“Pianistja 17 vjecarja Iva Zurbo, një talent i nivelit  europian , fiton cmimin “Yje qe shndrisin”

 

Gazeta  gjermane “Rheinische POST” vlerëson lart  pianisten e re  shqiptare   

 

Gjithashtu, ne stenden e Akademise Muzikore ne Munster , ish publikuar shkrimi ; ‘Pianistia 17 Vjecare Iva Zurbo  dhe Artur Zimmermann, studente te prof. Herbert Koch, jane vleresuar me Cmimin e mirenjohur “Rising Stars” nga shoqata ” Initiativkreis Monchengladbach’ dhe shoqata ” Europamusicale”. Ato cmime jane per 5 pianiste te rrinj mrekullushem, nje prej te cileve eshte Iva Zurbo.”

 

 

” 17 vjecarja Iva Zurbo, nje prej talenteve pianistike me te spikatura ne vendlindjen e saj, Shqiperise, nxenese e Heribert Koch ne Akademine  e Muzikes ne Munster, u prezantua gjithashtu me nje veper madhestore.

Me Chaconen nga partita ne re minor nga J. S. Bach, ajo  tregoi ne transkriptimin e F. Bussonit ne te gjitha regjistrat e pianos  fuqi, volume dhe kontrapunkt  te rafinuar.

Keshtu shkruan Gazeta ‘Rheinische POST’ dt 4 .11, 2019.

Duartokitjet e publikut per interpretimin e Ives, qe ish programuar ne perfundim te Koncertit, ishin frenetike dhe me brohoritje nga salla, tregojne prinderit e saj qe ishin te ftuar ne ate event.

Por pas Koncertit , spektatore te shumte prisnin te pershendesnin e uronin Iven, midis te cileve dhe vete Sipermaresi i eventit , Norbert Bienen.

Ne te vertete, Koncerti ‘ Rising Stars’ ish publikuar qe para nje muaji ne Gjermani, por dhe tek ne nepermjet Gazetes artistike  online Opus.Alb, ku kishin filluar te shiteshin biletat per  kete Koncert qe zhvillohej me 31 Tetor  ne Kaiser- Friedrich- Halle ne Monchengladbach me kapacitet mbi 700 vete.

Gjithashtu, ne stenden e Akademise Muzikore ne Munster , ish publikuar shkrimi ; ‘Pianistia 17 Vjecare Iva Zurbo  dhe Artur Zimmermann, studente te prof. Herbert Koch, jane vleresuar me Cmimin e mirenjohur “Rising Stars” nga shoqata ” Initiativkreis Monchengladbach’ dhe shoqata ” Europamusicale”. Ato cmime jane per 5 pianiste te rrinj mrekullushem, nje prej te cileve eshte Iva Zurbo.”

 

Po cilat jane premisat qe ndikuan ne formimin e progresin artistik te jashtezakonshem te kesaj pianisteje 17 vjecare?

 

E lindur ne Tirane ne nje familje ku babai eshte inxhinier dhe e ema mesuese flauti,aftesite muzikore te Ives u ndjene qe ne moshen 5 vjec.                                                                                                                Cuditerisht,me nje siguri e qartesi ajo koncertoi qe ne moshen 6 vjecare e ftuar ne nje nga koncertet e EPTA-Albania qe zhvilloheshin ate periudhe ne sallen e Koncerteve te Ministrise se Kultures. Si nxenese ne klasen e mesueses me pervoje pedagogjike Valbona Shehu gjate 9 vjeteve ne Liceun Artstik,me seriozitetin qe e karakterizonte si ne kulturen e pergjithshme dhe ate artistike ,jo vetem qe kryente detyrimet shkollore me rezultate te larta por aktivizohej me sukses ne festivale,koncerte,konkurse dhe Masterclase brenda e jashte vendit qe organizoi EPTA-Albania, Shoqata “Frederik Chopin” dhe Pianodromi ne Universitetin e Arteve.

Ne historine 72 vjecare te kontributit qe ka dhene Liceu Artistik ne formimin e brezave te mesuesve dhe artisteve te cdo fushe, na bejne te ndjehemi krenare kur njohim arritjet  e tyre brenda e jashte vendit ,e vecanerisht ne mediat nderkombetare.

E tille eshte sot dhe Iva Zurbo, protagoniste e suksesshme ne koncerte, festivale, konkurse kombetare e nderkombetare me cmime nga me te ndryshme.

Ne formimin e saj pervec  rolit te rendesishem te mesueses se saj Valbona Shehu qe prej vitesh promovon talente te suksesshem, nje ndihme konkrete i kane dhene aktivitetet e EPTA-Albania dhe vemendja qe tregoi profesori  gjerman Heribert Koch.

Nese sot do te hidhnim nje veshtrim fluturimthi mbi aktivitetin e saj jashteshkollor do te shohim se per 7 vite rresht  Iva do te jete nje nga fitueset kryesore te cmimeve ne festivalet mbarekombetare “Pianisti i Ri” dhe “Duete pianistike” me juri te pedagogeve tane dhe te huaj nga Kosova, Italia,Gjermania, Kroacia, Anglia e Norvegjia. Si pjesemarrese e konkurseve nderkombetare ajo eshte fituese e cmimeve ne :

-“Perlat  e Ohrit” 2010,Maqedoni e Veriut

-“Kaunas Sonorum” 2011 ,Lituani

-“Citta di Barletta” 2012, Barletta, Itali

-“J.S.Bach” 2013, Milano, Itali

– “Jugentmusiziert” konkurs  per piano e violine  me Jasper Sitte ne Gjermani 2018

-“San Dona di Piave” 2019, Venecia, Itali

Dhe ndonese e re ne moshe, ajo ka pasur fatin te interpretoje ne shume  koncerte me orkester:

-J. S. Bach – Koncert ne fa minor me orkestren e harqeve te Liceut  Artistik, nen drejtimin e Arben Llozit  ne vitin 2011.

-Tonin Harapi – “Romance” – e ftuar ne  Koncertin e 100 Vjetorit te  Pavaresise, dirigjet Eno Koco ne vitin 2012.

– Mozart – Koncert K 466 me dirigjent  J.Loevenich, Duren, Gjermani 2015

– Mendelssohn – Capricio brillante op.22 Gjermani  2016

– Mozart – Koncert  ne Re major KV 175 me dirigjent M. Standfest, ne Gjermani 2016

– Saint-Saens – Piano  Concerto no.2 ne g minor me Orkestren e RTSH me dirigjent Oleg Arapi ne vitin 2017.

– Chopin – Piano Concerto no 2 op.21 ne fa minor me kuartet harqesh(version original) 2018

Si dhe e ftuar ne shume koncerte ne Durres,Elbasan,Shkoder e  ne Kosove.

Roli i EPTA-Albania ne promovimin 25 vjecar te talenteve tona

Ardhja e demokracise pas shume vitesh te izoluar nga bota, na solli gradualisht kontaktet normale me boten: shkollat, universitetet e akademite me trupat e tyre pedagogjike si dhe  mundesine qe edhe Shqiperia (1994) te jete anetare e Shoqates Europiane te Mesuesve Pianiste (Europian Piano Teachers Assotiation” me qender ne Londer. Kjo shoqate e krijuar 38 vjet me pare nga nje figure e ndritur pianistike, Carola Grindea (Rumune-Anleze) ,na hapi nje horizont te pakufishem komunikimi pedagogjik. Me krijimin e EPTA – Albanias me 1994, e kryesuar per 21 vjet nga Takuina Adami e zv.presidente Nadjezhda Porodini.  Por dhe pse me probleme ekononike por qe fatmiresisht u  realizuan me mbeshtetjen e  Fondacionit “ Soros” e ambasadat Gjermane dhe Hollandeze  fillimisht , kjo shoqate arriti te mundesoje promovimin e talenteve tona ne aktivitetet kombetare e nderkombetare si dhe te evidentoje vlerat e artisteve tane qe hodhen themelet e artit tone muzikor.  Aktualisht drejtohet nga Klodi Zheji,zv/drejtore per muziken ne Liceun Artistik dhe  me zv/president Herton Mikeli.

E mbeshtetur nga drejtoria e Liceut Artistik “Jordan Misja” si dhe nga Dekanati i Muzikes ne Universitetin e Arteve nder vite, kjo shoqate organizon cdo vit aktivitete promovuese per talentet e reja te shkollave muzikore  mbarekombetare si per talentet pianistike nga 6 – 18 vjec, ashtu dhe per kengetaret e rinj , ku 2 vitet e fundit dhe per kengetaret amatore te muzikes se lehte nga 5 – 25 vjec.

Per zhvillimin koncertal te pianisteve ajo organizon dy aktivitete kombetare e mbarekombetare cdo vit.

Festivalin mbarekombetar “Pianisti i Ri” qe ne Qershor te 2020 do te festoje dhe 25 vjetorin e tij, juria e te cilit perbehet nga pedagoge te Konservatoreve europiane.

-“Duete pianistike” qe zhvillojne formimin cilesor per muziken e dhomes qe kete vit eshte ne edicionin e tij te 10-te me 13 – 15 dhjetor 2019.

Keto aktivitete pregjithesisht shoqerohen me masterclase e koncerte ne Elbasan,Fier, Shkoder, Durres e jashte vendit ne Prishtine e Mitrovice ne Kosove, ne Zagreb  dhe Pula ne Kroaci etj.

Fale bashkepunimit me drejtorine e RTSH per talented ton ate spikatura kemi mundesuar koncerte me orkestren e RTSH ku kane koncertuar fituesit e cmimit te RTSH nga Anarita Hita nga Vlora,Llambi Cano nga Korca, Orenc Graca nga Elbasani, Kostandin Tashko  dhe Iva Zurbo nga Tirana, qe sot jane student te Konservatorevete Triestes(Itali),te Gracit(Austri), dhe Akademise Muzikore Munster Gjermani.

Sot nuk numerohen dot pianistet qe punojne ne shkollat dhe Universitetin e Arteve si dhe ata qe punojne e koncertojne jashte vendit.

Po cila eshte veprimtaria e profesorit Heribert Koch ne promovimin e talenteve tona?

E kam njohur profesorin Heribert Koch ,President i EPTA Gjermani me 2007 ne Konferencen vjetore qe organizonte EPTA ate vit ne Novi Sad,Serbi, ku me la mbresa ekspozimi i temes qe trajtonte ,per komunikimin qe pati  me auditorin .

E pergezova dhe e ftove te marre pjese ne jurine e Festivalit “Pianisti i Ri” qe organizoja qe me 1995. Qe ne pjesemarrjen e tij (2008) ate vit Festivali realizohej ne Shkollen Artistike “Naim Frasheri” Vlore, Heriberti u tregua shume i kujdesshem  ne vleresimin e cdo pjesemarresi, numri i te cileve ishte gjithmone me shume se 100. Ai u tregua shume i vemendshem dhe ne realizimin e masterclaseve qe zhvillonte ne perfundim te cdo Festivali duke orjentuar pjesemarresit  per arritjet cilesore ne ekzekutimet e tyre. Me 2009 pervec masterclaseve qe zhvillonte ai ftoi motrat Anarita dhe Lajda Hitaj qe te shoqeruara nga mesuesja qe ishte edhe prindi i tyre Enkeleda Hitaj,te mernin pjese ne masterclasin qe ai zhvillonte ne Achen Gjermani. I njohur me veshtiresite tona ekonomike ai u ofroi qendrimin  e tyre ne shtepine e tij. Dhe jo vetem per to por edhe per Fatjona Maliqin nga Kosova e ne 2015 per Iva Zurbon ku realizoi nder vite 3 masterclase nderkombetare. Pervec vemendjes qe tregonte mesuesja e Ives,Valbona Shehu per formimin e saj,nje rol te rendesishem  per rritjen cilesore te performancave te saj , jo vetem angazhimet ne masterclaset nderkombetare ne Gjermani,por dhe koncertet e suksesshme recitale qe ajo arriti te realizonte ne qytetet Achen, Duren, Munster dhe Bonn por dhe me orchestrat e ndryshme qe mundesonte professor Heribert Koch.

Gradualisht, se bashku me Iven numri i pjesemarresve ne masterclaset nderkombetare  e Koncertet neper qytete te ndryshme u pasuruan dhe me pianist te tjere si Orenc Graca nga Elbasani, Nikol Tuka e Odesa Meti nga Shkodra, Laura Sula dhe Klaudia Gjini nga Durresi.

Iva Zurbo sot studion ne vitin e dyte ne Akademine e Muzikes ne Munster nen drejtimin e profesorit Heribert Koch.

Pak dite para koncertit te fituesve “Rising Stars” ,u zhvillua ne Viene ne 24 – 27 Tetor Konfernca vjetore e EPTA-s ku dhe EPTA – Albania mori pjese e perfaqesuar nga Presidentja Klodi Zheji dhe pianistja Marsida Koni , dikur  nxenese  pjesemarrese  e Festivalit (e nominuar me cmime) qe sapo ka promovuar 2 CD-te e saj me veprat  e kompozitoreve tane, te cilat u prezantuan ne Konference.

Kjo Konfernce u perfundua me vendimin per te realizuar Konferncen e vitit te ardhshem te kesaj shoqate ne Bonn te Gjermanise ne 250 vjetori e kompozitorit te njohur L.V.Beethoven. Organizimi I kesaj Konference iu ngarkua prof, Heribert Koch ne funksionin e ri si President i EPTA-s per vitin 2020.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here