Pajtimtar mes koçobashëve. Tregim nga Adem Nimani

 

Mali ishte rritur e bërë burrë, më shumë kohë në mal me lisa sesa në shtëpi. Emri Mal nisi t’i bëhet pjesë e tij që kur filloi hapat e parë. Smajl e kishin pagëzuar kur kishte lindur, por që kur nisi të ecë, të gjithë e thërrisnin Mal. Shumë herët filloi të dëgjonte me vëmendje çka flisnin burrat në odë. Sa herë kishte mysafirë, sapo i rehatonte lopët, shkonte lehtë atje në fund të odës, ulej në trapazan, i shkëlqente fytyra, i gëzohej zemra, përherë i zhdërvjelltë, i gatshëm për t’iu shërbyer. Shpejt filloi të dallonte edhe temat e bisedave. Kur flitej për ndonjë drejtësi, e regjistronte gjithë bisedën si magnetofon i mirë. Peshonte çdo fjalë  dhe gjykonte mprehtë. Kur një bisedë  merrte kahe të padrejtë, largohej nga oda me shpejtësi për të mos dëgjuar. Kishte ndodhur që ndonjë plak i mençëm ta ketë parë largimin e rreptë të djalit. Jo të gjithë kishin arritur të kuptojnë pse ai largohej ashtu nga oda. Edhe i ati kishte parë largimin e pazakonshëm të t’ birit dhe një ditë e pyeti me urtësi. Mali i tregoi babait si ndjehet, si ngushtohet, si i pëlcet zemra, kur një drejtësi nuk ndahet si duhet! Që nga ajo ditë, kur kuptoi më mirë sjelljen e të birit, babai ndryshoi shumë. Me kalimin e kohës, plakut iu bë shprehi të shikonte më shumë andej ku ulej i biri. Më nuk gjykonte pa menduar gjatë e gjatë dhe pa shikuar mirë e mirë andej nga trapazani.

Mali, përditë po shihte me sy e po dëgjonte me vesh si po shumoheshin kumbaritë e zijoshëve me kolonë, ndërsa garat  vrastare mes koçobashëve të Zezës ishin trefishuar. Sa larg ishte dëgjua Krisma e pushkës së Malës,, natën që u dogj plemja e Trakaliçëve, tre herë më shumë ishin përhapur thashethemet se kush kundër kujt kishte shtënë me armë. Thirrja e emrit të Malës nga Krye koçobashi futi frikë në gjithë Zezën.Po atë natë Mala nuhati rrezikun. Duke njohur Krye koçobashin që nuk flet dy herë, më nuk u kthye fare në odë, por siç kishte dal për të parë zjarrin në lamën e Trakaliçëve, me pushkë nën sqetull, nëpër terr mësyu Mirushën.

Nuk ishte ajo vizitë e zakonshme e Malës, në orët e vona të natësnë Mirushë. AsMalit e as Malës, kësaj radhe nuk u kishte mbetur kohë për të mbështjellë nga një cigare duhan. Gara e koçobashëve kishte marr flakë. Edhe Mali e kishte pritur zgjuar vizitën e jaranit, pas asaj krisme pushke, që u dëgjua atë mbrëmje kur u dogj plemja e Trakaliçëve.

Për herë të parë, prej kur shoqëroheshin, që të dytë u ndien keq. Gjithçka dihej. Mali nuk kishte nevojë të dëgjojë asnjë fjalë nga shoku i tij. Ai e lexoi pa fol fare se çka ziente në kokë Mala. E dinte së duhej të bënte diçka për të penguar konfliktin e madh që mund të shpërthente. E dinte saktë ku mund të takonte Krye koçobashin, dhe çka duhej t’i thoshte. E dinte mirë çka duhej të kërkonte ngakrye koçobashi! U tha, u bë!

Kryekoçobashin ma lër mua dhe kjo punë merr fund këtu.

E pashë çka ndodhi! Dëgjova për një krismë pushke, por edhe për thirrjen e Krye- koçobashit! E pashë e po shohpër ditë! Po shoh e dëgjoj vetëm tëliga!Më mirë mos dëgjofsha, as mos pafsha!  Në Zezë janë bërë më shumë kolonë se zijoshë o Malë! Kolonët po na marrin tokën, po na vrasin, e na po vritemi mes veti ! A duhet të bëjmë diçka për pajtim sa nuk kemi rënë të gjithë në bela?

Po, prej nga t’ia nisim pajtimittë aq shumë belave o Maloo?

Të vazhdojmë aty ku e pat lënë Islihati, tha Mala me zë të ulët, sikur të fliste jermi. Po, i thërrasim edhe disa burra në emër të Islihatit!

A di çka Malo, ia preu fjalën Mali? Sefteduhet të pajtohesh time Brithyerin

Mala u step!Me dëshirë do të kollitej fort, por ngurroi nga frika se mund ta dëshpëronte jaranin para se t’i tregonte pse ka ardhur në këto orë të vona.Mali ia mbylli shtegun jaranittë tij mëtë dashur. Kryekoçobashi duhet të ndalohej me çdo kusht që të mos shfaqet serish, në Zezë.

Brithyerin e ke djalë të mixhës, o Malo, vazhdoi bisedën Mali! E ke pasur deri dje më shumë se vëlla, e moti nuk flet me të, për shkak të asajlaticelëndine, që e thuri  për ta bërë arë buke!

Mala,prapë nuk foli!

E kuptoi mirë ku po vriste fjala. E dinte që së pari vet duhej të falte, e pastaj të mësynte diku tjetër për pajtim.

Eh pra, pasi nuk fole, nesër do tëshkojmë në Zezë, në odë të Brithyerit, dhe aty do të përqafoheni së pari ju të dy, vazhdoi Mali.

Mala, prapë nuk foli. I humbi gjaku në fytyrë. Në vete po ziente inatin e moçëm. Nuk kishte harruarçka i pat thënë Brithyerit! “Ma përpara ta jap gruan, se që të lejojë të lëvrosh atë copë lëndine”!

Mali, atë që fliste një herë, nuk e kapërdinte më.

Ishte tepër vonë.Mala, më me dëshirë do të ikte nga konaku i Malit e të kthehej nëpër terr në shtëpinë e tij.Të ikte sa më larg, për të mos dëgjuar edhe një herë atë fjalën pajtim me Brithyerin. Në këtë çast, me qejf do të pranonte njëqind dajakë të Islihatit, se të dëgjonte këto fjalë që ia tha në sy jarani më i mirë i tij.

Dukej sikur përtypte inatin e madh që e digjte nga brenda. Vazhdoi ta gjykonte vetveten. Brenda tij nuk kishte përfunduar e liga e moçme.

Paska mesele kjo puna e pajtimit, i tha vetës duke  mërmëritur nën dhëmbë dhe duke gjëmuar thellë.

Së pari duhej nisur nga vetvetja. Rrudhi trupin aq shumë  sa iu duk sikur u zvogëlua. U shtrëngua fort dhe nuk foli më. Mali e kuptonte mirë edhe heshtjen, edhe rrudhjen e trupit të Malës.Ai qysh si fëmijë kishte parë mirë inatet e bashkëkombësve që sillnin vëllavrasje pa gjykuar drejt asnjëherë.

Po çka do të thotë dikush kur ne kërkojmë dorën e pajimit, ndërsa ti nuk flet tash sa vjet me Brithyerin, e përfundoi bisedën Mali me Malën dhe u shtrinë për të fjetur.

Malit nuk i flihej aq sa i flihet malit. Pa zdritur, duhej ta gjente ku është e ku nuk është Kryekoçobashi. Edhe Mala  vetëm po shtihej sikur po flinte. Tërë natën përkujtuan gjithë ato vrasje, zënka e bela për të cilat kishin dëgjuar nga burrat në odë, por edhe ato që po i shihnin vet me sy, pa mundur të bëjnë asgjë për pajtim deri tash. Dielli nuk i zuri në shtrat. Të dy ikën si era, para agimit.

Malau kthye në shpi pa u zdritur. Ai i besonte Malit  më shumë se vetës. Në çdo hap që bënte, duke u kthyer drejt shtëpisë, përpiqej ta bindte veten se Mali nuk ka lënë fjalën e tij peng deri sot. Gjithë kohën sa udhëtoi nga Mirusha deri në Zezë, Mala kujtoi çdo bisedë që kishte pasur prej kur e njohu Malin.  E krahasonte Mala fjalën e Malit me pemët e shartuara nga dora e tij që nuk kishin huq asnjëherë.

Flaka e  zjarrit në lamën e Trakaliçëve nuk i hiqej nga mendja, po aq sa thirrja kërcënuese e Krye koçobashit! Vetëm dështimin e ndërmjetësimit të Malit nuk e paramendonte dot.

Mali, qysh sa ishte fëmijë kishte kuptuar pse kishte dal në mal Dashi i Zezës. Kishte dëgjuar nga dora e parë rrëfimin, pse aikishte vrarëDukën e Dangallëve para dyerve të oborrit të tij, duke u kthyer nga mali me qerren ngarkuar me dru.Kishte dëgjuar edhe për rixhanë e Dashit që ua kishte drejtuar zijoshëve përlëçitjen e Dangallëve. Kishte kuptuar pse Becit të Zezës nuk i kishte hëngër palla për rixhanë e Dukës, pasi vetë ndjehej koçobash mbi të gjithë koçobashët. Becit nuk ia kishte ndryshuar mendjen as plumbi që pat marrnë bark nga pushka e Dashit dhe kishte vazhduar me të vjetrën, derisa një ditë u përballëedhe me Maleshin.

Mendonte Mali i ri pse vriteshin njerëzit për aq shumë gjëra, edhe për çikërrima të vogla fare, për të cilat gjithmonë  mund të gjendej zgjidhje e pajtim.

Të gjithë e mbajnë mend mirë,si Malii Mirushësia kishte dal të pajtonte njerëz edhe kur dukej e pa mundur.Në moshë fare  të re,ai më shumë se një herë, ishte dëshmuar i mençëm,i drejtë, trim e guximtar.

Në orët e vona të një mbrëmjeje vjeshte, Trakaliçët, pasi nuk ia kishin hapur derën e oborritKryekoçobashit të nahijes,aiuakishte djegurplemen me ushqimin e bagëtisë.Zjarrin e kishte parë gjithë fshati, por askush nuk kishte marrëguxim të shkonte për ndihmë.Atë natë, megjithëse shumëkush e dinte seRaxhepi i Trakaliçëve kishte marr pushkë me leje, nuk i shkrepi fare. Nga kodra përballë,Malai pezmatuar,duke shikuar zjarrin, kishte shtënë me pushkë në ajër, pa i vajtur mendja se bashkë me Krye-koçobashin, ndoshta mund të ishte edhe jarani i tij,Mali.

Krye koçobashi i nahijes, më të dëgjuar krismën e pushkës, kishte thirr me zëMalën!

O Malooo! Nesër mbrëma,e ka rendin plemja jote!

Thirrjen eKrye koçobashit të nahijes e kishte dëgjuar mirë edhe Brithyeri, i cili me keqardhjepo shikonte zjarrin, që dukej i tëri nga oborri i tij, por as ky e as edhe një zijosh tjetër nuk morën guxim të shkojnë për ndihmë.Djegia e plemes së Trakaliçëve shtoi plasaritjete marrëdhënieve edhe ashtu të këqijames zijoshëve.

Zjarrin e kishte parë gjithë lagja e Malës, por as njëqind vjet më vonë, nuk kishin pushuar thashethemet dhe nuk ishte kuptuar e vërteta pse sejmenët e Kryekoçobashit dogjën plemen me ushqim e bagëtisë së Trakaliçëve.

Kolonët me vite kishin përgatitur kurthin. Kishin parë mirë zhvillimet në terren dhe vështirësitë me të cilat po përballeshin zijoshët. Ata që morën armë me leje nga pushteti, kishin rënë në grackën e armikut. Me vetëdijeapo pa të, shtimi i vjedhjeve u shërbeu kolonëvepër të përgatitur planin e armatosjes së zijoshëve me leje. Hajnat nuk zgjidhnin prenë. Vidhnin zakonisht bagëtinë që ishte ekzistenciale për jetën e fshatarëve.   Ankesat shtoheshin përditë.Hajnia po i leverdiste pushtuesit, e në anën tjetër po dëmtonte rëndë jetën e fshatarëve, të cilët edhe ashtu ishin në gjendje të mjerë ekonomike.  Edhe pasi ndonjë zijoshë mori armë me leje nga pushteti, vjedhjet po vazhdonin.

Ata zijoshë që morën armë me leje u ballafaquan me kërcënimin e prerë të Kryekoçobashit. As historianët e kohës nuk u morën asnjëherëme të vërtetën easaj ngjarjeje, e cila udhëtoi ndër breza,mbuluar me velin e misterit. Nuk u kuptua kurrë, as pse të nesërmen Kryekoçobashinuk dogji plemen eMalës, duke lënë peng kërcënimin që ia kishte bëri me zë, natën që dogji plemen e Trakaliçëve.

Kjo puna e shartimit të pemëve nga Mali, me viteishte bërëmit. Rreth kësaj puneishin thurë edhe tregime. Nëse iu rastisë të vizitoni Zezën, edhe një shekull pas , ndonjë zijosh plak, për një trung të moçëm dardhe a molle, pa ngurrim do t’iu tregojë se atë e ka shortuar Malii Mirushës.

Jo vetëm zijoshët,por edhe fshatarët tjerë, me bindje flisnin se ai që sharton pemë duhet të jetë rritur fëmijë i shëndoshë, pa asnjë të metë fizike. Madje, duhet të ketë  lindur kur është hëna e plotë. Nëse shorton a mbjell diçka, çdo punë  e  tij ka sukses.Duhet të shortojë që kur nisë të forcohet hëna e derisa ajo të bëhet e plotë. Kur hëna është në të sosur nuk duhet të mbjellë, as të shartojë. Atij që sharton, që ka këto tipare të lindura, nuk i huq asnjë short. Bile,  për të pasurshortet jetë të gjatë, shartuesi duhet të jetë dëshmuar edhe me pjellori të shëndoshë. Atij që është steril  nuk i zënë fill shortet. Edhe nëse i zënë fill, ato pas pak kohe thahen me gjithë  rrënjë. Kjo dukuri ishte dëshmuar shumë herë, kështuqë Malin e çmonin të gjithë ata që e njihnin.  Puna që bënte Mali me aq shumë  dashuri shihej kudo. Të gjithë besonin se ai ka trashëguar natyrshëm edhe pajtimin e njerëzve edhe vendosjen e  drejtësisë si duhet.

Gjithë fshati Zezë kishte pritur në ethe paraqitjen e Kryekoçobashitnë mbrëmjen tjetër, por ai nuk qe parëandej.Të nesërmen kishte mbretëruar heshtje e plotë. Në besë të pathyeshme të Malit, kishte shpëtuar pa djegur plemja dhe ushqimi i bagëtisë në lamën eMalës. Rrëfimet autentike të ngjarjeve që i kanë mbijetuar kohës, gati kurrë  nuk  janë marrë parasysh nga historianët e mëvonshëm, dhe fare pak nga tregimtarët e rastit.

Malin e respektonin të gjithë, jo vetëm për trimërinë e dëshmuar, por edhe për drejtësinë që ndante edhe në ato raste ku pak kush mund të ndërhynte. Për çudi, gjithë kohën emri i tij zihej në gojë fare pak, por gjithmonë në çastet vendimtare. Vetëm pleqtë e urtë, në heshtje kanë rrëfyer dashurinë dhe respektin e madh që kishin për Malin e Mirushës.

Që kur rritishtatin, ai nuk kursente veten për të ndihmuar njerëzit në hall. Shoqërimi me Malën e solli në arat e Zezës,  të njohura me shumë dardha e molla të egra. Këtu, ai shkëlqeu me gjithë dashurinë e tij ndaj pemëve.Ai shortonte pemët e egra krejt nga dashuria. Kënaqej qysh si fëmijë kur shihte shortet që kishin zënë fill e po rriteshin të shëndoshë.Në shumë ara të Zezës,  të Mirushës, të Thanës e të Lajthisë,aty këtu, edhe njëqind vjet më vonë, akomaka pemë që i ka shartuar Mali dhe ende japin fryte.

Shumë dhembje kishte parë e përjetuar si fëmijë. Kishte mësuar për rolin e kryeplakut të fisit dhe detyrën e tij. Që në fëmijëri kishte filluar të  mësojë rolin e pajtimtarit edhe kur moshatarët e tijziheshin duke lozur me kleçka në lëndina. Mali po mendonte për pajtim të njerëzve para se të vriten ata.

Shumë herë i shkoi mendja të pronat pa pronar që ishin bërë mollë sherri për përplasjet e vazhdueshme të zijoshëve, por për këtë nukmendonte askush.

Po vriteshinnjerëzit për rrugë dhiare këmbësorësh, për ujë bunari, për një vishkull mali apo pse një lopë ka dëmtuar disa bimë  misrin në arën e dikujt! Mali, shpeshherë pyeste veten, pse nuk bashkohen bashkëkombësit e tij për të luftuar kolonët, që ua kishin marr tokën, arat e livadhet deri në derë të shtëpisë?

Ngatërresat  për ujë krojesh, për mrize e kullosa, për një hu gardhi, për një pulë a për një zog, po merrnin jetë.

Mali kishte mësuar pse ishte venitur fjala e kryepleqve të dikurshëm.Bajraktarët kishin zëvendësuar kryepleqtë, por nuk  kishin sjellë asnjë të mirë për fshatarët. Një koçobash taravol,hamshor me titull bajraktari,kishte marrnë dorën dhe mëshirën e tij gjithë fshatin apo edhe një fis të tërë.Ai vendoste drejtësi me  kutin e vet.Me kalimin  e viteve, kryepleqtëgatiishte harruar.

Bajraktari me gradë e flamur të dovletit mund të vendoste edhe aso rregullash të cilat nuk i kishin parë as dëgjuar ndonjëherë pjesëtarët e fisit.

Me kalimin e viteve, kryepleqtë ishin zëvendësuar nga bajraktarët, por edheshumë fshatra e fise nuk pranuan kurrë gradim të tillë.

Pushtuesi ia kishte dal të thyejrezistencën e fiseve të njohura duke i ndarë e përçarë më bajraqe.

Me kutin  e bajraktarit, gjithçka ndryshoi sa i përket ndarjes së sipërfaqeve të fushave, maleve, kullosave e livadheve, që deri atëherë ishin të përbashkëta për të gjithë fshatarët.

Shumë kohë,disa fisenuk iu kishin konisë  urdhrave e marifeteve të reja të bajraktarëve.

Kishte ndodhur që dikush t’ia kthente bajrakun pashës, pasi nuk vendoste dot rregullat e reja në trevën e tij.  Revoltat kundër bajraktarëve kishin zgjatur me vite, po aq sa pushtimi osman. Disa bajraktarë kishin paguar edhe me kokë gradimin që morën nga lakmia.

Kishte ndodhur që tëcaktohej bajraktar i një fisi ndonjë koçobash nga një fis krejt tjetër.

Mali i ri kishte mësuar shumë edhe nga rrëfimet e dëshmitarëve që i kishin mbijetuar kohës. Ai kishte dëgjuar pse ishin vrarë edhe jo pak bajraktarë. Nëpër kokë i silleshin rrëfimet si një fshatar ka mbytur me guxhumFilan bajraktarin e fshatit Shurrëpelë. Edhe sot dihen vendet ku është mbytur secili bajraktar. Në rrugën që trupon arën mbjellë me shalqi në fshatin Shurrëpelë është vrarë bajraktari i këtij fshati. Karaxhën, kur u bë bajraktar, e kanë vrarë atje në sokakun e Qershive të Zezës, i cili sot është mbyllur nga ferrat, pasi andej më nuk kalon askush. Bjaraktari i fshatit të Mëllenjave qe zhdukur pa gjurmëlarg përtejGurit të Gjatë, në bjeshkëne Gurishtës dhe trupi i tij nuk ishte gjetur asnjëherë.

Organizimi fisnor kishte rrënjë të thella dhe po jetonte vetëm larg në male, andej kah ushtria pushtuese nuk shkonte asnjëherë.Mali kishte kuptuar mirë sesi zijoshët akoma ruanin me xhelozi përkatësinë fisnore dhemburreshin me të.

Në çdo bisedë rasti, pjesëtarët e Bajrakut ishin të detyruar që në fillim të thonë se cilit bajrak i përkasin për të marr fjalën, pasi as bajraqet nuk ishin të barabartë mes tyre.

Megjithëse organizimi fisnorishte shumë më i vjetër,bajraqet, hap pas hapi, po dalloheshin gjithnjë e më shumë me pushtetin e tyre të pazakonshëm.

Mali kishte mësuar  psezijoshët ndryshuan besimin, dhe si shumë objekte kulti kishin mbetur të shkreta. Shumë prej tyre qenë rrënuar nga dhembi i kohë, por disa mbeten në këmbëfal rojeve që vendosnin bajraktarët në ato objekte. Ata pak zijoshë që nuk ndryshuan besimin e vjetër mbeten shumë kohë edhe pa shërbyes fetar, ndërsa për roje të faltoreve as që mund të bëhej fjalë. Zijoshët, edhe pasi morën fenë e re, objektet e moçme të kultit dhe varrezat e besimtarëve të tjerëi respektonin si të shenjta dhe nuk i dëmtonin.

Pasi qenë vendosur nën mbrojtje të Lartmadhërisë, kishat ortodokse i ruanin zakonisht zijoshëtqë ishin konvertuar në fenë myslimane,pasi nuk mund të gjendejdikush tjetër që pranonte një detyrë të tillë. Kishte ndodhur që edhe bajraktari të caktonte vet rojtarët e kishave, kur ato gjendeshin në trevën e bajrakut përkatës.

Me vendosjen e kolonëve, pushteti i ri sllav, ata që ruanin kishat ortodokse, i gradoi me titullin Vojvodë dhe ata edhe pse zakonisht i përkisnin ndonjë bajraku, më nuk quheshin bajraktar por Vojvodë..

Në fshatin e Malit  nuk kishte pasur kurrë objekti fetar të asnjë religjioni. Kur u vendosën kolonët serb, pa vonesë, aty  ndërtuankishë të re ortodokse.Asnë Zezë askush nuk mban mend të ketë pasur objekt fetar, megjithëse ka gjurmë të moçme të ekzistencës së tyre.Edhe kur ndryshuan besimin, zijoshëtkurrënuk ndërtuan as xhami në fshatin e tyre. Për habi,ata, kurrë nuk ndërtuan as shkollë. Edhe kur u hapën shkollat në gjuhën e zijoshëve, fëmijët e tyrevijuan mësimin në dy shkolla të fshatravemë të afërme.Megjithëse,zijoshët e Zezës u shkollua më shumë se të tjerët, në gjithë trevën prej njëmbëdhjetë fshatrash, kurrë nuk kanë bën ndonjë vepër madhoreqë do të mbahej mend në fshatin e tyre.

Mirusha e Zeza ishin larg njëra tjetrës me kilometra të tëra.Male e kodrina me kullosa e kaçuba, shkurre lajthie, kulumbrie, thanash, murrizi, kaçe e mështekne, lisa frashri,bungu e qarri,  që nga Zeza, tejpërtej Mirushës,shtrihennë gjatësi e gjerësi 20-25 kilometra. Nga gjithë ajo pjesë kodrinore malore,zijoshët janë furnizuar me dru për djegie me dekada. Edhe ndonjë familje e rrallë që ishte vendosur në ato male, bukën e siguronte diku tjetër, pasi ato pak ara që kishin hapur ishin të liga fare.

Mali e Mala iu përkisnin dy familjeve të forta të asaj kohe, por asnjëra nuk i takonte ndonjë Bajraku.Të ballafaquar përditë me dhembje e vuajtje të mëdha, Malite  Malësas iu kishte shkuar mendja për përkatësinë  fisnore të tyre. Ata mendonin natë e ditë për pajtimin aq të domosdoshëm tëaq shumë familjeve që po vuanin nga aq shumë rraxha, konflikte, rrahje e vrasje që ndodhnin,jo vetëm mes fiseve e bajraqeve, por edhemes vëllezërish.As njëri e as tjetri, edhe kur u bënë shokë të pandarë, siç i quanin shokë për kokë, nuk u morën me origjinën fisnore të tyre, megjithëse të tjerët e dinin se ata nuk i përkisnin të njëjtit fis.

Mali kishte mësuar, seaskush nga fshatarëtnuk kishte ndonjë dokument mbi pronën që punonte e shfrytëzonte asokohe. Pasi këtë gjendje e njohu edhe nga afër, pushtuesi sllav e pa mirë se do ta ketë më lehtë kolonizimin dhe përvetësimin e shumë sipërfaqeve të kullosave e maleve të dendura që nuk kishin titullar pronësie me ndonjë dokument.

Kolonët që ishin vendosur edhe në Mirushë, përditë mësonin zakonet e shqiptarëve të kësaj ane. Kuptuan se shumë familje, fise e bajraqe janë në gjak mes tyre. Ata edhe i nxisnin për thellimin e kësaj të lige shfarosëse sa herë iu jepej mundësia dhe këtë e bënin përmes njerëzve të ligj.Vëllavrasjet, në të shumtën e rastevebëheshin nga mospajtimet për të ndarëapo për të shfrytëzuar gjithë ato sipërfaqe tokash, malesh, livadhesh, kullosash e krojeshqë kishin përreth.

Derisa kolonët vendoseshin kudo në të ashtuquajturat toka pa pronarë,askush nga zijoshët nuk e bëri të madhe këtë punë. Në anën tjetër, duke jetuarzie më zi,kur ndonjë shqiptar  synonte të zgjerojë pak tokë, menjëherë behej cak i sulmeve të gjithë fqinjëve të tij zijoshë.

Prishja e Malës me Brithyerin

Dy pretendues për titull koçobashi të fshatit Zezë, harruan jaraninë që kishin për shumë vjet dhe atë e shndërruan në hasmëri për gjak. Brithyeri e Mala, megjithëse ishin kushërinj të afërt, bijtë e  dy vëllezërve, më nuk flisnin mes tyre. Malaishte më i pasur se Brithyeri. Të dy i përkisnin të njëjtit besim dhe ishin bijtë e dy vëllezërve, por dallonin goxha shumë. Brithyeri falej rregullisht, pesë herë në ditë, ndërsa Mala nuk falej kurrë. Megjithëse Brithyeri nuk pinte raki fare, Mala pinte shumë, por kjo nuk qe shkak iprishjes mes tyre. Zijoshët e tjerë, me tallje i thoshin Brithyerit; lutu ndonjëherë edhe për Malën, ndoshta e shpëton zoti nga ferri

Kur marrëdhëniet mes Malës e Brithyerit ishin helmuar fare, Mali, krejt në heshtje, ndaras, kishte bërë punë të madhe për pajtimin e tyre.Ai ndiqte me vëmendje egërsimine luftës meskoçobashëve të Zezës.

Zijoshët kishin mbetur peng, jo vetëm të mosmarrëveshjeve e belave të moçme, por po shkaktonin edhe të tjera. Barinjtë e shumë fshatrave përreth Zezës njiheshin mirë me njeri tjetrin dhe ata ishin bërëtellall të lajmeve për krejt çka po ndodhte, jo vetëm në dy këto fshatra, por edhe për shumëtë tjera largpërtej tyre.

Mala që kur ishte bërë djalë i rritur lakmonte të dallohej si koçobash i fshatit Zezë. Atë pozitë e lakmonte edhe Brithyeri , megjithëse e donte Malënsi vëlla. Thonë seBrithyeri ishte me shtat dy herë më i zoti se Mala. Deri në ditën që Brithyeri vendosi të zaptonte pak tokë të re në Haxhizabel, nuk kishin pasur zënka mes tyre asnjëherë. Ditën që Brithyeringulihunjtë përqark parcelës së lëndinës të cilën do ta bënte arë, plasi e zezë-dita.

Përrallat mbarojnë aty kur flasin dëshmitarët e ngjarjes.

Brithyeri nuk kishte ku të zgjerojë edhe një pëllëmbëare, përveç andej nga lëndinat e moçme që akoma i shfrytëzonin gjithë zijoshët për të kullotur bagëtinë.

Po atë ditë që Brithyeri nguli hunjtë për të kufizuar arën e re, Mala i tha shkurt se, më përpara do t’ia jepte gruan, sesa ta lejonte të zaptonteatë copë lëndine në Haxhizabel.

Prishja e Brithyerit me Malën shkoi shumë më larg. Mes tyre nuk mbeti asgjë nga shoqëria e moçme që kishin me vite. Nuk u deshtë ndonjë zënkë tjetër që ata të dy të mos flisnin më mes veti.

Në Zezë kishte edhe zijoshë të tjerë që synonin pozitën e koçobashit të fshatit.Bile, Beci i Zezës, babë e babagjysh, e konsideronin veten koçcobash, jo vetëm të Zezës, por të gjithë nahijes

Kur Zezën e pushtoi Austro-hungaria,Brithyerinuk ndenji duarkryq. Shpejtoi për të vendosur kontakt me Miftarin e katundit, të cilin pushtuesi i ri e kishte emëruar kryetar të Komunës.

Që nga dita e parë kur filloi punën si kryetar i Komunës,Myftari kishte ndërmend që të lejojë fshatarët të lëvrojnë mjaftë sipërfaqe lëndinash, që aso kohe kishte me shumicë, pasi ai kishte kuptuar shumë më herët nevojën e zijoshëve për të hapur toka të reja.

Hapin e parë e bëri Brithyeri. Ai bisedoi shtruar me Myftarin, por ky i tha që të mos ngutej, por as të mos bënte ndonjë zënkë me pasoja.Brithyeri thuri arën dhe mori pushkë për ta mbrojtur, pasi Mala kërcënohej se do t’ia digjte gardhin rreth arës edhe të mbjellat. Shpërthimin e vëllavrasjes së madhe, nuk ndodhi falë gjakftohtësisë së Brithyerit me vëllezër, por edhe të disa fshatarëve që mendonin më qetësi.

Mali i Mirushës kishte autoritet të madh, por kurrë nuk imponohej. Me secilin zijosh bisedonte ndaras, larg syve e veshëve të të tjerëve, për t’iu ikur thashethemeve të shumta që   shpeshherë bëheshin edhe shkaktare të vëllavrasjeve mes zijoshëve.

Nuk i keni penguar kolonët serbë që na i morën tokat tona deri në prag të shtëpisë, ndërsa tash doni ta pengoni Brithyerin për një laticëlëndine, këtu në Haxhizabel, iu tha shkurt Miftari, të gjithë atyre zijoshëve, atë ditë që ia mësynë zyrës së kryetarit të komunës.

Po atë ditë që u kthyen të pashpresë nga komuna, zijoshët më nuk i thanë asgjë Brithyerit, por, në një mënyrë a në një tjetër, e lëçiten familjen e tij. Edhe ky fakt, ndikoi që ai  të ndjehej keq, por nuk kishte nga t’ia mbante. Zijoshët, ia dëmtuan shumë herë të mbjellate Brithyerit. Ia vodhën edhe duajt e drithit në arë, por familja e tij ndenji gjakftohtë. Kështu, ajo arë mbeti pronë e Brithyerit edhe deri atëherë kur në pushtet erdhën komunistët dhe nacionalizuan gjithë kullosat dhe malet e kësaj treve. Zijoshët më nuk kishin nga t’ia mbanin. E thërrisnin njëri tjetrin së paku në festa apo vade dhe dosido u vendos njëfarë paqe edhe mes Brithyerit dhe Malës

Pushtuesi serb, duke parë shumë hajna që kalëronin natën e ditën, që plaçkitnin këdo që arrinin, evidencoi mirë e mirë një numër familjesh të njohura, të cilave iu ofroi armë me leje, me pretekst të sigurisë së shtëpisë dhe pasurisë.Pre e këtij kurthi në Zezë, nuk ravetëm Mala por edhe Rexhepi i Trakaliçëve me tre zijoshë të tjerë.

Sa kalonte koha, Mali po kërkonte shtegdalje nga kjo  gjendje e rëndë që ishte krijuar e që nuk kishte ndodhurmë herët.Fjalët përcilleshin shpejt nga veshi në vesh se kush janë këta njerëz. Mali  e kishte kuptuar që Mala ka marrë pushkë me leje.  E dinte edhe pse Malae mori pushkën, pasi ishte lodhur nga hajnat. Megjithëse ishte më i ri se shumë shokë bashkëmendimtarë, Mali po vepronte me mençuri për pajtimin e njerëzve. Një ditë,Mali, sëpajtoiBrithyerin dhe Malën duke mbyllur një plagë të rëndë mes tyre.

Ma kalimin e viteve, ngjarjet po rridhnin rrufeshëm. Hasmëritë ishinshtuar tej çdo mase. Titullin e koçobashit e lakmonin edhe shumë zijoshë të tjerë. Beci i Zezës, që mbante pushkë, që nga koha e mbretit,e me të cilën kishte vrarë disa njerëz, edhe larg Zezës, hapur pretendonte pozitën e koçobashit të fshatit, pasi siç thoshte ai,  edhe i ati i tij,Rruli kishte qenë koçobash.

Zullumi i zijoshëve ndaj njeri tjetrit shtohej përditë.

Maleshi, i vëllai i Malës, sapo ishte bërë burrë dhe ishte martuar. Krejt papritur, një ditë duke mbyllur një shteg gardhi arash, për të mos hyrë bagëtia në misër, u ballafaqua me Becin,i cili ngado që kalonte, pushkën e mbante me veti. Maleshipasi kishte thurë shtegun, nuk e lejoi Becin të kalonteandej. Beci, ashtu siç ishte hipur mbi kalë, goditi me kamxhikMaleshin,.  të ciliti dogji shpina dhe iu dridh trupi. Nuk ishte kjo ndonjë zënkë e madhe, por aso kohe, t’i japësh dikujt qoftë edhe një flakaresh, derdhej gjaku.Edhe një zënkë e vogël  rritej shpejt për t’u bërë shkak për vrasje.

Beci që njihej për shumë rraxha, vite përpara kishte vrarë dy burra në fshatin Shurrëpelë.Ai i shpëtoi me fat edhe plumbit që ia dhaDashiduke e plagosur në bark. Beci, më parë kishte vrarë edhe një burrë Shaljan të fshatit Shpat. Pasi, aso kohe gjaku merrej duke vrarë këdo nga fisi i vrasësit, Shaljanët vranë bariun plak,Aliun e Zezës duke ruajtur delet, vetëm pse ishte  i fisit Gash, të cilit i  përkiste edhe Beci.

Për fare pak ditë, kamxhiku i Becit mbi kurrizin e Maleshit ishte shndërruar në rrufe thashethemesh. Për ngatërresën me Becin, Maleshinuk iu kishte treguar as vëllezërve në shtëpi.Një ditë të kobshme, ai i doli në pritë Becit të Sokaku i Qershive. Aty mori fund çdo gjë.Maleshi mbyti Becin me shat. Familja e madhe e Malës ra në gjak. Një familje me njëzet e pesë anëtarë mbeti mbyll. Mali kishte kuptuar me kohë lajmet e zeza. Ai po kërkonte shteg pajtimi me çdo kusht, jo vetëm për këtë rast, por edhe shumë të tjerë.

Mali e Mala kishin filluar të mendonin si të pengonin vrasjet e reja, por edhe të pajtojnë shumë ngatërresa para se të vriteshin njerëz të tjerë. Ata kishin vendosur të bëjnë hapa serioz për pajtimin e fshatarëve. Mala kishte ven re se Mali gjykon drejt dhe e mban fjalën çdo herë.Kështu, ai do ta thoshte fjalën e fundit.

Malii Mirushës shihte mirë zhvillimin e rrjedhave të rrezikshme.

Maleshi, pasi mbyti Becin, nuk iu dorëzua organeve të rendit, që edhe ashtu nuk ishin të interesuara për atë që ndodhte çdo ditë.

Në ndërkohë edhe i vëllai i Brithyerit, Sykani bëri një bela tjetër duke u ngatërruar me Shaban Xekrrin, i cili ia kishte dhënë dy-tre shpulla pse e ka gjetur në malin e tij duke prerë një vishkull.Brithyeri me tre vëllezër dhe tre kushërinjrrahën për vdekje Shaban Xekrrin me pesë vëllezër. Lajmi ishte përhapur shpejt dhe xhandarmëria kishte arrestuar Brithyerin së bashku me tre vëllezërit. Mala e kishte njoftuar Malin për ngjarjen. Bashkuan edhe shokë të tjerë për pajtim në fshat.

Asokohe, kur askush akoma nuk dinte shkronjat, Mali e Mala po punonin për formimin e një këshilli të pajtimit. Vendosën të veprojnë siç kishte vepruar më herët Islihati. Do ta vazhdojmë këtë punë në emër të Islihatit i tha MalaMalit. Ashtu thanë dhe ashtu bënë. Së pari i njoftuan të hasmëruaritpër pajtim, por gati askush nuk iu përgjigj me gatishmëri. Mali e Mala tubuan edhe shumë burra të tjerë.

Mali kërkoi ndihmë nga çdo njeri shpirtmirë që njihte.Ai bashkë me shumë burra, së pari vizituan konakun e familjes së Becit të vrarë nga Maleshi.  E shoqja e vejë e Becit  nuk i priti mirë. Ajo kishte një djalë të vetëm, por nuk donte pajtim në asnjë mënyrë. Ky këshill pajtimi, që veprontenë emër të Islihatit, kur palët në hasmëri nuk pajtoheshin me fjalë, kishte njerëz të caktuar për të përdorë edhe dajakun. Në këtë rast, ata përdorën edhe dhunë fizike ndaj të shoqes së vejë të Becit, por kot. Më në fund menduan edhe për kompensim të gjakut. Vendosën që i vëllai i Malës t’i jap dy hektarë arë familjes së Becit të vrarë. Kështu Mali me shokë arritën një pajtim të madh që ishte bërë rrezik për gjithë Zezën.

Mala me Malin shkuan shumë herë edhe në shtëpinë e Shaban Xekrrit për të pajtuar atë me familjen e Brithyerit. Pas shumë bisedash të gjata, Shaban Xekrri, ia fali rrehen Brithyerit. Pas pajtimit, Brithyeri së bashku me tre vëllezërit u liruan nga burgu, por ajo verë u shkoi huq. Ata nuk kishin arritur të mbjellin asgjë në ara, dhe kështu as nuk patën çka të korrin në vjeshtë. Një vit jetuanzi e më zi duke kërkuar drithë hua për bukë nga miqtë e shokët. Mungesagjashtëmujore nga punët e verës, aq sa qëndruan në paraburgim, doli të ishte dënim i rëndë me skamje. Brithyerime katërmbëdhjetë anëtarë të familjes duhej të priste vitin tjetër për të mbjella.

Derisa çeta e Azemit po jetonte në male dhe në konakët e besës në fshatin Ticë, dikush kishte vjedhur shtatë krerë lopësh.Lajmine kishte marr edhe xhandarmëria austriake, dhe për këtë  mund të akuzohejçeta kryengritëse e cila gjente strehë shumë herë në këtë fshat.

Mala e Mali kishin bërë çmos për të zbuluar kush kishte vjedhur lopët,për të mos ia hedhur fajin çetës.Për pak kohë, ata kuptuan edhe emrat e vërtetë të hajnave që larg nga Zeza kishin vajtur për të vjedhë në Ticë. Këshilli i pajtimit vizitoi të atin e hajnave, Micin, të cilit i thanë shkurt; për të shpëtuar nga ndonjë bela më të madhe, duhet  të paguanilopët pa fjalë. I treguan mirë e mirë,se djemtë e tij i kanë vjedhë dhe shitur lopët. Miciplak mbeti pa shtegdalje dhe si me shpoti i tha Malit:pleqtë,këtyne herë thoshin;çka huptë mos u gjendttë”!

Jo Mic! Hajnat janë gjetur dhe ata janë djemtë tuaj,ia priti shkurt Mali!

Jo ishalla, tha Mici!

Po ishalla, iakëputi shpresat Mala! Djemtë tuaj i kanë vjedhur lopët dhe ke për të paguar!

Katër djem të Micit ishin zënë me kopresh për dore. Mici u deshtë të paguante lopët e vjedhura.Djemtë e tij kishin vjedhur larg fshatit të tyre, për të humbur gjurmë dhe për t’ia lënë fajin dikujt tjetër. Mali e Mala me shumë burra po bënin një punë të madhe pajtimi, që nuk harrohet as sot pas një shekulli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here