Orhan Sakiqi: JETË NË DY KOHË, TREGIME TE JETUARA

I FTOHUR NGA TË DY ANËT

Feri ishte’ ftohur’ nga të dy anët. Bir beu dhe gruaja e tij ishte nga familja tregtare Shijaku shpronësuar nga shteti. Një mbrëmje vonë e gjej të ulur te shkallët e monumentit Skënderbeu. Dukej kishte kaluar dehjen e parë sikurse thoshte Remarku te Tri shokët. Pija të bën të lirë por fatkeq më tha duke përsëritur fjalët e Remarkut. Të pasova ty më tha. Më larguan nga Zyra e Projektimit. Më kërkuan për bashkëpuntor. Nuk pranova. Shkojmë te Krimea gjejmë pak ngushëllim?
Ishte një lokal përballë godinës Kaceli që punonte 24 orë. Vonë natën vinin shoferë të turnit tretë, ndonjë endacak edhe ndonjë si puna e jonë për të mbyllur ditën ose më mirë për të harruar atë që kishte ndodhur atë ditë. Morëm fërnet që ai ma kishte mësuar. Ai me dehjen e dytë e unë me të parën. Kur u ndamë më tha: Më transferuan në Llakatund. Ishte një fshat afër Vlorës ku dërgoheshin ish funsionar dhe të ‘ deklasuarit’. Njëlloj internimi. Ishte viti 1968.

NJERIU I VETMUAR MAKS VELO
Maksin e njihja që kur punonte me grupin e arkitektëve bullgarë të cilët projektuan Parkun e Madh të Tiranës ku unë isha topograf i tyre . Pastaj edhe nga tenis Nallbani. Ishte tip i vecuar. E shoqëronte vetmia dhe nuk e kishin me sy të mirë sikurse thotë Kadareja edhe nga vetmia. Vetmija dënohej. Shopenhauri thotë se vetmia të fisnikëron. Por jo këtu në shoqërinë tonë.
Kur u hap Zyra e Urbanistikës dhe Projektimit në vitin 1966 punuam pak kohë bashkë deri sa na larguan. Disa objekte së bashku, ai arkitekti unë konstruktori. Ndërmjet të tjerave godina e ish A.T.SH. për të cilën u kritikua si arkitekturë ‘qafleshe ‘.
Një ditë mbledhje urgjente e Zyrës. Maksi nuk kishte pranuar të japë shtëpinë si qendër votimi. Fronti i lagjes ankohet. Ishte nder ta jepje shtëpinë për qendër votimi. K/Arkitekti Koco Miho e kishte mësuar si të përgjigjej. –Shtëpia ishte e palyer. Maksi në mbledhje me kolektivin që u organizua vetëm për të:
– Ai personi që më propozoi për qendrën e votimit, sa më tha iku shpejt pa pritur përgjigjen time, gjithsesi e vonuar. Sikur nuk e donte. Apo donte të mos e merrte. Do ti thoja sa të lyej shtëpinë por ai iku. Shpëtoi me vërejtje. Për pak kohë sepse e transferuan në kooperativën e Pezës. Pas pak në burg……
Pas vite shkëputjeje, ose takime të rastit jam takuar me Maksin më shumë te teatri në mbrojtje të tij.

INXH. VASIL NOCKA-FUTEM NËN URË.

Fat i madh për ne teknikët e rinj që mundëm ti njohim e deri diku ti shërbejmë atyre: Nocka, Gjadri, Filipeu, Nuri, Luarasi, Lufi… Nocka kishte mbaruar në Gjermani dhe kishte marë titullin Inxhinjer Shteti.
Në ndërtimin e Kombinatit të Peshkut në Vlorë, që ndërtohej me ndihmën e R.D.Gjermane, thjeshtësoi projektin. Inxhinjerët gjermanë që drejtonin zbatimin kërkuan mendimi në Berlin. Përgjigje: Cfarë thotë inxhinjeri i Shtetit duhet të zbatohet. Titulli inxhinjer Shteti ishte vecantë. Pak e merrnin. Teknkët gjermanë u cuditën kur morën urdhërin. Por ju bindën. Fjala e Nockës u bë ligj për ta.
Ndërmjet të tjerave projektoi edhe urat e hekurudhudhës Peqin-Elbasan që drejtohej nga jugosllavët. Dikush përmendi fjalën në modë ‘sabotim’. Nocka: në trenin e parë që kalon, futem unë nën urë. Qetësi.
Por burgut nuk i shpëtoi…

SABOTATORI.

Kishte fituar konkursin për të qenë mbikqyrës në ndërtimin e kazermave të Ali Rizait. Vjen nga Vjena në vitin 1928 austriaku , Hans fon Nekvatal. Martohet me një zonjë korcare dhe vendos të jetojë në Shqipëri. Pagesa ishte sa dyfishi i Vjenës. E burgosin komunistët. Shtëpinë e mer Petrit Dumja. Strehimi e dërgon në shtëpinë tonë. Familja e tij me edukatë kulturë. Emilia vajza me piano dhe djali Gustavi u bë shoku ynë .
E burgosin inxh.Hansin e akuzojnë për ‘Sabotim’. Në pyetjet e hetuesit rrinte si i shushatur, nuk fliste. Dikush tha, se ky nuk po kupton se cfarë i kërkojmë. Ja shpjeguan.
-Hansi: Nuk është shëmbur asnjë objekt që kam projektuar apo zbatuar…ata dyshonin – nuk ke sabotuar por e ke pasur në mendje…
Kishin fuqi të lexonin edhe në mendje.

KUJTIM BEQIRI DHE MALIQI

Më tregonte Skaharimi vëllai i Kujtimit. Një natë vonë një dashamirës i jonë vjen në shtëpi dhe na tregon se do të arrestojnë Kujtimin. Ai drejtonte së bashku me të tjerë punimet për tharjen e kënetës Maliqit. Nisem menjëherë natën me makinë të rastit për në Maliq. Pyes ku është Kujtimi? Atje ku ka dritë të ndezur. Kujtimi me projekte hapur.
–Cfarë e mire të pruri?
–Na lajmëruan se do të arrestojnë për sabotim, prandaj të këshillojmë të largohesh.
-Jam K/ Inxhinjeri këtu. Si mund ta le veprën? Ky po, do të ishte sabotim. Si mjeku që le në mes operacionin. Bonifikimi i kënetës është këtu. E keni gabim. Nuk ja mbusha mendjen as me të lutura. Ika në mëngjes. Kujtimin e arrestuan pas dy ditësh. E dënuan me varje. Tridhjetë vjecar. Ylli i Universitetit të Vjenës. Viti 1946.

NË STADIUM

Me Abdullain shikonim një ndeshje në stadium. Kishim një orë pushimi nga mësimi. Aty afër ishte fakulteti. Befas u ngrit. Ikim. Ju kujtua dicka. Disa gjëra mi kishte thënë por jo të gjitha. Vijoi:
Isha në burg si anëtar i grupit të rinisë së Bashkimit Demokrat. Me drejtues Musine Kokolarin, Qenan Dibrën, Shaban Ballën etj. Më dënuan me dhjetë vjet burg. Isha 18 vjec. Na dërgonin në punë të detyruar për të përfunduar stadiumin e filluar nga italianët. Këtë ku jemi tani. Rrugës nga burgu deri këtu ku jemi këndonim këngë patriotike. Me të mbërritur kamxhiku kalonte në duart e policëve si topi që luajnë këta djem. Nuk u kthyem më në mësim.

NEXHMIJA CUCA E TEFIK EFENDIUT.

Nexhmije Hoxha (Xhuglini) ishte vajza e Tefik efendiut i cili atë mot ishte arkëtar në Farmacinë e Kryqit të Kuq në rr. Barrikada. Shkoja shpesh në farmaci edhe sepse aty punonte si farmacist xhaja im i pa harruari Telat. Tefiku burrë i urtë, mbi 60-at, rrinte aty në strehën e tij me xham përpara. Ishte arkëtari i farmacisë. Më dukej si bukinisti i Cvajgut. Kishte merak se mos e ngarkonin me porosi për të bijën dhe i shmangej bisedimeve. Farmacia elitë e Tiranës ku Bujar Emiri, Naz Alibali, Telati xhaxhai im, Jani Greku, Drita Andoni ishin shpirti i saj.
Në ndërmarje kisha një dibran meso burrë Hilmiun, që sa herë e takoja qoftë edhe nga larg thoshte: Të fala nga Tefik efendiu. Por në një mbrëmje me rastin e 1 majit e teproi edhe nga pija. Te veshi:
– mor cull, cucën e Tefik efendiut do durojmë gjithë jetën?
– Unë- mshile gojën se na mora në qafë. Sot aty ky je Hilmi. Cuca iku por po durojmë cucën e cucës të birit e të soj e sorollopit. Si në kohën e keqe.

HO SHI MINI.

Shator 1969. Atë muaj e merrja pushimin 15 ditor se kabinat ose më mirë dhomat me pamje nga deti ishin pa autorizim. Te shoku im Lek Dizdari mar hua tranzistorin dhe dëgjoj në rërë hit parade. Rënditja e këngëve më të mira italiane. Ishte cdo të premte ora 13. Shoh që drejt cadrës sime afrohet dikush dhe ndërroj stacionin.
– Shok, nuk e di se ka vdekur shoku Ho Shi Min, e ti dëgjon muzikë të ndaluar.
-E ke gabim lajmet po dëgjoj. Iku me mëdyshje.
Po dëgjoja këngën: una lacrime sul viso nga Bobi Solo. Ne kishim lacrime sul cuore…

BACA.
Janar i vitit 1991. Ishte hera e parë që po dilja jashtë shtetit, në Prishtinë te njerëzit e mi. Kërkesën e kisha bërë vite më parë por pa përgjigje. Tani u hap për të gjithë. Më parë për të shkuar jashtë shtetit duhet të kaloje në vrimë të miut. Unë nuk e kaloja dot.
Tregu atje ishte plot. Binte në sy ndryshimi me këtu. Pas dy ditësh djali i tezes prof. Afrim Vokshi më thotë se sipas zakonit duhet të kryenim disa vizita te fisi i tij. Fisi Vokshi i madh.
Vizita e parë te Baca kështu quhej më i vjetri në moshë. Portreti i Enverit në krye të vendit. Pranë Skëndërbeut. Unë kështu ashtu, ai ashtu kështu. Në vizitën e lamtumirës te shtëpia e Bacës nuk ishte portreti i Enverit. Duket kishte zënë vend fjala e ime. Por te dikush tjetër ishte. Mbase është edhe sot…

VARRI I HUMBUR.
Para tre vitesh më ftoi një shok i shkollës për të shkuar në Vlorë. Ai fliste gjithë rrugës. Unë s’para i përgjigjesha. Dua të meditoj si thotë z.Etemi kur udhëtoj. Lëkundja e makinës sikur të nxit. Dhe shoku nuk foli më. Në dalje të Fierit:
– Këtu rrotull është varrosur inxh. Xhavit Sallaku. U përmenda. Mbaje makinën të lutem. Ku ? Nuk e di ekzakt. Më ka thënë shumë kohë më parë një koleg që punonte në N.SH.N. të Fierit me Xhavitin. Por edhe ai me të dëgjuar. Aty edhe e arrestuan për ‘sabotim’dhe pas një gjykimi të shkurtër për ta pushkatuar. Ditën e kalova keq, shumë keq. Më shfaqej e qeshura e ciltër e Xhavitit.
Mu kujtua një varg i Ahmatovës: E etur për gjak është kjo toka e jonë…
Foto e Xhavitit oct 17 2021

RRADHA.

Fundi i viteve 40. Mbanim rradhë për një litër qumësht. Qumështi ndahej te pedonalja ku është bar Guva sot. Rradha e burrave fillonte te teatri. E grave te ndërtesa ku ka qenë P.D. Rradha ishte me një rresht. Në mes dëshmorët dhe invalidët. Po të shikoje nga lart formohej një shkronjë T me krah shumë të gjatë e me bisht të vogël. Dikur u shtuan edhe sulmuesit.
Një burrë i thinjur para meje tha me zë të ulët: Edhe këta na u deshën. Sikur ja vunë veshin. Sulmuesit u bënë shumë dhe i hoqën nga privilegji. Por rradha nuk u zvogëlua. Apo u pakësua qumështi? Rradhë, rradhë rradhë refren i përditshëm i jetës sikurse shkruan Kolevica –
Rradhë
Rradhë
Rradhë
Refren i përditshëm i jetës.

GRIMCË ME TANUSH KASON.
Pres mikun Kaso pranë një bari. Ai le diku bicikletën dhe afrohet drejt meje. Është 85 vjec. I vetmi në jetë nga ata që u rrekën të krijojnë Partinë Social Demokrate në vitin 1961. Pjetër Arbnori 28 vjet burg, Uran Kalakula 21, Tanushi 11, Agim Musta 10, Riza Kuci më pak. Së bashku kanë shkruar dhjetëra libra. Edhe filozofi Kalakula.
E pres me këmbët e para:
– Tanush, pse bëtë burg për të shkruar libra e pastaj për t’ja dhuruar P.S.D. Gjinushit me një shokun tuaj në mes? A e di thënien e Tomskit në Rusi: Na akuzojnë kot se s’kemi parti të tjera. Jemi ne dhe ata në burg. Ai u mendua gjatë, rrufiti kafen e tha:
– E ke lexuar një vjershë të mikut tënd poetit Sulejmam Mato ku në fund thotë: sepse, sepse nuk thuhen dot të gjitha. Pastaj vazhdojmë bisedën. Është vapë. 12-08-2020.
Foto me Tanushin jul 20-oct 7 2020.

FORTFOLËSIT.

Fortfolësit bucisnin kur zhvilloheshin gjyqet kundër ‘armiqve’ të popullit. Duhet ta mernin vesh të gjithë, ‘armiqtë në litar.’ Një gjyq i tillë bëhej në kino Tomori, më vonë Brigada. Në atë vend sot është selia e P.S.
Ushëtima dëgjohej deri në shkollën tonë Kristoforidhi rreth 100m larg. Një shok i joni rrinte si i mpirë. Fëmijë ne por e dinim që i jati është atje te kino Tomori. Do sdo shikimet, qoftë të fshehura, drejtoheshin tek ai. Në një cast mësuesja Sofika Falli ngrihet nga katedra shkon drejt tij dhe i përkëdhel kokën. Foto kino tomori aug 14 2021

REZI YPI.

Rezin e kishim fqinj. Shtëpitë tona ishin pranë, përballë fushës sportive të Shallvares. Luanim në hapësirat e pa fund të fushës. Fëmijë 8-9 vjecarë. Rezi disi më e vogël. Dikush i ri në lagje, që banonte në pallatet e bardha ndërtuar nga italianët, tha: Me Rezin nuk duhet të luajmë më sepse i është arratisur nëna. Arratisur? Nuk e kuptuam mirë. Vilsoni pak më i rritur se ne e ndoqi folësin. Mos u duk më këndej.
Në shtëpi pyeta nënën: Cfarë do të thotë arratisje dhe i tregova punën e Rezit. Ka shkuar në një vend tjetër e ëma, dhe më porositi të mos shoqërohem me fëmijët e banorëve të pallateve të bardha…
Fëmijë të pjekur para kohe…Në pallatet e bardha ishin strehuar familjet e funksionarëve. Rezi nëna e Blendi Fevziut.

SULEJMAN MATO DHE MALLI QË PO MË CFILIT.

Është kënaqësi të rrish me Sulejman Maton. I urtë ,i ditur i dashur. Shkrimtar dhe poet. Është vështirë sot të botosh për pa mundësi financiare botimi. Sula ka disa libra gati për botim, e megjithatë ai shkruan përsëri. Artisti nuk mund të mos i shprehë ndjenjat thotë ai. Librat e tij i kam me autograf, por vecoj Balada e Vetmisë. Malli dhe në vecanti poezinë SHPIRTI I NËNËS RRON. Një fragment:
Troket lehtë netëve dhe në derën time, hyn si erë e më zgjon nga gjumi, më qorton për punët që kam lënë përgjysëm, mbulon fëmijët dhe i ledhaton në gjumë, dhe përsëri nga krisat e dritares del…NËNA ..VET DRITA VETË GJITHËSIA. Më kujton nënën time, tuajën. Por poezia malli, ma dërgoi së fundi: Malli oqean i fuqishëm që buron nga qiejt, vërshon posi dallga e bregosur…Më vjen si jehonë zëri i saj i ëmbël…Malli, malli, Ku je, në ajër në tokë në det, je asgjëkundi dhe je kudo…sa i pamëshirshëm qenka malli, të cfilit mizorisht. Sikurse po më cfilit mua.
Vimë te grimca në kohë të mirë. Sulën e kam njohur në Bashki në vitin 1996. Dikush vjen e më thotë se si e mbani në bashki një shërbyes të diktaturës. I them se këtu drejton mirë Gazetën Bashkiake. Pastaj nuk është detyra ime kjo. Nuk i them gjë Sulës që vazhdoi deri në vitin 2000 kur e largoi ai tjetri.
Si është kjo botë: Ai që spiunoi Sulën është bos i madh, kurse Mato një nga 300 firmëtarët e themelimit të P.D. krijon edhe kërkon… sponsorin.E kemi lënë një ditë të shkojmë në vendin e tij të lindjes, Fterën e dashur…
Foto me SULËN 7-08-2020 aug 7 2020

DY GRA FËRKOJNË GRANILIN.

Kur kaloj rrugëvë të Tiranës, shumë ndërtesa përditë e në zhdukje më kujtojnë dicka. Por edhe ato ekzistuese p.sh. godina e ish Komitetit Qëndror e më saktësisht shkallët nga hyrja qëndrore.
Znj. Hyrie Asllani punonte si punëtore në ndërtimin e pallateve të Shallvares aty nga fillimi i viteve 50. Gruaja e avokat Suat Asllanit i burgosur dhe vajzë nga familja Aranitasi. Atë mot e thinjur por nëna më thoshte se ka pasur bukuri dhe fisnikëri të rradhë si Antoneta Lualdi aktore e famshme e viteve 1930-1940. Shënjat e fisnikërisë i ruante. Ishin njohur vajza në shkollën amerikane të Kavajës ose të Dakos. Në kohë dreke vinte në shtëpinë tonë afër bllokut që ndërtohej në Shallvare. Me bukën mbështjellë me gazetë. Nëna ime vazhdonte të ishte mësuese por po frynin erëra të forta.
Nëna- Hyrije më duket se po bashkohemi në zanat.
-Jo Nevrez mos e dhëntë Zoti. Po ja që Zoti e dha. Nëna punëtore në 21 Dhjetori. Së bashku me Hyrien.
Pas një viti,kur po shkoja në stadium, i shoh së bashku duke fërkuar granilin në shkallët qëndrore të ndërtesës aty ku hyhet sot Parashikimi i nënës kishte dalë. E dija që punonte si puntore aty, por u trondita kur e pashë të kërrusur mbi shkallë. Për ata që nuk e dinë betonit për ta bërë dekorativ i hidhet granil. Masa pasi thahet pak duhet të fërkohet që granili i bardhë të dalë në dukje. Atë punë tani e bëjnë makineritë atë mot me dorë. Sot shkallët janë aty edhe duket granili i larë nga duart e tyre.
Foto të Hyries oct 6-17 2021 dhe Nevrezit jul 11 2018-aug 27 2019 dhe shkallët. Oct 17 2021 dy copedhe Nevrezi shiko tjetren

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here