PAQJA DHE NJERËZIMI . Poezi nga TAMIKIO L. DOOLEY (SHBA)

TAMIKIO L. DOOLEY (SHBA)

TAMIKIO L. DOOLEY (SHBA) është shkrimtare mjaft e njohur e vlerësuar me shumë çmime Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Ajo ka shkruar mbi 150 tekste dhe deri tani ka publikuar 86 libra. Dooley ka shkruar libra mithoplazi krimesh, triller misteresh, fantazi, ëestern, libra historik, romane, personazhe apikalitikë dhe të jashtënatyrshëm.

NDJENJAT

Ndjenjat janë pak sentimentale
S’do të thoja se ndjenjat janë trishtim apo mëshirë
Më tepër, them se janë diçka e përzierë
si diçka më të forta se trishtimi i pamposhtur.

Teoria s’do ta mundte
më shumë se një penel mbi faqe letre
Ose ndoshta një puthje e ëmbël nën mjekër,
apo një e prekur e lehtë mbi sup.

Ç’mund të jetë vallë?
Do të mund ta shuante trysninë e fortë nga trishtimi?

Dashuro penelin në faqe
puthjen nën mjekër,
rrahjen e lehtë mbi sup!

NDOSHTA…

Ndoshta çdo bekim
ka trajta e forma të ndryshme
aty ku mbërrin koha e ripëtëritjes,
ndaj relaksohu, udhëto!

Ndoshta erdhi koha për shplodhje…
Në vend të ripërtëritjes pusho në çdo rast…
Për ngjarjet më të rëndësishme të ditës
vjen ora e ngadhnjimit.
Trazo diçka brenda saj
qoftë edhe të vetmin bekim!

Erdhi koha për shplodhje…
Në vend të ripërtëritjes
relaksohu… udhëto!
E prapë rifillo!

PAQJA DHE NJERËZIMI

Në një botë ku njerëzimi po sfidohet,
forcat tona të brendshme shpesh na vënë në provë.
Por nga mësimet,
përpjekjet dhe këmbëngulja jonë
përforcojmë mbijetesën tonë.

Vendosmëria zhbllokon portat
vepra artistike që mishërojnë vlerën e njerëzimit,
Si komb,
Ne zbulojmë fatin tonë
duke u mbajtur fort pas njëri – tjetrit.

Në kërkim të virtytit dhe mendjemprehtësisë
qëllimi ynë është të gjejmë paqen
parzmoren e bukurisë njerëzore
që zbukuron Nderin.

Të gjithë le të bashkohemi
dhe të krijojmë veç Paqe!

NË ZEMËR TINGUJT E KËNGËS

Në zemër, tingujt e këngës
Meloditë e ëmbla luajnë në shpirt
Rrahjet e zemrës bëjnë muzikën simbolike
Nga një këngë dhe një kërcim.

Në zemër, tingujt e këngës dëgjoni!
Muzikën e një melodie të ëmbël e të vyer
Buzët pëshpërisin tekstet…

Ne i dimë fjalët…
Në zemër tingujt e këngës
na bëjnë të përkundemi,
sepse muzika na rrëmben shpirtin
duke na ngjitur diku lart përmbi re.

Në zemër, tingujt e këngës
vetë Qielli i dëgjon ëmbël
e në zemër vazhdon kënga.

TINGUJT E PIKAVE TË SHIUT NË KAFENE

Herët atë mëngjes isha në kafene
Zhurmat e pikave të shiut
spërkatnin dritaren…
plot njerëz u mbush dyqani

Dhe pashë fytyrën e saj të mrekullueshme
me një pikë shiu që i ngjante një loti.
Vetëm një lot, vetëm një lot
i përhumbur në kujtimet e rinisë sime
pikë e akullt e artë që më preku.

Kur kafenë time shijova
shija ma shpërndau trishtimin
edhe pse pika e shiut
nuk ishte gjë tjetër veçse një lot
një lot kisha që më rridhte pranë.

BORA ËSHTË NJË FESTË E BUKUR

Gështenja të pjekura në zjarr
nga dritarja shfaqen fjolla dëbore
që flokë – flokë bien jashtë
bien dendur papushim.

Gëzimi i festës mbulohet
me tapetin e bardhësisë si kristal
dhe ngrohtësia nga oxhaku,
aromën e biskotave me xhenxhefil
përhap në kuzhinë.

Vazhdojnë të bien flokët e borës
fjollë – fjollë papushim
dizenjim i festës perfekte.