Papërgjegjshmëria e qytetarëve infekton dy mjekë dhe tre infermierë: Dyshohet për një rast tjetër

Situata që ka shkaktuar koronavirusi në vendin tonë për pak mund të përsërisë të njëjtin skenar si me Italinë.Çfarë nuk duhet të ndodhë në këtë histori, është infektimi i stafit mjekësor i cili për fat të keq në Shqipëri ka “firuar”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga të dhënat e ditës së sotme janë infektuar edhe një mjek dhe 3 infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.Stafi është infektuar nga një pacient i cili është vizituar nga një afërm i tij që vinte nga Italia. Ai nuk ka treguar se nga vinte.

Po kështu ka ndodhur edhe në Durrës me pacienten 73 vjeçare e cila humbi jetën para pak ditësh nga koronavirusi.Fakti se nuk ka treguar se po vinte nga Italia, ka bërë që një mjek në këtë spital të rezultojë i prekur nga Covid-19, duke e çuar numrin e personelit mjekësor të infektuar në 5, pa marrë parasysh rezultatin e analizave të personelit shëndetësor në Fier, me të cilet duket se është përsëritur e njëjta histori.

ABC News ka mësuar se dyshohet se edhe në QSUT një mjek reanimator është infektuar nga CoVid-19, por rrethanat janë ende të paqarta dhe Ministria e Shëndetësisë nuk e ka konfirmuar.Ndërkohë qeveria ka marrë masa për të parandaluar infektimin e stafit mjekësor. Kushdo që nuk tregon se vjen nga vende apo zona të infektuara nga Covid-19 do të gjobitet me 700 mijë lekë.Po ashtu ditën e sotme kryeministri Rama ka njoftuar se do të vazhdojë të marrë masa shtrënguese për të moshuarit duke i ndaluar të dalin nga shtëpitë, vendim të cilin do ta publikojë në vazhdim. Shqipëria ka regjistruar deri ditën e sotme 51 persona të infektuar, nga të cilët 9 persona vetëm sot. /abcnews.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here