Orhan Sakiqi, Tiranë: GËSHTENJAT PAS BASHKISË, tregim

DOROVITËSI

Në vitet e kohës së keqe, kishim në ndërmarrje një teknik të shkathët. Ku ishin objektet më të vështira e dërgonim. Por kishte një huq. E ‘nihte’ rrogën’si thonin në Shkodër. Kur kthehej në mbrëmje me Zisin veconte ndonjë thes cimento, rërë etj. Diku i grumbullonte. U munduam ta kapim, por ishte e pa mundur. Ishte lidhur zinxhiri, shoferi, punëtori …
Nga fillimi i viteve 90 ndërtoi një vilë. Punonte edhe vetë si murator karpentier, punëtor i lindur. Vilën e shiti dhe i hyri bisnesit. Shkuam së bashku për licensë por ai e mori dy javë para meje. E pyeta, mos dhe rrushfet. Kjo është fjalë e huaj. Unë dorovis, si atë mot që ju më gjurmonit. Dorovisja shoferin, magazinjerin. Pa tjetër i eci bisnesi, por pa dorovitje nuk bëj dot hap më tha. Por këtë dhunti po ma kopjojnë shumë. Kjo dorovitje është kthyer në korrupsion tani.
Thotë diku Cehovi: Kur shoh njerëzit me të cilët ngrysa pranverën time, më kapton pikëllimi, por ndjej dhe ngrohtësi dhe mërmëris të njëjtat fjalë. Më mirë kështu.

SADRI AHMETI NJERI I HAPËSIRËS SË MADHE NJERZORE

Sadriun e kam njohur nga fundi i vitit 1990 atje te studentët. I gjatë me ball të gjërë flokë të dredhura, sy të nditshëm, e të qeshurën e dlirë që dilte nga shpirti i tij i kulluar. Kur e pashë në fillim mu duk si portreti i Balzakut.
Më tregoi nga jeta: Lindi në Vuthaj, arratiset në Shqipëri në vitin 1957. Burgoset. Pas viteve 90 arrin të mbarojë Akademinë e Arteve që ja kishin ndërprerë në diktaturë. Shkrimtar, poet, piktor. Temë e dashur e tij ishte portret gruaje pikturuar sipas stilit të tij original. I kam shkuar dhe më ka ardhur në shtëpi. Ishte pijedashës. Pas një gote rakie …i shtohej humori, pas të dytës…—Sadri cfarë të ka munguar gjatë kohës së burgut, internimit. Dashuria dhe bjeshkët e mia, dhe më recitoi pjesë nga poezia e tij: Askush s’i njeh mirë bjeshkët e mia.
As ai, që i yshti ndër gjakra.
As ai që na rradhoi në masakra,
As dëbimi.
dhe as pushkatimi
as varfëria:
Ato mund t’i njohë vetëm liria.
Fota nga telefoni. Sadriu dhe piktura e tij.

GËSHTENJAT PAS BASHKISË
Pas ndërtesës së bashkisë kanë qenë një grup gështenjash shumëvjecare që freskonin gjithë mjedisin. Para se të ndërtohej Muzeu Historik, që prishte bashkinë, na thirrën në një takim që drejtohej nga Manush Myftiu. Në fund të takimit sikurse ishte rregull:
Manushi: A ka njeri për të shtuar dicka tjetër. Shoku im në krah që punonim në një ndërmarje inxh. i gjelbërimit Skënder Dishnica:
–Shoku Manush, ato gështenja nuk duhen prerë. Mund të ndërtosh godina sa të duash por gështenjat nuk zëvendësohen kurrë. Janë dashur dhjetra vite që ato të rriten dhe të japin atë bukuri dhe hijeshi dhe freski në verë sikurse sot edhe këtu ku jemi. Dhe mbase rastësi, por takimi zhvillohej në sallën e bashkisë. Ishte vapë dhe nga dritaret e hapura hynte freskia e gështenjave.
Manushi : Ore cfarë halli kemi ne e ku të punon ty mendja! Nuk pushoi shoku im, mirë, mirë por thatësinë do ta dëgjoni më vonë.
Gështenjat do ishin sot në sheshin pas muzeut. Kur kaloj sot nga sheshi i betonizuar më kujtohen fjalët e Skënderit.
Foto e Skënderit oct 17 2021dhe ana jugore e bashkise

NJË MBRËMJE

Bëhëshin mbrëmje në raste festash. Në një të tillë, Ministri i Ndërtimit Josif Pashko:
– Ju tiranasit vetëm dy personalitete keni nxerrë Beqir Ballukun dhe Abdyl Këllezin, dhe shikon në drejtim të Adem Stërmasit. I përgjigjet Demi që nuk ja përtonte:
– Mbyllni Institutet e Projektimit shoku ministër. Të gjithë inxhinjerët konstruktorë i ke tironas dhe filloi ti numërojë: Ferid Stërmasi, Rifat Bodinaku, Myslym Fagu, Rexhep Faja, Agim Bimbashi, Ibrahim Ballvora…Semi Pashallari. Mjaft, mjaft tha ministri dhe ndërroi temën e bisedës…
foto e Rexhep Fajës dhe Semi Pashallarit apr 6- 2021

LETRA E GËLLTITUR

Unë: Reshat, si kishe guximin që në moshën 15 vjecare të shkruaje parulla kundër komunizmit edhe ti shpërndaje.
Reshati: Me shokët dëshëronim të bënin dicka. Na dukej jo e drejtë për vuajtjet e shumta të rrinim indiferent. Pastaj në shtëpi dëgjonim.
Unë: Librin e Hans Faledës, Duhet të luftonim ndryshe atë mot nuk e kishe lexuar, tani besoj po.
Reshati: Po së fundi. Aty përshkruhet frika e atij që mer letrën kundër nazizmit nga shkruasi Oto Kuangel. Ai që gjen kartolinën do ta lëshoi prap e do tja mbathë, ose do ta dërgojë në gestapo. Ne nuk mendonim aq thellë. Oto ishte 60 vjec ne 15 deri 17 vjec.
Unë: Protagonisti i Faledës, Oto tregon se 285 kartolina të shkruara e shpërndara, 267 ranë në dorë të Gestapos. Po ato të shkruara nga ju.
Reshati: Të gjitha në dorë të sigurimit, përvec atyre që gëlltita.
Reshat Kripa. 15 vjec. Pesë vjet burg.
Foto e Reshatit oct 17 2021

TENIS I FSHEHTË ME ISUF VRIONIN

Luan Këllici fliste shpesh për Isufin kur ai ishte në burg. Si intelektual por më shumë si lojtar tenisi. Kishte dëgjuar për stilin e tij dhe me hamendja e krahasonte me një tenist australian që nuk po më kujtohet emri. Kur e mori vesh që kishte dalë nga burgu nuk e mbante vendi. Do shkoj ta takoj dhe ta ftoj për të luajtur. Luani njihte stilet e tenisit.
Unë: Luan, si do shkosh pa e njoftuar, mos e merr dhe për provokim.
Luani: Kam folur me një njeri të afërt me të, dhe ai ka pranuar vetëm me një kusht. Që mos ta shohë njeri. Me që natën nuk kishte drita i dërgova fjalë që të luanim herët në mëngjes. Në ora pesë. U desh mjaft kohë që ta marë disi veten . Por reflekset që janë të lindura nuk i kishte humbur.
Isha i pranishëm në atë lojë tenisi të fshehtë.

NË POLIKLINIKË.
Shkova me nënën në poliklinikë. Ajo atë mot ankohej për ngacmime nervore. Para derës së mjekut dr.Laca grumbull njerëzish që zakonisht rrinë të heshtur. Secili në hallin e tij, aq më shumë se këtu ishte punë nervash. Dikush i drejtohet një burri me moshë mbi mesataren dhe me flokë krejt të bardha i cili ishte përshëndetur me nënën time më parë.
– Edhe doni të merret vesh i gjithë populli. Dhjetë vetë ishin në Byronë Politike dhe nuk u morën vesh me njëri me tjetrin. Dhe ja si e pësuam. Burri me flokë të bardha mbeti si i ngurosur. U larguam mbrapa të gjithë sikur të kishte rënë ndonjë bombë. Mbaruam punë vonë. Pyeta nënën se kush ishte burri me flokë të bardha. Vëllai i Abdyl Këllezit i cili sapo kishte rënë nga froni.

TE DOKTOR KALMARI.

Banonte te pallatet e Shallvares në katin e parë. E kishim përballë shtëpisë. I shkurtër, i shëndoshë, me pak flokë dhe me qenin që nuk i ndahej ishte i dashur me ne fëmijët. Nuk kishte fëmijë. Mbase kështu është për ata që Zoti nuk ja jep këtë dhuratë. Ishte izraelit dhe kishte ardhur pas lejes qe mbreti Zog ju dha ose më vonë kur gjermanët hynë në Jugosllavi. Priste vizita mjeksore në shtëpi. Fqinjëve nuk ja mertë 50 lekëshin e vjetër. Nënës i tha pas një vizite:
Zonja duhet të konsumoni asi gjati, asi gjati. E kishte fjalën për presh. Ato bëjnë mirë për nervat. Dhe pastaj te veshi: mishin nuk ju a këshilloj, dhe qeshte ….e dinte se ai nuk gjindesh…
Më vonë kam marrë vesh se ai e kishte këshilluar edhe për martesë gjë për të cilën asaj as nuk i shkonte ndërmend. Sikurse pothuaj të gjithë grave në fatin e saj.

NORMISTI ISH PASANIK.
Bajram Dibra, Gjeli ishte djali i Xhelo Dibrës tregtar i madh, që kishte pasur prona pothuajse gjysmën e ndërtesave te pazari i Ri. Punonte punëtor në ndërmarje por kur ishte korrja e barit përdorej si normist. Shkollë në Vjenë. Barin e korrnin lumjanë që vinin në stinën e korrjes. Një lumjan u ankua se Bajrami nuk ja kishte matur mirë parcelën e korrur. Më tregonte përgjegjësi i Parkut të Madh të Tiranës.
Lumjani: I dhashë dhe njëmijë lek dhe nuk pranoi ta ndryshoi normën.
Përgjegjësi i parkut: Cfarë të tha.- Zhduku, kam pasur gjithë pazarin…e Ri e nuk më hyri në punë..…Bajrami bashkëshort i Sarës vajzës së xhajës tim.
Në faqet më vonë është ceremonia e fejesës tyre.

VENDOS ORGANIZATA

Inxh. Faik Kërcikun e transferuan në një ndërmarje tjetër që nuk ishte e përshtatëshme për të pasi vuante nga zemra. U përpoq Faiku t’ja shpjegonte shefave, por më kot. Kishte ‘ rastisur’ që edhe i vëllai ishte burgosur ato ditë. Apo më mirë, Refi u burgos më parë. Atëherë Faiku mori një raport mjeksor të gjatë. Pas raportit shkoi te drejtori. Ai disi më i zbutur:
– Je në vartësi të organizatës bazë të partisë. Ata janë kundër që të kthehesh ne ndërmarje.
– Mendohet Faiku dhe i gjen një mik të fortë që e kishte fqinjë. Në prani të Faikut ai mer në telefon drejtorin. Ishte gollobordas sikurse drejtori.
– Faika bre ka punuar në hekurudhë i sëmurë.
– Miku- fola e dëgjove, shko paraqitu nesër. Të nesërmen.
– Shko fillo punë, mbrëmë u mblodh organizata.

NË VARRIM.
Një shokut tonë në ndërmarje i kishte vdekur gjyshja. Mirëpo i biri pra daja i shokut ishte burgosur para disa ditësh. Kishte dhe funksion. Armiku edhe në rradhët tona. Faiku shkon në varrim pa ditur gjë. Atje pak njerëz. Ndihmon dhe në mbajtjen e arkëmortit sepse nuk kishte pjesmarës. Shkon në shtëpi i mërzitur.
Babai- Të shoh të mërzitur.
Faiku- Isha në varrimin e shokut, gjyshja por kështu…
Babai-Pak kemi hallet tona…

PUCISTËT.

Kur u dënua grupi i gjeneralëve pucistë u mbajtën mbledhje në cdo qëndër pune për informim ku pyetej edhe nëse keni dicka për të shtuar. Një e tillë u bë edhe në zbor në kohën e orës politike.
Komisari- E pra gjeneralët pucistë bënin orgjira. Kali i armikut Petrit Dume pinte qumësht.
Një zborist, punëtor kanalizimesh- Ata hajkan e pijkan dhe ne po i bijkem kazmës sot. Fjalët e tij origjinale.
Një zborist tjetër- Po tani cfarë po bën? Kazma dhe rroga njëlloj.

VETËM FSHATAR.
Përsëri me pucistët por këtë herë në ndërmarje. I deleguari i komitetit të partisë flet e flet…Ishte një punonjëse nga Starja që më parë ngjarjes thoshte se jam kushëri me Petritin. Jo isha dje pimë kafe etj.
I deleguari- Kush ka për të shtuar? Qetësi. As miza nuk dëgjohesh. Vetëm zhurma e shkrepsave që ndiznin cigaret.
Shoqja: Kur vinte në fshat Petriti takohej edhe me familje kulake.
Një zë- Po ti sikur e kishe kushëri?
Shoqja- Atë armik, asgjë nuk e kisha. Vetëm fshatar.

KONSPEKTI.

Në zbor duhet të bënim konspekte të lëndëve sa herë shkonim. Te Shvejku gjenerali besonte se suksesi varej nga e dhj…..dhe sa herë shkonte për inspektim i rreshtonte ushtarët afër një hendeku…kurse këta besonin se suksesi varej te konspektet. Gjatë inspektimit:
Shefi i madh- Cështë kjo fletore gjithë njolla si defter bakalli? Dhe na tregon ne fletoren e nxirë dhe me vizatime fëmijsh.
Zboristi me mbiemrin Kafeja, ishte shpirti i zborit me humorin e tij-
– Shoku komandant. Unë kam një grua, tre fëmijë dhe një dhomë. Fletoren e mbaj mbi dollap. Por ja gruaja e mer atë dhe nga nguti kur heq tenxheren nga soba e vendos mbi fletore, pastaj qajnë fëmijët dhe ata me lapsin që u a jep ajo, ata qëndisin mbi fletore, pastaj bën llogaritë e shtëpisë në atë fletore e gjithmonë nuk dalin e pastaj…Pusho mjaft. Po më dhatë shtëpi rregullohet kjo punë…