LE TË VESOJNË VITET MALL E DASHURI. Poezi nga Pajtim Xhelo
DO NDIHEMI SI QERSHI NË LULËZIM
( Shoqeve e shokëve të mi të fakultetit, me rastin e takimit pas gati
50 vitesh , takim që do të bëhet në Vlorë, më 26 korrik 2021)
Ka ndalur koha dhe përtej errësirës,
Trishtim nga syt' e përlotur po më hedh,
Ndjej si drithërojnë fijet e mëshirës,
Dhe dhëmbja e shpirtit natës zë e bredh.
Ca fjalë qortimi dhe...
Kim: Besa, diçka shumë e rëndësishme për shqiptarët
Shqipëria ka pranuar te marre disa qindra afganë te cilet kane punuar me forcat aleate.
Ata po largohen si refugjatë nga vendi i tyre, pasi talibanët kanë marrë nën kontroll edhe Kabulin.
Pas këtij lajmi, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Kim thekson se SHBA është krenare ta quajë Shqipërinë vend mik dhe aleat të saj.
'BESA është diçka me...
KRONIKË VERE ME VAPE. Poezi nga Gjon Neçaj
Përvëluese drita
Ajri mes gjetheve të pemëve ngulfon nxehtësi
Edhe gjallesat n'fluturimin e përhershëm
Mbeten dikund,horizontit,n'largësi...
Muzgu solli disa pika shiu mbi asfalt
Mugulloi bari sipër rudinave barëtharë
Ujqit arinjtë janë shumuar
Tërbueshem msyjnë njerëz bagëti bjeshkatarë
Po dhe dasmat janë shpeshtuar
E ciftet mësyjnë zyrave të gjndjes civile
Për të celebruar ardhmërinë e një jete të bukur
Pa intriga inate e hile.
2.MISTERSHËM
Lindi kjo ditë meskorriku
Me ëndrrat e natës së shkuar
Çudi,...
BREGU I PIKËLLIMIT. Poezi nga TEKI DËRVISHI
Në prag të mitingun të poezisë, të 56-tit më radhë, prezentojmë poezi të poetit, prozatorit të shquar dhe dramaturgut brilant të letërsisë bashkëkohore shqipe, Teki Dervishi! Tekiu, u dalluar për qëndrimin e tij atdhetar e intelektual dhe individualitetin e tij unik letrar! Mirënjohje të përjeteshme!Muharrem Kurti
I VARUR ME VARGJE PËR DRURIN E BLERTË
Gjithmonë do të këndoj për pendesën e...
DIELLNAJA POETIKE E POETIT GJAKOVAR TAHIR BEZHANI. Nga Skënder Bucpapaj, Zvicër
“Foljet e prejfoljet, veprimet dhe gjendjet përftohen në këtë libër më shumë se kurrë nëpërmjet një përshkallëzimi tejet dramatik. Ky përshkallëzim, sapo e arrin kulmin, kur fare nuk pritet, bie në fashë, në prehje, në qetësi.“
E vë në krye të këtij shënimi foljen "shungulloj", e bërë aq e dashur dhe familjare për ne nga një poet aq i dashur...
KUAJT E PASHLUAR: POEZIA E GJEKË MARINAJ TRIDHJETË VJET MË VONË. Nga Prof. Dr. Frederick Turner, SHBA
Marinaj, poeti transmetues i së vërtetës“Marinaj emigroi në Dallas dhe u shfaq në klasën time të Letërsisë së Rilindjes në Universitetin e Teksasit në Dallas si një i ri i panjohur nga Evropa Lindore. Ai përfundoi me disa diplomime në Letërsi, duke përfunduar me një doktoratë. Së bashku vizituam Shqipërinë duke mbledhur dhe përkthyer poezitë e zjarrta gojore të...
Arratiset nga vendi presidenti i Afganistanit
Dy zyrtarë afganë konfirmuan se Presidenti Ashraf Ghani është larguar nga vendi
Zyrtarët, njëri nga zyra e ish -presidentit Hamid Karzai dhe një ndihmës në këshillin e sigurisë afgane, i thanë Associated Press se Ghani u largua të dielën.Zyrtarët folën në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të informonin gazetarët.
Ghani u largua së bashku me Këshilltarin e tij për...
Zeri i Amerikes: Kosova e gatshme për strehimin e afganëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të dielën se Kosova do të strehojë refugjatët afganë dhe se një grup punues i qeverisë së vendit është duke punuar me Shtetet e Bashkuara për këtë cështje.
Në një postim në rrjetet sociale ajo tha se më 16 korrik, ishte kontaktuar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, me një kërkesë nga presidenti...
ZERI I AMERIKES: Shqipëria do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane
4 hours ago
Shqipëria do të strehojë disa qindra afganë që kanë punuar me strukturat amerikane dhe ato të institucioneve të tjera ndërkombëtare në vendin e tyre, pas kërkesës së bërë nga Shtetet e Bashkuara. Këtë e pohoi të dielën kryeministri Edi Rama, në një postim të gjatë në Facebook, duke shpjeguar dhe arsyet e këtij vendimi.
“Eshtë e vërtetë po,...
TASHO DERRI. Tregim nga BEDRI MYFTARI
Hetuesia ime u zhvillua në birucat e burgut të ri. Më lanë dy javë në qeli, pa më marrë në hetuesi.
Isha hutuar dhe nuk po kuptoja se çfarë po ndodhte me mua. Ditën e gjashtëmbëdhjetë të arrestit, erdhi gardiani në qeli, më mori, më lidhi me hekura me duart mbrapa dhe më çoi te hetuesi.
Gardiani nderoi me grusht dhe...



















