NJOFTIM VEPRIMTARIE PËR PREZANTIMIN E LIBRIT “52 VJET SHKOLLA E MESME E TROPOJËS”

NJOFTIM VEPRIMTARIE PËR PREZANTIMIN E LIBRIT “52 VJET SHKOLLA E MESME E TROPOJËS.”

-Veprimtaria do të mbahet me datën 5 tetor 2022, ora 11.00 në ambientet e kësaj shkolle në Tropojë.
– Ftohen për të marrë pjesë ish-nxënës, ish-mësues dhe ish-drejtues të kësaj shkolle

Shtëpia Botuese “Nacional”, gazeta kombëtare letrare dhe kulturore “Nacional”në Tiranë, në bashkëpunim me shkollën e mesme “Ali Ibër Neza”, Tropojë dhe Drejtorinë Rajonale të Arsimit, si dhe me mbështetjen e bashkisë Tropojë, organizojnë me datën 5 tetor 2022 ora 11.00 prezantimin e vëllimit të parë të librit “52 vjet shkolla e mesme e Tropojës.”

Libri është një përmbledhje e kujtimeve, mbresave dhe përjetimeve përsonale të disa prej ish-nxënësve, ish-mësuesve dhe ish-drejtuesve të kësaj shkolle ndër vite, prej kur shkolla është krijuar në shtator të vitit 1970 dhe ka për qellim për të evidentuar rolin e kësaj shkolle dhe të vetë trevës së Tropojës në arsimin tonë kombëtar.
Në veprimtari parashikohet:
1. Dorëzimi i vëllimit të parë të këtij libri, pranë bibliotekës së shkollës së mesme “Ali Ibër Neza”, të Tropojës, me pjesëmarrjen e autorëve të këtij libri, por edhe të dhjetra ish-nxënësve dhe ish -mësuesve të kësaj shkolle.
2. Prezantimi i librit prej bashkëautorëve si dhe diskutime të lira prej të pranishmeve që sjellin përjetimet e tyre gjatë kohës së shkollës.
3. Koktej dhe diskutime të lira mes brezit aktual të nxënësve dhe mësuesve, me ish-profesorët dhe ish -nxënësit e pranishëm, me qellim shkëmbimin e përvojave që mund të shërbejnë për të motivuar brezat e ardhshëm në përpjekjet e tyre për kulturë dhe arsim kombëtar, por edhe për vijimin e vëllimit të dytë të këtij libri.

Ftojmë për të marrë pjesë ish-nxënës, ish- mësues dhe ish-drejtues të kësaj shkolle, prej kur ky institucion është krijuar dhe në vijim.
Grupi organizator e konsideron këtë ftesë të hapur dhe është i lumtur t’u takojë më 5 tetor në Tropojë. Jeni të mirëpritur!

Miqësisht,

Dr. Mujë Buçpapaj

Botues i gazetës “Nacional” dhe drejtues i “Botimeve Nacional”, Tiranë
Ish-nxënës i shkollës së mesme të Tropojës.

Telefon: 068 20 74 316
Email: bucpapaj@yahoo.com, nacionalalbania@yahoo.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here