PËR SHQIPNINË ETNIKE. POEZI NGA GJOK GRUDA

 

 

 

 

Të admiroj për pendën guximtare. Jo çdo gja në
tokë fluturon. Jo të gjitha punët shkojnë vaj.
Shoqëria e sotme ka përplasje të pakëndshme.
Po u pajtuam me të metat, po nuk e ngritëm
zanin bëhemi defakto bashkëudhëtar me të
keqen. Ju i nderuar autor, me këto germa
brilante tregon se “ndalu beg se ka handek”.
Është virtyt i malsorit, nuk e ulim kurrizin.
Jemi brumë Dardan me tharm ilir.Padrejtësive
u vendosim gjoksin para.Nuk e hamë sapunin për
djathë.Me të keqen nuk bajmë ortaki
(bashkëpuntor).Libri Mendimet e Mia është
dritare që Zoti Gjokë ja ka çelur të dy kapakët,

që ne shohim më larg.Nuk i çelim shteg asaj.

Jo, jo se na nëmë bjeshka. Geni ynë malsor në taban
ka nderën dhe besën për njeriun, ka atdheun dhe
mikun. Shoqëria e sotme po tronditet prej dëlirit
të demokracisë. I ka ik busulla nga dora, rruga e
identitetit kombëtar, është larguar në drejtim të
pa ditur. Jo, jo! Libri I autorit Gjok me titull “Mendimet
e Mia” i çermon, ua çjerr maskën e na fton, mos u

mashtroni nga lajkat apo Hipokrizitë e tyre. I dashur
autor. Të lumtë penda e t’u gëzoftë zemra. Me këto
burra trima e guximtar si Ju, Shqipëria qendron në
ballë të ZONJAVE, nuk dorzohet, nuk mposhtet dhe
as nuk gjunjëzohet.

 

Atje në Amerikën e largët atdhetari shqiptar FAIK
KONICA ka thanë: “Shqipëria këtu ka qenë”, por nuk
ka ditë me thanë: “KËTU JAM”. Me muzën tënde
i dashur autor e keni shprehur shkurt e shqip,
këtu është Shqipëria, Kosova, Çamëria, Shkupi,
Presheva, Tetova, Ulqini, Malsia etj. Këtu është
edhe Gjoka që <<bajoneta>> e tij çpon, nuk
të ledhaton, kur i largohesh të vërtetës apo të
drejtës, korsisë Atdhetare. Të shpon, të del përpara
dhe me kurajon Fishtjane vret, pret, thumbon e
fshikullon ato monstra që para Atdheut ma të
dashur kanë karrigen dhe dollarin, që mjaft
bukur i zbukuron vargjet:

Se deputetët shqipfolës janë banditë, hora e batakçinj,
E deputetët klysha e kopila, s’kanë nderë e as burrni,
E deputetët shqiptarë, atdhetarë tuj vra ose drogue nji nga nji.
Sa rrezik dhe tregjedi për ju atdhetarë e shkrimtarë në dhe t’zi!
Se brez mbas brezi familjen jua kanë dhunue, plaçkitë e zhbi…,
Me robnue Ilirinë-Dardaninë, shtrigat dhe shtriganat me kojshi,
Kasapët marksistë, nazifashistë, imperialistë, – deri në vitin 2000!

Po, po. Mirë ua the more Fishtjan, se për pare e
dollar me të vërtetë i shesin trojet, por edhe
fëmijët babë e nanë, sepse gjaku i tyre është nxirë
nga ”dollari shtrigan”. I dashur lexues i këtij libri.
Penda e autorit është shigjetë. Ajo ngulet pa mëshirë
ndaj veseve e të metave. Nuk tutet edhe as merr leje.

Me sa fuqi që ka gjuan. Fuqinë ja jep gjoksi atdhetar
i cili në majën e shigjetës gjendet kastrolli i
atdhedashurisë. Ndaj është goditëse e përvëluese.
Ai e perdor shigjeten me mbrojtë vatanin, kombin,
flamurin dhe të pambrojturit. Nuk pajtohet me asnjë

dashakeq, as me sllavin, as me grekun, as
me latinin, as me turkun, as me hebrejin, as me

çetnikun, as me komunistin, as me titistët apo
enveristët, as me amerikanin, biles as me klerin dhe
religjionet e tyre. Bukur e shkruan kur u thotë duke
gjuajtur me TOPIN E ZEMRËS:

Ta dini shqiptarë atdhetarë e besimtarë,
Në atdhe e kudo jetoni nëpër botë,
Përbuzi klerikët “politikano – tregtarë”,
Unë me sot besoj në DIELL, engjuj e ZOT.

 

Përbuzi vlla, kushri, nip e motër,
Nëse janë aktivë në “kazerma” fetare,
Ata veprimtarë mos paçin fmi në votër,
Që keqpërdorin qendrat shqiptare.

AH!!!, sa me afsh godet të metat e shoqërisë
shqiptare. Sa i egër dhe djegës është. Sa egër
e drejton shenjestrën ndaj veseve e fenomeneve
që njollosin kombin. Sidomos flakë merr kur i
dalin para spiuna, puthadoras, servilë, klysha,
kopila, matrapazë, qylxhi etj.
Ato që manifestojnë këto vese autori e mbush
topin me gjyle të randa. I godet pa mëshirë,
është armik i tyre, është uragan me pendën

e tij dhe na ban thirrje: Mbani hapur sy edhe vesh.
Kujdes rreth e rrotull, ai piskat:
Pasi u cofën idhujt bandit e kasapa,

Ju turrët besimit ma shumë se Papa,
Por ju kriminelë me këlyshë e imperialistë e tradhtarë,
Përsëri vratë, masakruet shqiptarët patriot e besimtarë,
Edhe e kthyet Shqipninë në qorsokak të pa parë.
Ju randoft dheu i huaj e trolli iliro – arbëro – shqiptarë.
E kurrë përjetë ZOTI dhe Atdheu, s’ka me ju falë.

Është dufi i zemrës patriotike i autorit që me shpirt
gjuan të shiturit, tradhtarët, batakçijt, kudo që janë,
brenda apo jashtë Atdheut.

PËRMES LIBRIT “MENDIMET E MIA” NA SERVIR
DRITË E DIJE QË PËR SHQIPNINË ETNIKE GJUMI
TË BËHET REHAT, KUR MENDJA E ZEMRA RREH
VETËM PËR VATAN.

Po e more librin në dorë, nuk të lejon me lëshu.
Të hipnotizon, të banë magji dhe ndjen sadifaksion
kur mbaron fleta e fundit e librit “Mendimet e Mia”.
Autori Gjokë ka në gen një magnet njerëzor,

aq sa i rrept, goditës, i ashpër me padrejtësitë
e dallaveraxhinjtë, është shumë, shumë miqësor
e human. Është njerzor dhe sa përzemërsisht i
qet në pah vlerat humane
të SHEJTNESHES TEREZE:

Moj Shqipni si DIELL me rreze,
Ti ke lindur NANËN TEREZE
Ndriçoi botën anë e mbanë
Gjithë njerzia e thirri NANË
Një jetë te tanë në shërbim të fesë
U lumturove me titullin SHEJTNESHË.

OHHH…!!! Sa bukur i këndon zemra autorit
(Gjokës) për vendlindjen. Sa amël i shkruan penda,
por edhe sa premtuese i flet zemra duke shkelur
nëpër rrugën e Naimit, Vaso Pashes etj. ku citon:

O vendlindja ime,
Me male e kodrina
Më linde e më bane burrë,
Në skamje e veshtirsina
Por betohet edhe shqiptarçe:

Unë botën e shëtita
Prej shtetit në shtet,
Ma të bukur se ty,
Askund s’kam gjet.

Ma mirë shqiptar i mirë
I pa fe ose rob n’atdhe,
Se shqiptar i mirë në botën e lirë,
Që nuk shikon hanë, e DIELLI nuk e nxe.

Ky duf zemre ekranizon bukur patriotizmin
legjendar të autorit që e shoqnon me vargjet:
Në atdhe asht: mirësia, bukuria, dashnia,
Pasunia, besimi, liria, njerzia, besnikëria,
Burrnia, krenaria, atdhetarizmi, shqiptaria.

Autori Gjokë, bukur e ven gishtin tek plaga.
Të mos harrojmë traditat, të parët tonë.Me vargje
poetike i lutet shumë për ta folur, se nga vështirsitë
në dhé të huaj ka pasur shkëputje për vendlindjen.
Por nep besë e premton se kurrë nuk harron të
parët e vendlindjen. Vargjet e shpalosin bindshëm
atë që ruan përbrenda zemra e tij:
Unë kurrë babë s’të kam harrue,
dhe gjithmon të kam kujtue,
Malsor, e malsore që kam takue,
për Ty babë thonë n’vorr kjosh bekue.
Me të gjitha e inventarizon jetën autori në këtë
libër, thumbon, godet, gjuan ashper çdo ves e
fenomen negativ dhe mirë ban.
I lumt.Por edhe dashurisë bukur ja dridh telat
e zemres. Dihet se jeta bashkeudhetare ka dashurinë.
Pa dashurinë jeta është si nata pa HANË.Sa amël e
me lezet na e ul perpara në tavolinë me vargjet:

Në shesh të Pejës u nisa me dalë,
Pashë një vajzë fryma mu ndalë,
E bardhë si bora n’bjeshket e Rugoves,

Kur flet shqip, mjaltë rrjedhë prej gojës.

Botimi i këtij libri të autorit Gjokë, është një
gjerdan që pasunon tabanin e kulturës shqiptare.
Çdo Shqiptar, i madh apo i vogël, burrë ose
grua, emigrant apo vendali, tek libri i Zotni Gjokës
gjen menynë e edukimit atdhetar, kombëtar.

 

Faleminderit i dashur Autor
Nga profesor Ruzhdi PODA

Shkoder, 18 gusht 2021

 

 

 

KRAJANES

 

Kur më puth Albina,
Ti je shpirt ma e mira.
Se je e amël si rrushi,
Dhe e nxeht si prushi.

Me flokt e gjata e syt e zi,
Porsi rrushi i pjekun në hardhi,
Ti ma e bukura në Shqiptari,
Unë krajane të dua veç Ty.

Detroit, 15 shtator 2015

Botue në gazetën “Nacional”
E dielë, 7 tetor 2018

 

 

DIBRANES

 

Kur më sheh moj dibrane,
Je ma e bukura ilirjane,
Se më nxe si DIELL e më shndrit si hanë,
Ti je yll polar për gjithë dynjanë!

Dibër, maj 2016

 

 

 

 

PEJANIA

Në pranverë, i shtymë prej mallit,
Në shesh të Pejës u nisa të dal,
Në breg të Bistricës,tek ura e zallit,
Pashë një vashë fryma m’u ndal.

Sytë e shkruem,vetullat si hark,
E bardhë si bora,në bjeshkë t’ Rugovës,
Si selvi dhe shtat bajrak,
Kur flet shqip, mjaltë nxjerr prej gojës.

Rrjedh Bistrica plot shkumë e valë,
Bashkë me ushtimën sjell freskimin,
Kumbon shqipja si lumë i gjallë,
Era e blinit ma shton ngazëllimin.

I fola pejanes me zemër në dorë,
“Ti kenke sërb” tha, që më flet pa më njoftë,
Jo, moj zemër i thashë, unë jam malësor,
Në atë çast i shpërtheu nji gaz i fortë.

“Më fal” tha, se kenke jabanxhi!
A kështu fol me çikat e Malsisë tande?
E mate veten mirë, zotni?
Se s’asht lehtë të flasësh me pejane!

Pejë, 11 maj 2016

 

 

 

KUKSIANES

 

Në Kukës shkova për vizitë,
Dhe unë nëja disa ditë,
E sot dola me shetitë,
Aty pari kaloj një çikë.

Unë me çikën dy fjalë fola,
Mu prezantua me emnin Flora,
Me kuksjanen u njoftova,
Dhe unë shpejt e përqafova.

Në lulishte shkuam me pushue ,
Herë tue qesh e herë tue bisedue,
Nisa flokët me ja ledhatue,
E ajo dorën t’u ma shtrengue.

Kukës, qershor 2016

Botue në gazetën “Nacional”
E dielë, 7 tetor 2018

 

JETON PËR JETË

 

Sa të ekzistojnë kombi shqiptar,
H
armoninë e ka në shpirt, sa të jetë gjallë,
K
angatarja e mrekullushme zen vendin e parë,
U
raton kombëtarët e mallkon çdo tradhtar,
R
uan melodinë popullore ndër ma të mirët kangtarë,
T
ë gjithë adhuruesit e dëgjojnë me mall,
E FEJZA
asht në shpirtin e shqiptarve atdhetarë.

Grudë, 6 korrik 2016

 

 

 

 

VLONJATES

 

Kur t’i puthi unë faqet Nora,
I ke t’amla porsi molla,
Kur t’i puthi unë sytë e tu,
I ke t’amla si rrushi zi.

Kur t’i puthi unë buzët e tua,
I ke t’amla porsi ftua,
Kur t’a puthi unë qafën e bukur,
E ke t’amël porsi kumull.

Kur t’i puthi unë cicat e bardha,
I ke t’amla porsi dardha,
Kur të puthi unë në kërthizë,
E ke t’amel si fishinzë.

Vlorë, korrik 2016

Botue në gazetën “Nacional”
E dielë, 7 tetor 2018

 

Fishinzë –asht fiku ma i miri dhe ma
i madhi në llojet e fiqve në botë.

 

 

 

 

 

 

LULJA N’ATDHE MUNGON

 

 

Derisa DIELLI të shndrisë tokën,
I
lirët do ta ndriçojnë botën,
L
ulja e bukur n’Atdhe mungon,
A
rbnorja e mrekullueshme këndon.

Gurët e malit lulen e dishrojnë,
E mijëra shqiptarë e adhurojnë,
Cicërimin e bilbilave kur e dëgjojnë,
Atdhetarët thonë erdhi kangtarja jonë,
Jetën n’Atdhe me kalue gjithmonë.

Grudë, shtator 2016

 

 

 

 

ATDHEU, JETA IME

Si n’Atdhe, ashtu nëpër botë,
Unë me shpirt jam patriot,
Luftoj pa pushkë e pa top,
Se pena ime asht plot barot.

Gjith’ anmiqt i shtrova për tokë,
Se s’besoj në aktivistë klerikë, por në patriotë,
As në partina por në liri e drejtësi deri më sot,
Tuj mbrojtë atdhetarët që derdhën gjak e lotë.

Lavdi për jetë dëshmorëve që nuk i harrojmë dot,
E kombëtarët rrnoshin n’Atdhe e kudo janë në botë,
Dhe njerzimi rruzullin tokësor për jetë e gëzoftë,
Banditët, terroristët e tradhëtarët, ZOTI i dënoftë!

Detroit, tetor 2016