Nusja e shkretëtirës. Poezi nga Iris Calif, Izrael. Përktheu: Angela Kosta
Nga Iris Calif, Izrael
Përktheu: Angela Kosta
LULJA E IRISIT NË ZEMRËN TËNDE
I dashuri im!
Në kurorën e zemrës së luleve të Irisit në parajsë
agimin e artë të pikturuar në sytë e tu, po derdh.
Lutja e tokës së lagësht nga shiu i diellit të shenjtë
zërin tënd ka ndryshuar,
era fshehurazi fryn.
Sekretet e hënës sime të egër vallëzojnë
esencën e petkut të...
PUSHIMET E NJË NJERIU SERIOZ. Tregim nga Mehmet ELEZI
Te bari në taracën e hotelit takova pas shumë vjetësh një shok gjimnazi, që ulej gjithherë në bankën e fundit, duke vëzhguar me sy vezullues, dhe për këtë arsye i thoshnim Xixa. M’u duk pak i hutuar. Më pyeti ç’thonë vajzat, megjithëse e sqarova se kam dy djem. Për time shoqe, që quhet Mira, thoshte Fatmira, një herë tha...
Adelina Mina: “U RRITA PA GJYSHËR, PA BABA”, POEZI
"U RRITA PA GJYSHËR, PA BABA"
U rrita pa gjyshër, pa baba, i vetëm,
Një zë i munguar netëve të gjata,
Një përqafim që s’e pata kurrë me të vërtetë,
Si pema që rritet në shkretëtira.
S’pata një dorë që më priu në jetë,
As zë të urtisë mbi ballë të më ledhatonte,
Veç nënës që fshinte çdo lot në heshtje,
“Bëhu dritë, edhe kur s’ka!", më...
SAZAN GOLIKU: MEGJITHATË, BOTA RROTULLOHET, POEZI
MARR FRYMË
Sa shpejt vrapon koha në pleqëri!
Sa mbyll e hap sytë, me fshi djersën e verës,
të qesh në fytyrë dimri.
Sa shumë më hahet edhe pse duart nuk bëjë asgjë.
Më duket sikur dje i preva thonjtë e duarve
(se të këmbëve m’i pret gruaja).
Jam varur në një degë të tharë ahu
dhe mbahem fort e ankthshëm
dhe pse e di...
Rubjana Nika : Ndjekur prore nga kujtimet, poezi
Rubjana Nika
Mbijetuar
Hije je ti a njeri,
çapitur rrugës,
hapheshtuar,
shkopi si gjymtyrë e tretë,
shkuar për shtat
trupit të lodhur,
trupit të rrënuar.
Hije s'je,veç mbinjeri,
jetës,kohës mbijetuar,
me çapitje prej fëmije,
botës,njerëzish krejt harruar.
Rrudhat ,brazdat,
dyfishojnë moshën,
trefishojnë vitet
supeshngarkuar,
hapi, lodhur ecjesh pafund,
si i përgjumur,
si i përhumbur,
ritëmçrregulluar.
Për tek ti...
Për te ti vargun përndoqa,
e qëmtova fije-fije,
e gatova me aromën tënde,
e me grimca dashurie.
Te ti vargu mori jetë,
bashkë me të dhe...
Melankolia, tregim nga Gani Mehmetaj
I thoshte gjërat me lehtësi, kurse fundin ta tregonte në një mënyrë që të rrëqethtë. Mendja e shëndosh nuk mi regjistronte rrëfimet me fantazma, me ujqër që ulërijnë në dritën e hënës, korbat që e mbulojnë qiellin me krrokama të frikshme. Dukej i kthjellët, por herë-herë me krijonte përshtypjen sikur mendja i qe turbulluar. Ai fliste me sytë...
Brahim (Ibish) AVDYLI: Duke shqyrtuar 7 vepra të Prend Ndue Buzhalës
PARAMETRAT E DIMENZIONEVE LETRARE
(E përmirësuar dhe e zgjeruar/Në vend të përmbylljes)
Duke i shqyrtuar këtu 7 vepra të Prend Ndue Buzhalës, në një shiqim të gjithanshëm dhe pa i trajtuar romanet e tij ( që do të jenë të trajtuara në një vepër tjetër timen, nëse gjëj kohë të mjaftuar, sepse i kam disa vepra shkencore, letrare, publicistike dhe të...
Fatbardha Kaci: KËPUCËT E VJESHTËS, POEZI
HUTIMI I FOLJEVE
Në shteg gabimesh të shekujve,
hutohen foljet.
Muret e kohës lëvizin,
në shkëmbinj përsëritjesh
shkërmoqen orët e dritës.
Ja, buzë oqeanit të jetës
guacka durimi të popujve.
Në fundshpellë Platoni,
një dritëz fton besimin,
por fytyrë mjegullore e dyshimit,
e kthen në far të largët.
Fari loz me dallgët.
Dallgë historie, dhembjeje, emocioni...
Zhveshin lëkurën e ëndrrave tona,
ardhur anktheve, netëve të vona.
Në ag të prushtë, e ardhmja ngurron.
Në...
GJON NEÇAJ: METROPOLEVE TE ASKUNDIT, POEZI
1.EKUINOKS
Në pesë të premtet
Në pesë të shtunat
Në pesë të dielat
Kapërceva ylberin në majen të Shkëlzenit.
asnje cikë nuk ndryshova
Vec u bera me lazdran
Teksa femijërinë time mendoja
Mbajtur në fijen e penit te Vorret e Shalës
Me Dervish Lushen e Rexhep Belin...
2. TORNADO
Ne mizanskenat perendimore
E ne kalldremet shekullore te miteve
Rrin varur ku jetojne bijte e fisit tim
Nje lahute e vjeter...
Beqir SINA- New York: Shtypi i huaj : Protestë “Liri për Çlirimtarët” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë
Pjesëmarrje edhe e shqiptarve të Amerikës në protestën, me moton “Kundër padrejtësisë"
PRISHTINE : Një numër i madh i qytetarëve(më shumë 300 mijë, sipas shtypit në Kosovë) nga të gjitha viset e Kosovës, u mblodhën sot (7 gusht 2025), në sheshin "Skëndërbeu" të Prishtinës, në një protestë të organizuar nga OVL-UÇK, Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës dhe...



















