Pajtim Xhelo, poet: NË SHQIPËRI U BË HAREM EDHE POEZIA

Kryeministrit, z. Edi Rama,
Ministre së Kulturës, Elvi Margariti
Drejtores së QKLL,
Anëtarëve të QKLL,

NË SHQIPËRI U BË HAREM EDHE POEZIA

Nga Pajtim Xhelo, poet

Kush e ndjen si detyrë dhe mision kombëtar, le të klikojë ose të komentojë te ky shkrim.

Vajmedet ! Ku mbeti vendi i Naim Frashërit, Çajupit, Gjergj Fishtës, Asdrenit, Vaso Pashës, Filip Shirokës, Ndre Mjedës, Zef Serembes, Gavril Darës ( I vjetri dhe i riu) Jeronim DE Radës, Fan Nolit, Faik
Konicës Migjenit, Sterio Spasses, Ali Asllanit, Lasgush Poradecit, e shumë të tjerë, pa përmendur poetët dhe shkrimtarët pas viteve ” 1950″ ???
Shqiptarët janë një komb që kanë lenë nëpër brezat e historisë gjurmë të shkëlqyera në të gjitha skenat e jetës : Në art, në kulturë, në politikë, në qeverisje, në shkencë dhe në Luftë. Shqiptarët i kanë dhënë Europës ashtin dhe ADN E TYRE që kur e krijuan atë.. Me hir apo me pahir, sot pjesa përparimtare intelektuale e botës po e pranon faktin që ne sollëm qytetërimin në Europë, në Azinë e Vogël dhe
të mesme, në Afrikën Mesdhetare , në veri të Detit të Zi dhe më tej, në Kaspik e mbase edhe më në thellësi. Gjithnjë e më tepër po dalin në dritë të dhënat për kulturën tonë të lashtë. Paraardhësit tanë njihnin veglat muzikore frymore dhe ato me tela, njihnin poezinë e salloneve dhe atë popullore, njihnin dramën dhe teatrin, njihnin Lojnat Olimpike, njihnin zejtarinë e armëve artristike, që nga heshtat, deri te armët e punuara me argjend e sërma.
Një popull që u mbijetoi gjithë poshtërsive, intrigave, luftrave, pushtimeve, përpjekjeve të Perandorive dhe fqinjëve dinakë për asimilim, që ruajti gjuhën të pastër, gjakun të papërzier, shpirtin paqësor dhe artistik, zakonet dhe fisnikërinë e popullit Par, si mund të katandiset në këtë ditë halli, në një braktisje të pashpresë dhe pa dinjitet???
Deri në vitet 1922 ishin Perandoritë, Fuqitë e mëdha dhe fqinjët dinakë dhe të panginjur që na penguam të ngjiteshim në piedestalin e merituar, sipas vyrtyteve që lindën bashkë me ne dhe u trashëguan deri
te ne, edhe pse në kushte tragjike mbijetese që po t’i shohim në këndvështrimin e sotëm, duken të pamundura. Edhe sot janë ata keqdashës, veç në një formë të kamufluar, të vrasin natën e të qajnë me lotë krokodili ditën, nuk të thonë kurrë ” Jo “, por të thonë ” Prisni ” Dhe kjo pritje po zgjat pa fund.
Neise, e keqja më e madhe Kombit tonë sot po i vjen nga njerëzit që kemi në krye, njerëzit që i zgjedhim ne vet, por që, menjëherë pasi hipin në karrike, për t’i mbajtur ato ( i gënjen mëndja që mund t’i
kenë përjetësisht) të cilat po i majmin si ” derra të kënaqun “, bëhen mercenarë dhe sahanlëpirës, shërbëtorë të devotshëm të atyre që po luajnë me Kombin tonë, në Shqipërinë e Vogël dhe në atë të Madhen. Kjo klasë politike, këto Qeveri, mund të kenë çdo emër, veç Shqiptare, mbarëkombëtare nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë. Të gjithë kemi patur rastin të njohim hajdutë, të cilët janë edhe
zemërmirë, se nuk i mbajnë pasuritë e vjedhura të gjitha për vete…Ndihmojnë edhe ndonjë të varfër ( Po bëj një krahasim të rëndomtë : Zan Caushi në vitin 1997 nga ato që rrëmbente, u jepte edhe disa fukarenjëve , edhe pse ishte një mostër e krijuar nga politika )
Qeveritarët dhe politikanët tanë ia zhveshën gjithë mishin Shqipërisë dhe tani mbetet vetëm t’i bluajnë kockat. Por vjedhja e pasurisë materiale nuk qenka e keqja më e madhe…
E keqja më e madhe është vjedhja e Pasurisë Shpirtërore të Këtij kombi të stërlashtë, nxjerrja në ankand e vlerave dhe vyrtyteve, që ai i ka ruajtur me aq sakrifica për të mbajtur gjallë Emrin e tij dhe
Ardhmërinë e tij: Një nga këto vlera, pa dyshim është Letërsia dhe veçanërisht poezia.
Anekënd trojeve shqiptare, në të 120.000 kilometrat katrore ku jetojnë pasardhësit fisnikë të Pellazgëve, në dasma dhe festa, në vdekle dhe hidhërime, veshi të ëmbëlsohet me nektarin e mrekulluar të poezisë perlë të këtij populli elitar.
Ky shpirt poetik ka frymëzuar edhe dhjetra poetë të jashtë zakonshëm, shumicën e të cilëve i përmenda në krye të këtij shkrimi të thjeshtë, po të frymëzuar nga shpirti atmëmëdhetar i një intelektuali që e do
Kombin mbi gjithçka.
Pas viteve ” 1990″, politikanët ” demokratë ” të të gjitha partive që po mbajnë peng një Komb të tërë, morën peng edhe artin dhe Letërsinë, kulturën e këtij Kombi.
Qeveria, Ministria e Kulturës së bashku me levat e saj, jo vetëm që po e zhveshin artin dhe kulturën nga gjithçka shqiptare, por e kanë bërë pronë të tyre dhe po e përdorin si mall fitmprurës, njëlloj si
ndërtimet, mjeksinë, arsimin, bujqësinë, etj,po e shesin për ta vjedhur në para kesh.
Rasti më i pabesueshëm për një mendje normale është ky i përzgjedhjes së” Poetit Laureat 2″ prej komisionit të vlerësimit dhe Jurisë të drejtuar nga një një zonjë, pa asnjë kontribut në poezi apo ne letersi,
për të mos thënë që nuk e njeh poezinë dhe letërsinë as në mënyrë empirike.
Po aty afër saj janë edhe anëtarët e komisionit.
E gjithë mënyra e vijueshmërisë së vlerësimit, prej kreut deri në fund, jo vetëm që nuk u bë me përshkueshmëri, por u bë nëpër labirinthet e errëta të Korrupsionit më të ri që shpiku dhe po na i
ofron si ” risi ” Ministria e Kulturës”, që për mendimin tim është njëlloj e paqenësishme, njëlloj si Akademia e Shencave, veç me një ndryshim : Akademia e Shencave është vetëm hije dhe hija nuk vjedh
dot…Ministria e Kulturës është në ballë të Korrupsionit dhe po fyen , shpërfill e nënvlerëson Poetët e Vërtetë, duke i kthyer ata në qenie të padukëshme dhe në vend të tyre po emërton ” Poet Laureat ” një nga dhjetë fantazmat e Poezisë që ka përzgjedhur në fshehtësi. dhe me hajdutëri.
Kutohet që paratë e shpërblimit ( 30 milionë), si edhe në tenderat dhe gjithë prokurimet e tjera publike do të ndahen mes fituesit dhe atij që përzgjedh fituesin. Kjo është e qartë si drita e diellit.
Dhe ndryshe nuk ka si ndodh. Në gjithë botën ka një Bibliotekë Kombëtare që ruan gjithë librat e të
gjithë autorëve. Ky është burimi i vetëm që do të sjellë vlerësimin e ndërgjegjshëm të Poetit Laureat.

Kane pergjegjesi anëtarët e QKLL si dhe ata të Bordit Këshëllimor. Në to ka botues që nuk janë njohës të poezisë, siç është znj. Arta Marku, që drejton dhe emisionin në RTSH. Nuk po përmend emra të tjerë. Veç një gjë duhet ta theksoj, si e kam theksuar disa herë edhe në disa shkrime në gazeta : Në asnjë shtëpi Botuese nuk ka as redaktorë, as korektorë. Botuesit janë njerëz që mund të kenë shumë vlera, por letërsinë nuk e njohin. Kësisoj, ata nuk mund të japin mendim , apo të bëjnë vlerësim për
krijimet e një poeti.
Si mund të jenë anëtarë të QKLL apo të Bordit Këshëllimor? Përfundimisht, as që bëhet fjalë për një proçedurë ligjore, apo të vetëdijëshme për përzgjedhjen e ” Poetit Laureat 2 ” Gjithçka është një Farsë, një shtrembërim, një vrasje e vlerave të vërteta.Një vrasje e qëllimëshme e shpirtit të Kombit nga Ministria hajdute dhe e paaftë dhe nga hajdutët e të paaftët që varen prej saj.
Tek e fundit QKLL është një institucion publik që mbijeton me taksat tona dhe duhet të japë llogari si i shpenzon ato. Sa për të tjerët, nuk do e tepëroj, po të them se janë servilët dhe hipokritët, edhe më të dëmshëm se hajdutët. I bëj thirrje Kryeministrit, Ministre eë Kulturës, drejtores së QKLL,
, anëtarve të saj dhe anëtarëve të Bordit Këshëllimor që të marrin masa urgjente për t’i kthyer legjitimitetin proçesit të përzgjedhjes së ” Poetit Laureat 2 ” Ka plot hapsira që po i presin për t’i mjelë e t’i vjedhin. Mos ta vrasin Shpirtin e këtij Kombi të vuajtur, se bashkë me të do të varrosen edhe ata vet. Përfundimisht, duke e ndjerë veten intelektual atmëmëdhetar të arrirë, poet dhe shkrimtar të vlerësuar nga ata që janë të aftë si njohës të Letërsisë, marr përsipër të bëj një satirë poetike të merituar për ata, të cilëve ua kushtoj :

Poeti Laureat nuk është struc me çitjane
Nga djalli të erdhi fati Shqipëri,
pse ta di skllavi kush e solli Lirinë?
Në shpinë e hipe shpëtimtarin ti,
të premtoi do zhdukte varfërinë.
Mbi shpinë djalli thosh këndo dhe kërce,
madje, ky popull u bë edhe poet,
me këmbët në erë, mendimin në re,
me vrap idiotët në Kryeqytet.
Në garë deveja, gjirafa vigane,
u endën Tiranës plot kafshë të tjera,
nga Franca kish ardhur struci me çitjane,
i shpejtë, më i gjati, artist me vlera.
Epo thanë, artist, me shpirt poetik,
do na sjellë barazi, demokraci,
mbuluar me çitjane, pra fanatik,
thanë i korruptuar…Çne mo, ai?
Na shtroi vezët ky struci me çitjane,
zogj femra dolën të gjitha për çudi,
i bëri ministre me minifustane,
inat kish burrat. pse? Askush nuk e di.
Në ministritë po kakarisnin strucet,
shefit i pëlqenin këto melodi,
një ditë u mërzit dhe me buzëkuqet,
vuri struca që këndonin kikiki.
Duhej një ministre ndryshe, kakaka,
e kulturës, të ish piktore, poete,
E çpunë na prish pse kulturë nuk ka,
diturinë njeriu e ka për vete.
Pse harroi nga vinte ky struci mbret,
artin, letërsinë, pse në bisht i la?
shqiptari ka shpirtin artist dhe poet,
Poetin Laureat atje e ka.
E pse të lodhet ministrja kakaka,
poetucët i ka si kripa në det,
” Kapa një hajdut, po s’e mbaj dot baba! ”
” Lëshoje..Po nuk më lëshon… Eh, ç’siklet ”
Ministra, deputetë, politikanë,
po e përlyejnë shpirtin me para,
Poet Laureat, rri atje, mënjanë,
poetucë struca, sa të duash ka.
Pa edhe QKLL – djalli ta solli,
vuri drejtore zonjën Alda Bardhyli,
ca kunguj në bord dhe në juri na i mbolli,
nga qiell’ i shtatorit, fshehur ra ylli.
Nga djalli të erdhi fati o shqiptar,
dhe në moçal djalli po të udhëheq,
shpirti yt, poeti, u shit në pazar,
Haremin me kusarë ti dot s’e ndreq
Pajtim Xhelo, 2 tetor 2023




________________________________________