E shtunë, 29 Gusht, 2026
Ballina Blog Faqe 300

Milazim KRASNIQI KOSOVA, 1999 . Poemë

1. Fshatra të tëra filluan të shkuleshin me rrënjë, siç shkulet një shelg nga stuhia. Po u prisheshin varret që ruanin kujtesën, dashurinë dhe dhimbjen, po prisheshin me një egërsi cikloni, siç u prishën varret e hebrenjve nga Ferdinandi, Izabela dhe Inkuizicioni. Po u digjeshin shtëpitë po u dhunoheshin gratë po u vriteshin fëmijët. Po dëboheshin nga atdheu me zjarr e hekur dhe...

PJETER BUDI( 1566 – 1622). Madhështi e njerëzve. Poezi origjinale

AJO DITE ME MENI Ajo dite me menii Qi te vijne nde e vone Kete shekull te zi Ta diege e ta pervelojne, Si profeta ban deshmi Me sibilene, po thone I madh gjyyq e menii Te vijne per mkate tone. Saa dridhme e cokellime Te jeene pergjithmane, E n qiellshit shkepetime Nd’ajerit e madhe gjame. I Madhi Zot,qofsh Lëvduom I madhi zot,qofsh lëvduom për gjithë kaqë të mirë që së kam u’ merituom me ndoonjë...

Dritëro Agolli: 12 poezitë e fundit nga libri “Prit edhe pak”

Që në hyrje të librit, Dritëroi shprehet se këtë libër ia dedikon Sadijes, bashkëshortes së tij, e cila i ka qëndruar në krah për 53 vjet në krijimtarinë e tij. Më prit edhe pak i thotë shkrimtari i madh vdekjes, sepse ka ende për t’i dhënë publikut, ka akoma për të komunikuar me të dhe për të ndarë...

Ukë Bucpapaj: Sytë. Poemë

*** Sytë ndryshe nga dritaret kurrë nuk bien në dashuri me perdet *** futmë në sy dritë jepmë të pi shikimi yt qoftë orë e strehë për hapësirën e kohën time të pashtëpi *** nëse keni frikë nga zemrat e acarta ejani në qytetet e zjarrta të syve shëtitni në rrugët e tyre që flasin me yje *** midis teje e syve të mi pylli me dashuri pa psherëtima përherë i ri *** bie a nuk bie shi kam një lumë që vërshon në e nën sy ku plagët shëron duke u mbytur në bukuri *** sytë e tim ati zarfojnë diellin dimrin e çdo lloj acari rrënojnë nuk i lejojnë ushtritë e borës të ma pushtojnë shpirtin që ende rri shtrirë në pëllëmbën e dorës së tij duke përkëdhelur nënën *** sytë e saj pasqyra copa copa të thyera të shpërndara nëpër dyshemetë e ditëve të kryqëzuara ende ruajnë shëmbëlltyrat e puthjeve të bekuara që kthejnë kohë të shkuara në të tashme të jetuara *** pas shiut që bie nga sytë te lëndinat e humbjeve zogjtë e shpresave mblidhen kuvendojnë e këndojnë te pemët e zemrave *** sytë janë zogjtë pa flatra që çukitin dritë në breroren e diellit *** sytë e të mirit me mjaltim drite punojnë e mbjellin tokën e begatë të shpirtit të tjetrit si ai *** të lumtura të ëmbla a me brenga ditët flokët i krehin te pasqyrat e syve të dhimbjeve bukurane *** kur qielli lahet në ujërat e vakëta të këngëve që çelin te sytë dielli plot krejni ulet këmbëkryq në sofra rrethore shpirti *** kur sytë dalin për këngëtim errësira e përhënur shpërndahet duke vrapuar me të katra prej frikës se mos bie pre në grepat e dritës *** drita te sytë nuk vjen nga qielli por nga fëmijët që janë lindje të përjetshme dielli *** jashtë syve fillon hapësira ku vetëm këngët guxojnë të fluturojnë marramenthi që të porositin bileta për shpirtrat e bardhë *** në oborret e pasme të syve njeriu luan me lodra ëndrre e sokëllima lumnie *** në udhët e syve të nënës fëmijët janë pemë të qeshura drite të blertë *** edhe pse dielli qep fustane drite për sytë tanë ditët nusërojnë pa rroba në shtat *** dita ditës drita shihet në pasqyrat e syve tanë e nuk plaket duke na mësuar alfabetin e bukurisë *** fjalët e dritës marrin frymë e hedhin valle te sytë kur këngët e diellit bëhen buzë e ditëve që mundin rrëmete e çelin te çdo stuhi e pazbutur jete *** a mund të jetohet në sy ku nepërkat ngrohen mbi gjethe të njoma loti? *** themelet e shtëpive i kam hedhur në sytë e nëntë diejve vetëm se prapë aty ka vend për dritë pa kufi *** vetëm me dritë mësohen të gjitha gjuhët që dinë e flasin sytë.

ILIAZ BOBAJ: REGJISTRIMI I BAGËTIVE. Tregim satirik

Në fshatin tonë erdhi një i njohuri im nga fshati përballë luginës. Kisha kohë pa e takuar. U përqafuam si miq të vjetër që ishim dhe u nisëm këmbë- këmbë në drejtim të kafenesë. - Eja të pimë nga një gotë !- më tha dhe më tërhoqi nga dora. - Do të të qeras unë. - Nuk shkon të më qerasësh...

Luiza Gega shpallet Kampione Europe në finalen e 3000 metrave me pengesa dhe vendos rekord kontinental

Luiza Gega shpallet Kampione Europe në finalen e 3000 metrave me pengesa dhe vendos rekord kontinental Luiza Gega nuk di të ndalet duke shkruar historinë për sportin shqiptar. Atletja shqiptare ka bërë te shtunen një paraqitje fantastike në finalen e 3000 metrave me pengesa, duke u shpallur Kampione e Europës në aktivitetin që po zhvillohet në Mynih. Kampionia shqiptare shkoi...

BISER MEHMETI : VAJI I FOSHNJES TREGIM

Kishte një kohë të gjatë që qëndroja i shtrirë me duart nën zverk, nën hijën e një peme të madhe me dëgë të gjelbëruara. I robëruar nga instinkti e i nxitur nga kureshtja e paqartë, me sy të zgurdulluar vështroja lëvizjet e çakorduara të disa kandrrave, të cilat dukeshin sikur qëllimisht sorollateshin rreth trupit tim. Zukatjet e tyre...

Ndahet nga jeta Guri Durollari, ish-kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit

Të premten në mbrëmje u nda nga jeta në Shtetet e Bashkuara, aktivisti shqiptaro-amerikan, Guri Durollari. Ai ishte 83 vjeç. Zoti Durollari, që kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1969, u kthye në Shqipëri pas rënies së komunizmit, duke krijuar Partinë Lëvizja e Legalitetit. Ai ishte kryetari i parë i saj dhe e drejtoi partinë monarkiste në vitet...

Dr. Mhill GECAJ: CURRAJ I EPER, MREKULLIA E ZBRAZUR QË PO RIPOPULLOHET

Besimtari: Vetëm në Curraj Eperm, Zoti ka folë shqip! Fshati i vëndosur në njërën pëllëmbë të tokës shqiptare, përmbi Dri, amitetari i dardadanisë, në prehërin e alpeve të mirëpikturuara më me nge, me besimin e besimrarit se bash ketu Zoti foli shqip, duke e pagëzuar me emrin Curraj Eperm. Mrekullia e dhuruar nga Zoti është fshati i vëndosur përmbi luginën e...

Malsoret në Hot të Kastratit mblidhen për restaurimin e Kullës së Çun Mulës

Banorë të Malësisë së Madhe, në të dy anët e kufirit të sotëm shtetëror, u mblodhën në Hot të Kastratit në përpjekje për të shpëtuar një nga monumentet më të rëndësishme historike të Malësisë, Kullën e Çun Mulës, prijësit dhe luftëtarit popullor, i cili, së bashku me familjen, u vunë në krye të fiseve nga Malësia, duke i udhëhequr...
- Advertisement -

EDITORIALE

STATEMENT OF THE LEAGUE OF WRITERS AND ARTISTS OF ALBANIA On the 38th Anniversary...

STATEMENT OF THE LEAGUE OF WRITERS AND ARTISTS OF ALBANIA On the 38th Anniversary of the Execution of Dissident Poet Havzi Nela HAVZI NELA — THE...

Deklaratë e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në 38-vjetorin e ekzekutimit të...

      HAVZI NELA – KUJTESA E NJË POETI DHE DINJITETI I FJALËS SË LIRË Më 10 gusht 1988, në Kukës, në fundin e një epoke që...

Dr. Mujë Buçpapaj: KOSOVO IS NOT A BARGAINING CHIP FOR DIPLOMATIC DEALS

  How right President Trump’s skepticism and disappointment with Zelensky turned out to be   It must be acknowledged that we viewed the harsh criticisms of the...

Dr. Mujë Buçpapaj: KOSOVA NUK ËSHTË MONEDHË PËR PAZARE DIPLOMATIKE NGA NJË KOMENDIAN MODEST...

Sa i drejtë paska qenë skepticizmi dhe zhgënjimi i Presidentit Trump ndaj Zelenskyt. Duhet pranuar se kritikat e ashpra të Presidentit amerikan Donald Trump, të...

Prof. Tritan Shehu: Pershendesim Konfirmimin e Gjeneralit Eric Wendt si ambasador i ShBA ne...

Duhet pershendetur Konfirmimi i Gjeneralit Eric Wendt si ambasador i ShBA ne Tirane. Se pari si nje ambasador, qe do te trasmetoje ne Shqiperi vizionet...