazherët janë shumë të kënaqur për sallat e shumta të trajnimit, me stafin administrativ dhe pedagogjik, si dhe me ambientin e mrekullueshëm dhe kushtet higjenike. Secili stazhier pati mjetet e tij të punës për të punuar në mënyrë individuale ose në grup. Brenda këtij trajnimi tre mujor u zhvillua edhe një kurs intensiv i gjuhës frënge prej 250 orësh. Formatorja e frëngjishtes, Andrea SALINAS ROJAS ka bërë një punë të shkëlqyer dhe ne kemi bërë progres të dukshëm në përvetësimin gjuhës frëge. Andrea është diplomuar në Francë ku ka kryer studimet universitare për gjuhë frënge dhe studimet në Doktoraturë. Ka gjithashtu edhe një Master Shkencor.

 

Jo vetëm kaq! Projekti Batir rezervon edhe surpriza të tjera. Trajnimi në këtë qendër u mundëson stazhierëve, jo vetë mësimin e gjuhës frënge dhe trajnim në disa profesione/zanate, por edhe i mbështet dhe i ndihmon ato në strehim. Integrimi profesional dhe social i refugjatëve është qëllimi kryesor i projektit Batir. Çdo stazhier ka asistentët që kujdesen për integrimin e tyre. Edhe pas këtij kursi tremujor që mbaron më 30 korrik, Les clés de l’Atelier do t’i mbështes sërish të gjithë stazhierët në formimin e mëtejshëm profesional të tyre.

 

Un grand merci për Les clés de l’Atelier

Gjatë kursit intensiv tre mujor teorik dhe praktik në Les clés de l’Atelier ne mësuam disa profesione që nuk i dinim më parë, si dhe përparuam shumë në gjuhën frënge, kështu që kam një falënderim të madh për mësuesen e frëngjishtes, Andrean, për profesorin e mrekullueshëm të lëndëve profesionale, Jean Marc, për mësuesin e programeve të kompjuterit, si dhe për të gjithë mësuesit e tjerë të nderuar. Një falënderim të madh kam veçanërisht për personelin e mrekullueshëm administrativ, Elenin, Vladimirin, Sofin, Antonian De Miollis, Judith, Nathalie Bachelier, Isabelle Tudot, Anën etj.

Gjatë këtij kursi ne u njohëm edhe me kultura të ndryshme nga të gjitha kontinentet e botës Personat e fotos së mësipërme u përkasin vendeve të ndryshme. Lazimi dhe Alnuri janë nga Sudani, Xhorxhi nga Iraku, Dahiri nga Somalia, Omeri nga Eritrea, Muhamedi, Zudu nga Etiopia, unë nga Shqipëria, Mabubi dhe Gulani nga vendet arabe dhe dy zonjushat e nderuara nga Franca.

Gjatë këtij kursi, asistentja e shoqatës humanitare Eris, Amandine Ladrille më tregoi se kishte qenë si turiste në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të saj dhjetditor në Shqipëri kishte vizituar Tiranën, Durrësin, Gjirokastrën, Krujën, si dhe disa vende të tjera historike. Më shumë ishte  impresionuar nga bregdeti dhe kuzhina shqiptare. Amandine banon nw Lyon dhe është diplomuar në Universitetin Claude Bernard, Lyon 1. Ka punuar në Conservatoire d’espaces natyrels Rhone-Alpes. Aktualisht punon në shoqatën humanitare Eris, një shoqatë humanitare që ndihmon azilantët në integrimin e tyre. Për dy ditë, ajo organizoi me ne stazhierët e Les clés de l’Atelier një piknik mjaft mbreslënës në një nga hapësirat më të bukura natyrore të Lyonit.  Po kjo shoqatë ka organizuar me ne edhe disa vizita impresionuese në Musse des confluences, në Bazilikën Notre-Dame de Fourvière, në Katedralen e Lionit, në Lyon Vieux dhe në disa vende të tjera turistike, ndaj i falënderoj shumë që na njohën me historinë, kulturën dhe vendet më të bukura në Lyon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here