Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve arrin në mbi 41 mijë/ “SIGAL UNIQA INVEST”, emri më i besuar në treg

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi një ditë më parë të dhënat mbi tregun e pensioneve private në Shqipëri për periudhën janar-qershor 2024.

Sipas AMF, gjatë kësaj periudhe, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre 6 fonde pensioni, ndërsa totali i aseteve neto arrin në 7,290.49 milionë lekë (72.68 milionë euro) dhe me një rritje prej 552 milionë lekë (8.20%) krahasuar me 6-mujorin e dytë 2023.

Gjatë 3-mujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve arrinte në 39,910 anëtarë. Ndërsa gjatë 3-mujorit të dytë të vitit arriti në 41,344 anëtarë.

Megjithëse në rritje, depërtimi i këtyre skemave ngelet ende në nivele modeste.

Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është në afërsisht 3.1% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, çka tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve.

Më i madhi për nga numri i anëtarëve rezulton “Credins Pension” ndërsa sa i përket numrit të aseteve neto, “SIGAL UNIQA INVEST” mbetet fondi më i madh i pensioneve private në Shqipëri me 40,46% të totalit.

Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që hyri në fuqi në fund të vitit të shkuar, ka sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

Me ligjin e mëparshëm, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontributet në pensione private, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor është rritur në nivelin e pagës minimale të miratuar, që ka arritur në 40,000 lekë në muaj.

Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin në 480,000 lekë në vit. Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

PSE “SIGAL UNIQA INVEST” mbetet zgjedhja e parë për një pleqëri të qetë financiarisht?

Ekspertiza: Me mbi 18 vjet përvojë në fushën financiare, “SIGAL UNIQA INVEST” ofron njohuri të thellë në këtë fushë duke ofruar zgjidhje për të përmbushur nevojat unike të kompanisë suaj dhe jo vetëm.

Përshtatja: “SIGAL UNIQA INVEST” bashkëpunon ngushtë me çdo klient për të projektuar një plan pensioni që përputhet me synimet e biznesit dhe preferencat e individëve.

Siguria: “SIGAL UNIQA INVEST” mundëson sigurinë dhe mbrojtjen e investimeve të punonjësve tuaj, duke investuar në instrumenta financiarë të besueshëm (Obligacione Shtetërore).

Emri i madh në treg: Duke qenë pjesë e ‘SIGAL UNIQA Group Austria’ dhe ‘UNIQA Insurance Group’, ky fond është një garanci më shumë për çdo individ apo biznes.

Bonuse për klientët

Me anëtarësimin në “SIGAL UNIQA INVEST” krahas kursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

Për çdo pyetje kontaktoni me këshilltarët e “SIGAL UNIQA INVEST”:

Web: www.fondisigal.com.al

E-mail: info@fondisigal.com.al

Tel: + 35544511666