Të nderuar miq,
Ju njoftojmë se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar në vend dhe rajon, nesër nuk do të dalë në treg gazeta “Nacional”, në variantin e saj të printuar.
Izolimi i njerëzve nëpër shtëpi, mosfunksionimi i shtypshkronjave dhe bllokimi i transportit, e ka bërë të pamundur nxjerrjen e numrit të ri të gazetës.
Gazeta shpreson në mirëkuptmin tuaj dhe mbeshtetjen tuaj, që nuk na ka munguar asnjehere prej 12 vjetësh, periudhë kur gazeta “Nacional”, është në duart tuaja !
Ju sigurojmë që sapo jeta në vënd dhe hapsirat shqiptare të normalizohet( në varësi edhe të vëndimit të qeverisë shqiptare) gazeta do të rifillojë jetën e saj normalisht në versionin e printuar.
Redaksia solidariozhet me të gjithë shqiptarët kudo ku janë, duke ju shprehur urimet vëllazërore për t’ia dalë me sukses dhe të gjithë së bashku, këtij kërcënimi të paparë ndonjëherë!
Me nderime,
Mujë Bucpapaj
Botues i gazetës “Nacional”
Tiranë, 14 mars 2020