Ndahet nga jeta profesor Maksim Cikuli, ish-ministër i Shëndetësisë dhe ish-deputet
Tirane 18 maj. Prof.Dr. Maksim Cikuli, është ndarë sot nga jeta, në moshën 68-vjeçare. Cikuli ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka lënë gjurmë në mjekësinë dhe në politikë shqiptare.
Maksim Cikuli lindi në Korçë më 7 janar të vitit 1952, është politikan shqiptar, ish Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.
Në vitin 1974 mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës....
KLEVIN MICI, SHQIPTARI QE KA PREKUR SUKSESIN NË FUTBOLLIN AMERIKAN
Klevin Mici, është djaloshi fierak që ka shpërhtyer si një talent i shkëlqyer në futbollin amerikan. Përvecse vijon studimet për mjekësi me një mestare 9.7, fieraku ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane edhe si futbollist. Fillimisht kur është larguar nga Shqipëria, ai ka qenë foshnje, por me rritjen do të integrohej natyrshëm në jetën atje. U mor me mundje...
DIELL NE MENDIME . Poezi nga Kristina Demiri Dojce
Nuk ka gjë më të bukur,
se sa dielli në mendime...
gjen rrezet në çdo zemër
dhe kur fshihen ndër agime.
Rreze drite, zjarr magjie,
ngrohtësinë shijon vërtetë,
sjell aromë lulesh dhe kujtime,
Dielli është magjia vetë…
Mendimi nuk ka metër ,
te lumturohesh për një tjetër
ka gëzim të shenjtëruar
edhe shpirtin zbardhëruar…
Mendja hesht në kutin e vet
për disa fjalë qe dot s'u thanë…
Koha si me dorë largon retë
dashuria...
Doli nga shtypi libri “Besimi Politik në Kosovë” i autores Dr. Ermira Babamusta
Ka dalë nga shtypi libri akademiko-shkencor në anglisht “Besimi Politik në Kosovë” (Political Trust in Kosovo) i autores Dr. Ermira Babamusta me shitje në Sh.B.A., Angli, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Japoni, dhe Kanada. Libri është në dispozicion të lexuesve dhe mund të porositet në Amazon si botim shtypi dhe Kindle. Ndërsa versioni dixhital “eBook “(formati PDF) mund të shkarkohet...
NËNË E BIJË. Tregim nga Kismete Hyseni
-Mos i thuaj të kthehet. Mos e merr më qafë. Ose, më mirë mos i thuaj asgjë. Lere të vendosë vet. Ajo e di ç’duhet bërë. E di çka është mirë e çka është keq, e di ku është mirë e ku është edhe më mirë..
Liria e shikoi me habi gruan qe kishte përballë dhe po shikonte në drejtim...
Vështrim vertikal në prozën e shkrimtarit të shquar Zija Çela.Nga Hyqmet Hasko
Kuotat e epërme të intuitës dhe imagjinatës krijuese
Me emrin e Zija Çelës lidhet një nga majat e prozës moderne shqiptare, tregimi, novela dhe romani, format shkrimore të së cilës tek ky autor gjetën njё shpalim të begatë dhe të harlisur të një stilsitike unike në prozёn e sotme shqipe. Ashtu si dje nën metodën e detyruar të realizmit socialist,...
Larg vendlindjes. Tregim nga Vladimir Muça
Shpesh herë, bordurave në Piazza di Milano, me duart e mia të shkalafitura, kërkoj hijen e mugët në rrugët e brishta të vendlindjes. Duart sonambule rrëmojnë si shak- shake në kujtesën e rrëmitur të ullishtes.
Malli zvarget drejt portave të durimit. Ato as hapen dhe as mbyllen. Hija ime e vrarë rri varur mbi traun e doganave duke u...
Ndahet nga jeta Akademiku i njohur, Gudar, Beqiraj, në moshën 72-vjeçare
Akademiku i njohur, Gudar Beqiraj është ndarë nga jeta ditën e sotme, ditë kur kishte edhe ditëlindjen. Beqiraj ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.
Gudar Beqiraj ishte një nga anëtarët e Asamblesë me më shumë gjurmë në jetën institucionale të Akademisë së Shkencave.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave, për bashkësinë e studiuesve...
Intervistë shkrimatrin me Petrit Sulaj. Intervistoi: Teuta Sadiku
“E DASHURA POEZI”
Kush është mendimi tuaj për Teogoninë.
Mundohem ta shtjell pyetjen, duke e nisur përgjigjen kështu: teogoninë e konsideroj fillesën e artit në përgjithësi dhe të poezisë në veçanti. Në teogoni /politeizëm/ arti kishte perendinë e vet, poeti ishte zot i barabartë me zotat e tjerë, përjashtuar Zeusit, kryezotit të gjithë perëndive. Gjatë teogonisë nis tendenca e pafundëme...
ZËRI I AMERIKËS DHE RRËZIMI I MONUMENTIT TË ENVER HOXHËS .Nga Dr. ELEZ BIBERAJ Drejtor Divizioni i Euroazisë Zëri i Amerikës
Fjalim në Konferencën “Rrëzimi i Monumentit të Enver Hoxhës në Pasqyrimin e Shtypit Ndërkombëtar”
Fondacioni Konrad Adenauer
Tiranë, 20 Shkurt, 2018
Rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës paraqet një moment kyç në tranzicionin e vështirë të Shqipërisë nga një regjim totalitar në një sitem shumë-partiak.
Kjo ngjarje gjithashtu paraqet një nga mbulimet më të rëndesishme të zhvillimeve në Shqipëri nga Shërbimi Shqip i...