NJERËZIMI ME PEZULLIMIN E BINDJEVE. Poezi nga Princesha Dr. Narzine Bani Hashem. Përktheu Angela Kosta

ZJARR I TKURRUR

Do të shkëlqejë drita
Midis hekurave
Në muzgun e nëntokës,
Perdja e hekurt e robërisë do të shqyhet,
Si një vetëtimë rrufeje
Përtej yjeve,
Flladi me krahë i një ëndrre
Ndonjëherë është i pranueshëm
Dhe ndonjëherë i pamundur,
Koha lind ditët
Që nuk ngjajnë
Sikur ky univers,
Për ne nuk ka më nevojë,
Rrugët mbushen
Me fytyra të çarfalitura,
Dhe shpirtëra të sfilitur,
E kaluara jeton në të tashmen
Me shijen e shpresës së butë,
Dhe sot po shembet
Me gulçime dhe rënkime
Në kufijt e universit
Dhe kuvertën e galaktikave
Të gjithë shikojmë jashtë
Nga një ballkon
Jetën vëzhgojmë
Dhe heshtja jonë po zbret
Në portën e një burgu të madh
Na bashkon pa kufij
Dhe hëna jonë e zbehtë
Trëndafilat prek
Nuk ka paqe për ne sot
Vetëm pasi të kemi përshkuar
Të gjitha frontet
Trupat tanë kanë vdekur
E shpirtrat tanë janë akoma pezull
Midis errësirës dhe dritës
Me sy të trishtuar dhe gjuhë të rraskapitura
Mezi presim agimin
Ku do të kalojë shpresa
Por daullet e luftës
Në brigjet e zemrave trokasin
Krahët tanë janë këputur
Dhe lotët tanë nga larg shpërndahen

Kjo është mënyra që eksperimentojmë
Trishtimin tonë të vazhdueshëm
Në anën e pritjes
Të gjithë jemi burim
Jetojmë me dinjitet ose vdesim me nder
Por të dy janë kthyer me çmim të lirë
Pas një brezi kujtimesh
Përralla e natës do të lindë
Kalimi ynë nga gjeografia
Me këmbë të plagosura
Deri në pikën e përgjakjes
Në distanca të pafundme
Ishim plot me tinguj dhe muzikë
Meloditë tona të trishtuara
Të palëkundur jemi
edhe sot e kësaj dite
Në terr jetojmë.
Diellit
I dërgojmë ëndrrat tona të heshtura
Duke lejuar që nga timpanët
Një fjalë të tingëllojë
Në zërin e njerëzimit
Teksa mbajmë veten gjallë
Por gjuhët e tyre lagen
Nga rrënjët e saj
E të gjithë heshtin
Hipokrizia mbretëron në këtë tokë
Secili në interesin e vet noton
Duke shitur me çmim të ulur njerëzimin.

NJERËZIMI ME PEZULLIMIN E BINDJEVE

Letrat lindin në rebelimin e tyre të zakonshëm,
Disa janë të ftohta, fildish, të forta,
Disa prej tyre janë të lidhur me zinxhirë,
Të siguruara dhe të pajetë.
Disa prej tyre janë të forta dhe arrogante,
Duke vënë lakuriq shpirtin
Që hidhet midis valëve e dhimbjes
Një rizgjidhje që nuk ka zgjidhje
Që hidhet dhe kafshon,
Humbje, zhgënjime dhe fitore.
Është një tekst pa titull,
Dhe një kyç pa çelës,
Pushteti i hutimit
Është e drejta e qëndresës,
Të dy vijnë nga dandelioni i hidhur,
Vështroni nëse ekziston apo jo ekzistenca?
Jemi gjallë apo fantazma pa frymë
Që vallëzojnë vrasjen me kocka vdeksirash
Të servirura në një pjatë banketi
Në tryezën e krimbave.
Çfarë pamje kemi?
Si ia dalim të dukemi lakuriq në livadh,
Midis fikut dhe ullirit?
Në shoqërinë e elefantëve,
Milingonave dhe luanëve,
Cila strofull do të adoptojë llojin e mushkave?
Bufi është mençuria dhe korbi është miti.
Zogjtë bien vetëm në formën e tyre
Dhe format tona pa forma.
Vështroni sesi engjëjt
Atje, nga lart, po na shikojnë?
Po qeshin?
Apo po përqeshin?
Vështroni, çfarë dhe kujt i ngjajmë?
Merr kohën për të parë pasqyrën tënde,
Dhe mos bëj pyetje, vetëm shiko!
Kurrë nuk ke bërë pyetjet e duhura
Dhe kurrë nuk u përgjigje
Për atë çka të është kërkuar.
E di kush ishim dhe kush jemi,
Ishim lavdia derisa mekanizmat na rrethuan.
Përse nuk pyet?
Për murin, për anijen
Dhe Aleancën e Dy Deteve?
Çfarë emrash njeh?
Emrat me të cilët Adami
Përmendi Krijuesin e tij?
Apo emrat me të cilët Noeja
Përmendi Krijuesin e tij?
Dhe një emër tjetër
Të cilin Yachaa e quajti Perëndinë e tij
Para faraonit?
Mbarove për të qenë i zhveshur,
Lakuriq dhe i izoluar nga krijimi i pastër.

NË AJËR JAM

Unë lexoj letrat e tua të gjata
e përqafoj si një dru plumbin
midis gishtit tim tregues dhe gishtit të madh

Rimat më bartin ndër shenjtorë
si një virgjëreshë
ndaj e shijoj këtë magji
në errësirën time
sikur të jem nëna e yjeve
në qiellin tim
teksa shoh muzgun tim të trishtuar
imagjinata pothuajse zbehet
nga shkëlqimi im
e unë marr pendët e mia
për të shkruar frymëzimin tim
lindur nga brinja e fisnikëve të mi
me mençuri mbjell besnikërinë time
mbaj retë e mendimeve të mia
nga lëkundjet e hapave
për të kaluar qemerët
e kështjellës drejt ballkonit tim
për të hipur mbi tapetin e imagjinatës sime
bashkë me ëndrrat e mia.
I afrohem dhe më prek
e më shpie në lartësi
tej, larg objekteve të pajetë
në mënyrë që drita ime të shkëlqejë
në shikimin tim nëpër detet e largëta
ku shikoj dhe vështroj anijet e të dashuruarve

humbur diku në hapësirë
kështu që unë mbështetem në një re
me psherëtimat e mia ul kokën
dhe zemra ime mbushet
plot me nostalgji të varrosur
vezulluese si një shkëndijë
e ndriçoj errësirën e universit
me rrezet e mia të shpërndara
duke përshkuar shpirtin
si një mjegull argjendi
e duke përqafuar rrezet e mia të ngrohta
që përshkojnë mallin
në shpërthimin e dëshirave të mia
për të ftuar dashurinë
në gjumin tim.
E ndjenjat e mia pëshpërisin
me psherëtimat e mia
në një thirrje për të dashurin tim.
Oh ti! O pronar i shpirtit që ma zapton
më çliro nga mpirja dhe më jep ujë
e më gëzo me frymëmarrjen tënde të ëmbël
dhe zbrit nga dallgët e distancave
e bashkohu me mua
që nata të na rilindë sërish.
Largohu nga ajo tkurrje orësh
le të zhvishemi dhe të notojmë
derisa të mbarojë koha në krahët e qiellit
pa e llogaritur jetën tonë.
Të përjetshëm do të mbetemi
për një prekje të buzëve të mia.
Marrëveshjet prishen
nga sakrifica e dashurinë sime
teksa ta shfaqa.
Të përgëzova dhe buzëqeshe
e sytë të shkëlqenin
ndër sytë e mi që zgjohen
dhe shikimet u fundosën
me padurim ëmbëlsisht
në pjesën tjetër të jetës sime.
Lumturia ime e dashurisë
ku profumi i frymës tënde
përndizet nga aroma ime.
Një flakë e ngadaltë që digjet në shkëndija
në thellësi në horizont
e larg notojmë
aty ku nuk ka qenie njerëzore
dhe me rrezet e mia përshkoj sërish Universin.
Nuk ka vend për t’u dekurajuar
apo dëshirë për të folur
keqdashja e mendjes dhe e shpirtit
që pas teje humbet.
Zemra jote nuk merr udhë
që ndriçimin tim lart ta ngrej apo ta ulë
teksa ti zhytesh në hiç drejt boshllëkut
aty ku malli të tërheq sprapthi
më kërkon në vorbullën e kaosit
e mëshirë kërkon nga unë
ylli im i lartësive
nga përjetësia deri në përjetësi.
Dhe si rrugëdalje
ne do të ndajmë vetminë tonë
në tokë, nën pemë, në dritën e hënës
ku ti gjithçka më jep dhe unë të jap
Dashuri!
Në gjumë bie me të Lumturia dhe aroma
ndaj na pushton rebelimi
dhe shpirtin na mbërthen.
Unë të rrethoj me flokët e mi
nxjerr frymëmarrjen time
e vështroj në sytë e tu
që janë të tejngopura
me gjakun dhe ëndrrat në kërkim të përjetësisë

për një flakëz nga ky zjarr
teksa përpihem në vullkanin tim
dhe i dorëzohem valëve të prushit.

KUJTESA E SHITJES

E kush blen?
Fletore të zhgënjyera
Dhe vëllimet që kapërdij
Merimanga dhe mite
Gjallërueshëm gumëzhijnë krimbat
Kurrë diçka të tillë nuk kam parë.
Boja piu verën
Dhe tekstet u dëmtuan
Si numri i ditëve dhe viteve
Dhe letrat me rendin e tyre.

Parazitët kanë rritur aktivitetin
Në klimën time të thatë
Pushtoi kopshtarin tim
Dhe i kalbi lulet e mia
Nektarin e tyre piu
Vrima bëri
Në drurët e ngurtë
Në madhësi të mëdha dhe të vogla
Sa përmasa e një kokë paramande
Lëngun limfatik thithi
Dhe u ënjt fyti im
E gëlltita alfabetin tim
Ishte një larvë
Edhe unë si larvë bëhem
Si Brumbulli i zi
Në shkallën më të lartë të trishtimit
Kur dëshiron arsyet e veta
Dhe nga kjo i pëlqen të varet.
Dhe ekzekutimi i të prekshmes
Të pamshmangshem rrit
Aty ku zhvillohet dhe lind
Dhe heshtja zvarritet
Ne mburremi dhe shkojmë shumë larg
Në intoksikimin e përgjithshëm
Një shpirt të çarfalitur përqafojmë
Me butësi dhe sy të kripur
I bëjmë thirrje esencës së munguar
Shpirtrat mundohemi të shërojmë
I kemi shteruar të gjitha ndjenjat e dëshpërimit
Asgjë nuk kemi më për të shpenzuar
Për dikë
Ne shkruajmë kudo në mure
Oh, jetë
Tekstet tona mbushen me njerëz
Dhimbje zemre dhe vajtimi
Besojmë se natyra
Vetë Fati janë gudulisur.
Ndaj besuam në gëzim
Dhe ajo që njihet si pikëllim
Për të e emëruam.
Në një pozitë shtypjeje
Dialogë dramatikë
Dhe emocione të sëmundjes
Aty ku zbuluam vendndodhjen e saj
Ndaj blisterët ngritëm.
Kohët e fundit e kuptuam se…
Përmes tragjedive shërohemi
Ne krahasojmë mundësitë
Forcojmë zemrën dhe ngushëllimin
Jeta na detyroi ta përjetonim
Ajo na parashtron koincidencat e saj
Si rastësinë e ngjarjeve.
Asnjë kontroll apo mençuri
Për totalin e vullnetiEdhe pse konteksti ynë ndryshon
Të gjitha dhimbjet tona janë të ngjashme
Kanë të njëjtin kuptim.
Për të gjitha vështirësitë
Një dritare të re po përpiqemi të hapim
Në një jetë të mundshme
Derisa të lindim në një epokë tjetër.
Ose ndoshta në origjinën tonë
Mund të kthehemi
Në një vizion
Abrahami sakrifikoi të birin
Dhe ne ndalojmë brezin e lagjeve të varfra
jetën diktatoriale,
Të gjitha i ushqejmë
Me një kordon kërthizor
Përveç një harte
Në reflektimin e traktit
Dhe si ta përdorim jetën
Deri në gjysmëhënën e plotë
Ajo e kuqe u shndërrua
Ndër ligje
Pyjeve të zeza
Faji pastaj fajtor u ndje
Falje duke dëshiruar
Dhe rënkimet u bënë shurdhuese
Edhe duke bërtitur
Ajo nuk ka zë
Natën ndërtoj
Mbartësin e ëndrrave
Dhe ne bëhemi
Pararojë mbrojtëse
Vajtojmë dhe qajmë
Mbi martirët
Ëndrra ishte rozë
Për bashkimin arab
Por është veç një makth.
Pastërtia është e gjatë
Askush nuk do të bindet
Me mishin e përfitimeve
Të gjithë e urrejnë
ADN-në tonë
Rrugët dhe rrugicat
Me gjak të ngjyrosura
Një mallkim ka rënë mbi mua
Kjo tokë
Që u rrita në
Themelet e besimit
Ndryshe nga
Qenie njerëzore
Nga butësia deri te pjekuria jonë
Dhe ne brohorasim
Puthja tonë të vjedhur
Shtatzënë ngelim
Me identitetet arabe.
Ne udhëtojmë përmes
Faqes së historisë
Dje kemi marrë një shenjë thirrjeje.
Në pikëpyetje është ardhmja jonë
Hartat tona fallco janë
Poshtë nesh mbi ne
Mbi ne, poshtë nesh
Dhe lindja jonë perëndimore u bë
Dhe perëndimi i tyre feja jonë u bë
Ne jemi të burgosurit
Në ndalimin e ekzekutimit
U shndërruam si kartolinat
Dhe numrat serialë
Produkte të konsumuara
Veç blejmë dhe shesim
Në një treg të lirë.
Injoranca tiparet tona mjegullon
Fyti ynë u pastrua
Dhe stilolapsat nuk na janë tharë
Dhe boja jonë mungon
Por ne shkruajmë në mënyrë intravenoze
Ata ende mitra janë
Tek Nënat që i rrisin.
Me kopshtet është e ujitur toka
Me britma dhe lot
Ai vdiq si martir dhe unë linda
Miliona fëmijë
Pasardhës që thërrasin nga
Djepi i saj që mbante mbulesat
Me topin bombë luaj
Në një klub që përfshin banorët
Në sheshin e rrënojave
Aty ku pluhuri i Veriut shfaqet
Rërën e jugut përqafoj.
Nga tërmeti i përmbytjes
Dhe raketat e agresionit
Shenjat e qytetit janë zhdukur
Si fshatarët
Dhe ullinjtë
Nuk ka as shtylla drite.
Apo edhe një kafshë.
Është si akrepat e orës
Por ende nuk ka ardhur
As ti nuk do të vish
Për të arritur Paqen.
Dhe Islami mbizotëron
Premtimin e tij
dhe ajo që mbetet pas një premtimi
Gjëra të fshehura mbart.
Sytë e zemrave e shohin
Ne do të kthehemi dhe ajo do të rritet
Gruri ynë përsëri atje do të jetë
Kur udhëtojmë?
Në rrugën e drejtë???
Dhe ne bredhim nëpër detin tonë të gjerë.
Kur do ta kemi nesër
Kostumin njerëzor???

Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta, shkrimtare, poete, eseiste, kritike letrare, redaktore, promovuese, gazetare.