Gjithkush në këto ditë po ndjen dhimbje, shikon se si shpërndahen
fije shpirti e mblidhen në sytë e lodhur për të mos u hapur
kurrë.Është kaq pranë kjo marrëzi sa ndjen se dhe tek ty ka prekur
trurin dhe ka sjell një llavë të turbullt ndjenjash dhe gjithçka
jetike kërkon konturet e djeshme.Virusi Kovi 19-t është ulur këmbëkryq
mbi glob dhe troket derë më derë, diku e gjen hapur e diku prêt aty pa
e vrarë shumë mëndjen.Vullneti kërkohet tek vetja dhe durimi brenda
katër faqeve të mureve duket se pikturon gjethe të rëna, ndërkohë që
numërojmë ditë pranvere.Pikëpyetjet vazhdojnë.Kur do të gjëndet
vaksina apo mjekimi i saktë që të mposht këtë murtajë të ardhur nga ku
dhe si pa ditur? I lutemi Zotit dhe mua bashkë me lutjet kujtimet më
çojnë vite e vite përpara.Ndër shekuj por dhe në vitet e shekullit të
20-t, në shtete të veçantë viruset kanë marrë mijëra e mijëra jetë
njerëzish dhe në fund dikush, diku ka mundur të zbulojë suksesin.
Jam i mbyllur dhe unë në moshën 80 vjeçare në shtëpinë time në
Amerikë dhe meditoj.Kujtimet zgjohen dhe ndër to shikoj data, emra,
heroizëm dhe vetmohim.Zemra e madhe e mposht të keqen, gjithnjë me
besim në Zot, sepse aty marrin rrugën e zgjidhjes shumë
probleme.Gjithkush në botë përballet në këtë kohë me një luftë, një
luftë që është aq e egër, aq mizore dhe e drejtpërdrejtë.Nuk dihet sa
e si do të vazhdoj, por sigurisht kalit vullnet e guxim, durim e
dashamirësi tek njerëzit. Dikur, në rininë time kisha mësuar një
ngjarje që më mbeti në mëndje e njëjtë si atëherë.
Ishte shekulli i 18-t dhe kish plasur lufta civile mes Sauthit dhe
Northit.Shpesh vija e luftës ndahej edhe në mes fshatarëve.Pra, gjysma
ishin north dhe gjysma tjetër sauth.Mirlani ishte një fshat me afro 10
mijë banorë pikërisht në zonën e Northit.Banorët, me shtëpitë afër
njëra-tjetrës dëgjonin kohë e pa kohë oshëtimën e predhave të
topave.Ngriheshin të alarmuar dhe jo rrallë mëngjezeve ajo oshtimë
dëgjohesh edhe më afër.Të gjithë ishin mësuar me këtë mënyrë jetese
përfshi këtu nga fëmija deri tek pleqtë e moshuar.Një ditë lufta ishte
bërë shumë e afërt, aq sa me sy shikoheshin grykët e topave dhe
mitralozëve.Pra, armiku kish përparuar dhe po hidhte gjurmët e tij mbi
rrugicat e përbaltura.Në një nga këto ditë në fshat erdhën disa
ushtarakë dhe i bën thirrje popullit për mobilizim, për të mbrojtur
tokën, shtëpitë e tyre, atdheun. Të gjithë burrat dhe të rinjtë u
treguan të gatshëm dhe filluan menjëherë organizimin. U ndanë në
skuadra dhe u përcaktuan objektivat ndaj secilës skuadër e
formacion.Në fshat kishin mbetur vetëm gratë, fëmijët dhe të
moshuarit.Mes tyre ishte plaku Majk Smith, 86 vjeçar, por dhe i
mbajtur.Në jetë kish qënë gjithnjë i guximshëm për të përballuar të
keqen, madje u kish qëndruar në krah shumë bashkëfshatarëve. Majku
jetonte në shtëpi me të shoqen 79 vjeçare dhe të dy ndër vite tregonin
kujdes për njëri-tjetrin. Ata kishin miqësi të hapur jo vetëm brenda
fshatit por në gjithë krahinën.Burrat e djemtë pa zbardhur dita
niseshin kodrës, në një shesh ku bënin stërvitje.Kish mes tyre dhe
njerëz të shkolluar për mbrojtjen ardhur nga jashtë shtetit.Ata
sillnin eksperiencë dhe e përballnin atë me ditët që po prisnin
fitoren.Të gjithë natën vonë ktheheshin në shtëpitë e tyre dhe
tregonin se çdo të bëhej të nesërmen.
Nuk kaluan shumë ditë kur një mëngjes prej së largu po dukeshin
flamujt e armikut.Fjala mori dhenë. Këtë situatë e mësoi dhe plaku
Majk Smith.Në mesnatë, u ngrit në këmbë, rrëmbeu armën dhe e hodhi
vështrimin nga dritarja.Qielli ishte i errët dhe shumë rrallë syri të
shikonte ndonjë yll.E shoqja pothuajse me një fytyrë të zbardhur nga
ajo skenë që po shihnte i thotë:
“Nuk janë për ty këto punë…E ke bërë trimin vite me radhë…
“Po tani?!E di që jam plak se kam jetuar por zemrën e lë për vendin,
për vëllezërit, fëmijët, nipër e mbesa.Secili nga ne duke bërë të
mirën në çdo moshë ushqen pemën hyjnore të njerëzimit..E shoqja nuk po
fliste më.Të dy nuk vunë gjumë në sy.Të dy e dinin mirë se pa atdhe
nuk është e mundur të ketë një rregullim të njerëzimit. E Atdheu
kërcënohej,e i moshuari Majk kërkonte dhe rriste tek vetja focën për
të qënë i devotshëm ndaj vendit të tij.
Në fshat ende sundonte qetësia, një qetësi që mbante brenda
vetes shpirtin, ankthin, shpresën për jetë.Majku mbante në dorë
pushkën e shkurtër dhe në një trastë hodhi dy kuti me fishekë.Pa
zbardhur mirë dita u nis për në luftë.Nxitojë dhe zuri vend në ballë
të frontit.Gjeti një vend bosh dhe u sistemua.Komandanti e largoi prej
aty.Luftëtarët nuk deshën që Majku të luftonte.Ai ishte një i moshuar,
një 86 vjeçar dhe duhej të kthehej në shtëpi.Majku u largua prej aty
dhe po shikonte me vëmëndje terrenin.Diku syri i pa një shkallë dhe
një pozicion të favorshëm luftimi.Iu ngjit shkallës mbi një hendek dhe
zuri vend.Prej aty dukej si në pëllëmbë të dorës fusha e betejës.Po
mbante në pozicion luftimi pushkën e shkurtër.Ajo nuk do ta
turpëronte.Bënte nxehtë edhe pse një natë më parë shiu dhe të ftohtit
nuk kishin munguar.Eci dhe pak.Iu duk se palltua po e pengonte.Bëri
30-50 hapa.Ndihej i lodhur.E hodhi pallton përtokë dhe tha me vete se
nuk i duhej më.Ndodhej përballë me armikun.Komandanti i tyre nxorri
dylbitë dhe po shikonte.Plaku mezi ecte.Në një dorë bastunin e në
tjetrën pushkën.Iu turbullua shikimi.Kundërshtari tani ishte shumë
afër.Komandanti u tha ushtarëve të mos qëllonin.Majku e uli pushkën, u
ul në gjunjë dhe puthi tokën.Pas pak mblodhi forcat, bëri kryqin,
vendosi pushkën nën mjekër.Qëlloi.Bashkë me oshëtimën e pushkës ra
dhe Majku në tokë.Komandanti armik vrapoi për të parë plakun i çuditur
nga qëndrimi i tij.Majku kish ndërruar jetë.Thirri katër ushtarë dhe e
vendosën në një bregore të vogël që lufta mos ta prekte.E regulluan
mirë.I vendosën pranë pushkën dhe dy kutitë me fishekë.E nderuan dhe
të pestë zunë vend në llogore. Lajmi u përhap shpejt tek
luftëtarët.Majku kish gjetur forcë dhe besim për të luftuar.Këtë forcë
dhe ideal ai me qëndrimin e tij ua dha shpirtërisht luftëtarëve që i
dyfishuan forcat dhe besimin për fitore.Dy ditë dhe dy netë nuk pushoi
lufta.Në mëngjesin e ditës së tretë forcat armike u shpartalluan.Të
gjithë luftëtarët u drejtuan në atë bregore ku ishte shtritë Majku. E
varrosën me ceremoni nën breshërinë e armëve.
E varrosën aty, ku ai ndali dhe puthi tokën.U ngrit dhe një piramidë,
pikërisht ku ndahet kufiri midis Northit dhe Sauthit.U ngrit më pas
dhe një përmendore.Në çdo përvjetor banorët e krahinës shkojnë dhe
vendosin lule të freskëta në shënjë respekti për vetmohimin e
trimërinë e tij.Mbas një viti ndërroi jetë dhe e shoqja.Ajo la si
amanet të varrosej tek i shoqi.Por kjo dëshirë nuk iu plotësua.Majku i
përkiste të gjithëve.I shoqja u varros në fshatin e lindjes pranë
varreve të prindërve të saj.
Çdo kohë e çdo lloj lufte ka nxjerrë heronj që lënë emër në histori.E
gjithë bota po përjeton një luftë ndaj së keqes që po merr jetë
njerëzish.Por unë e di, e ndjej që edhe kjo kohë do nxjerr heronjtë e
saj që do t’ja dalin.Kurajo, durim, guxim.Bota u përket të
guximshmëve.