Piro Millona Minella : Për 100 vjetorin e gjimnazit “Asim Zeneli” Gjirokastër. “Ne asimzenelasit ndër vite”

“Ne asimzenelasit ndër vite”

…. ” Ti je Gjirokastra jonë dhe Unë vetëm biri Yt…!!!” ….Nuk e di pse mendova të bëj një bisedë pa limit mes meje dhe Gjirokastrës tonë. Ti je Gjirokastra jonë!!!. Dhe mua, më prano si birin tënd në gjirin e ngrohtë. Je më e bukura me Kalanë legjendare. Atë Muzeun e Armëve kushedi sa herë bashkë e kemi vizituar dhe këtë Muze përsëri nuk hezitoj duke të ftuar ta vizitojmë bashkë. Ti je Gjirokastra jonë!!!. Dhe unë, biri yt!!. Kushedi sa herë jemi ulur bashkë në “Vagonetat” e famshme të sheshit “Çerçiz Topulli”. E di që këtë herë kur të vij nuk do ti gjejmë më aty, as çunat “fringo” rrjeshtuar aty duke marrë nëpër “gojë” çupat e bukura gjirokastrite. Ti je Gjirokastra jonë!!!. Dhe unë, biri yt!! Por e di se asnjë nga dyqanet që ndodhen përgjatë Qafës së Pazarit nuk do e zbehnin dot stilin tënd të veshurit e as aromën tënde dehëse që mua aq shumë më pëlqen. Nuk e di me saktësi as se çfarë do të shihja, sepse vëmendja ime, premtoj do ishte vetëm tek Ty. Ti je Gjirokastra jonë!!!. Dhe unë, biri yt!!!. Je pamja më e bukur që mund të shoh nga bregu i lumit Drino edhe pse bashkë shumë herë kemi qëndruam në brigjet e tij. Por kur të vij nuk do hezitoj dhe të të ftoj për një xhiro si dikur kur festohej 1 Maj aty në brigjet e Drinos Nuk do të kishte asnjë gjë interesante që do më bënte përshtypje apo që do të më linte mbresa. Sepse vëmendja ime të premtoj do ishe Ti vetëm Ti. …..Sepse Ti je Gjirokastra jonë!!! Dhe unë veç një bir i Yti….. … E mërkurë 18 maj 1955 e qara ime e parë. Kontakti me botën që do më rrethojë kurdoherë. Babai e mbante mënd që ishte e mërkurë, se lindi “trashëgimtari” fuqiplotë. Një lindje mëse normale dhe me nje peshë të mire mbi 4 kg. Fëmijë i shëndetshëm, bardhosh dhe mjaft “llupës”, por mamasë nuk po i vinte qumështi i gjirit. E gjetën rrugëdaljen. Ngjitur me shtratin e mamasë time një ditë më pare kishte lindur një Cigane, gruaja e një nga “kapot” e Ciganëve, një çupë të bukur. E kuptoi hallin e mamasë dhe u tregua e gatshme Ciganka për të më dhënë gjirin e saj. Isha i uritur, qaja. Mamia më “rrasi” në gjirin e plotë të Ciganes dhe unë si “llupës” nuk merrja frymë vetëm thithja gjirin e saj, ku buronte qumështi i ëmbël si mjalti. Kur mbaroja, së llufiti gjirin e saj, Ciganka më fshinte ballin e vocgël të dërsitur me një nape që ja sillte mamaja. Më përkëledhte kokën e vocgël Ciganka dhe më puthte me ato buzë të trasha tërë tul….. Mbase ka ardhur Ciganka “mëmë” në portën e shtëpisë tonë ka trokitur dhe bashkë me mamanë kam dalë edhe unë “motaku”, më ka përkëledhur, më ka puthur dhe më ka njohur, që isha une “llupësi” i vogël i gjirit të saj. Mbase ka ardhur Ciganka “mëmë” në breg të lumit në festën tradicionale të “1 Majit”, bashkë me “Kapon” Ramadanin me mustaqe dhe më dhëmb floriri. Mbase më ka marrë në prehër Ciganka “mëmë”, atë orë, që ka qëndruar duke kënduar e kërcyer. Mbase i ka thurrur babit shportën për të vënë peshkun, kur sillej vërdallë dhe përfundonte në “kampingun” e tyre në shoqërinë e “Kapo” Ramadanit dehur nga avujt e rakisë dhe të ahengut te tyre. Mbase ajo Ciganka e bukur, që më tërhoqi në valle atë ditë, që isha dhe unë mysafiri ” i rëndësishëm”, ishte e bija e Cigankes “mëmë” dhe na tërhiqte të dyve sisa e saj, që kishim thithur ato ditë. Mbase ka qënë Ciganka “mëmë”, që më ka përgatitur drekën, kur ma solli ciganka e bukur në atë pjatën alumini të ushtrisë, apo më mbushi gotën me ujë, që i kërkova cingankes së vogël, se mu tha goja dhe mu dogj xhani. Mbase një ditë këtë histori Ciganka “mëmë” ja ka treguar bijës së saj dhe ajo do të vijë të më takojë të shprehë “amanetin” e Cigankës “mëmë”. Siç duket edhe këtë “dell” krijuesi e ka zanafillën në qumështin plot kalori e aromë të gjirit të Cigankës “mëmë”….. …Ne banonim tek Fanija e Gushit në lagjen “Varosh”, ishim me qira. Kisha një detyrim për ta vizituar atë shtëpi ku janë dëgjuar të qarat e para të miat si foshnjë, kur dola nga materniteti në ato ditë maji 1955, për të gjetur gjurmët e foshnjërisë time. Nga fjalët e ngrohta që më tregonte mamaja ime për Fanien: -Ishte një grua e imët në shtat, por tepër e shkathët nuk rrinte dot pa bërë diçka kurdoherë vetëm në lëvizje dhe “duart i hanin” për punë. Kishte sy tepër të bukur ngjyrë kafe. Mamaja thoshte se ishte ajo grua nikoqire gjirokastrite, që çdo gjë e donte në vëndin e vet dhe me rregull. Një hob ose më shumë mund të them kishte “mani” shumëllojshmërinë e gatimeve Mamaja thoshte se vetë Fanija shumë herë nuk e linte, por i thoshte ty të lodh Pirua, ulu se e shtroj unë tavolinën dhe tërë gatimet i vinte mbi tavolinë, madje më nxiste që të provoja të gjitha më hahej ose jo- më tregonte mamaja ime. Kurse për mua ajo i thoshte mamasë time: -Dilni ju se jeni të rinj keni nevojë, me këtë “zullapin” merrem unë. Më mbulonte fytyrën me napë dhe kur unë “ksinjesha” vinte më zbulonte fytyrën më fshinte bulëzat e djersës, më jepte ushqimin dhe më tundte pak sa unë të bija në gjumë… ….Ishte viti 1963. Babai im u transferuar me punë përsëri në Gjirokastër, kështu ishte atëherë me oficerët nuk kishin shtëpi stabël, por transferoheshin shpesh në qytete të ndryshme. Sapo kishte mbaruar simestri i dyte i shkollës. Isha në klasën e parë fillore. Një mbasdite të qetë, por të ftohte marsi u ngarkuan plaçkat në dy makina, i mbuluan me mushama dhe ramë të flinim shpejt, ne fëmijët se nesër kishim rrugë të gjatë përpara. U ngritëm herët rreth orës 4 dhe sapo hapëm sytë mirë vështruam rreth e rrotull vetëm bardhësinë e borës. Elbasani, po na përcillte me borë mbase mbarësi për Ne atje ku do të venim. U nisëm me ngadalë. Unë mbaj mënd isha në makinën e dytë një “zis”. Para nesh ishte makina tjetër. Diku andej pa vajtur në Rrogozhinë, diçka ra nga makina e parë në rrugë, qëndruam dhe moren sofrën dhe një karrige që kishte rënë. U nisëm përsëri dhe vazhduam rrugën. Diku kur arritëm në Vlorë hëngrëm drekë. Pa humbur kohë morëm rrugën drejtim të Tepelenës ishte rrugë e vështirë, por ne si të vegjël na kishte kapitur gjumi nga lodhja dhe nuk e ndjeme atë. Besoj andej nga Tepelena u zgjuam dhe vështronim jashte me kureshtje, ishte gjithshka e panjohur për ne. Arritëm në Gjirokastër vonë duke u errur. Babai kishte njoftuar shokët e ushtrisë dhe ata kishin ardhur me disa ushtarë dhe shumë shpejt i shkarkuan plaçkat tona dhe sajuan dy krevate për ne fëmijët që ramë të dërmuar dhe na zuri gjumi menjëherë…. Kur zgjohemi në mëngjes sa hodhëm sytë jashtë shikuam se Gjirokastrën e kishte mbular vellua e bardhe e borës. Edhe Gjirokastra na priti me borë….. Jeta ime në pallatin në formë “L” nr.23, ka patur shumë ngjarje dhe episode. Përkon me moshën time nga 8 vjeç deri në 20 vjeç, kur u larguam përsëri për në Elbasan, me transferimin e babait si oficer në një detyrë tjetër. Në atë oborr kemi kaluar shumë bukur me atë fëmijëri të çiltër të atëhershme. Kujtoj shumë shokë e miq: Piro Tolin, të ndjerin Mihal Toli, të ndjerin Manush Dalipi, të ndjerin Flamur Çato, të ndjerën Mimoza Muçi, të ndjerin Kiço Tefën, të ndjerin Drini Tushën, Fred Muçin, Petrit Ajazi, Adriatik Kovaçi, Spartak Çekani, Gezim Tushe, të ndjerin Ilo Meleqi e shumë e shumë të tjerë. Është e pamundur me një përshkim të vogël të përmbledh tërë ato vite dhe kujtime. Mbase me qetësi do tu rikthehem: Kujtoj lojrat me karrocë me guzhineta në trotuaret e pallatit. Kujtoj koleksionin e pullave të shteteve të huaja se kishim postën në katin e parë tek hyrja e parë. Kujtoj lojrat me kaçole me pullat e këputura nga palltot e të mëdhenjëve. Kujtoj kur luanim pinpong tek hyrja e parë në shkallët e katit të parë. Kujtoj lojrat e futbollit edhe në kuadratin e oborrit të pallatit, ose fushat në shkollën tek sheshi sportiv i “Koto Hoxhi”. Kujtoj edhe lojrat në volejboll, ku si rrjetë na shërbente teli i rrobave që kishin vënë nënat tona për të tharrë rrobat. Kujtoj lojrat në kopshtin e “Koto Hoxhit” me të fshehur. Kujtoj edhe xixëllonjat që i kapnim dhe i vendosnim në kavanoz. Kujtoj edhe rradhët tek dyqani i Nendretit për qumësht. Kujtoj dritën e zbehtë të llampës së ndriçimit në shtyllën ngjitur me ballkonin tim që më shërbente për të lexuar librat e”verdhë” të marra “fshehurazi” motrës time, në mes të natës….. ..Simestrin e dytë të klasës së parë fillore e mbarova në shkollën “Koto Hoxhi” e vjetër me mësuese Urani Zhupa. Klasën e dytë dhe deri sa mbarova tetëvjeçaren e zhvillova në shkollën “Koto Hoxhi” ngjitur me pallarin nr,23 lagjia “18 Shtatori”. Nga klasa e dytë fillore deri në fund të klasës së katërt kisha mësuese Dhurata Bejlerin, një mësuese e dashur me ne. Nuk e harroj fytyrën e saj që ja hijeshonin ato pikat e kuqe. Ne i thërrsinim Mësuesja “qukëse” Mbarova tetëvjeçaren në Shkollën “Koto Hoxhi” në vitin 1970… Më prisnin sfidat e tjera. Dyert e Gjimnazit “Asim Zeneli” ishin të hapura për ne bijtë që e donim dijen… *** …..Jeta e gjimnazistit…!!! Emër i ri “përkëledhës” gjimnazist… !!!. E martë, 01 Shtator 1970. U ngrita herët në mëngjes. Mamaja i kishte bërë gati rrobat e reja me këtë rast. Pantallona doku ngjyrë gri i çelët. Bluzë trikotazhi me tre komça edhe kjo ngjyrë gri pak më i thellë. Këpucët e reja me “boks viçi” me ngjyrë të zezë. Të llustruara sa “feksin” dhe mund të shikoje fytyrën si në pasqyrë. Tek fillimi i “Varoshit” i bëra zë Pano Fidhit shokut tim më të ngushtë. Nuk e ndjemë rrugën fare dhe për afro dhjetë minuta tek shkallët e Gjimnazit. Gjallëri, zëra të rinjsh, të gëzuar, të etur për arësim… Aq më shumë në “Asim Zeneli” ku janë arësimuar me mijra e mijra kuadro me peshë, që kanë shërbyer kudo në çdo cep të Atdheut.. Gjimnazi “Asim Zeneli” në Gjirokastër i hapi dyert për nxënësit më 23 Nentor 1923. Ishte ndër shkollat e mesme më cilësore në Shqiperi. Vatra e edukimit patriotik dhe me dije bashkëkohore të nxënësve të brezave të ndryshëm. U bënë shumë vjet i larguar nga ky tempull i dijes, por kam ruajtur dhe ruaj kujtime të paharruara nga jeta si gjimnazist i “Asim Zenelit”, u jam mirënjohës përgjithmonë tërë bashkëmoshatarëve të mi.. Kam qënë për katër vjet gjimnazist te “Asim Zeneli”, në vitet 1970 deri maturant 1974. Kemi qënë maturant në 50-vjetorin e Gjimnazit, por do të jem i pranishëm në 100 vjetorin e Gjimnazit “Asim Zeneli”, edhe 50 -vjetori i maturës tonë të dashur…. E kujtoj me mall si periudha më e bukur e jetës, mbushur me gëzime dhe ëndërrime për të ardhmen. Mësonim fort me ambicien për të arritur rezultate të larta si garanci, që të fitonim të drejtën për vazhdimin e studimeve të larta në Universitetet. U rrjeshtuam para shkollës dhe më pas u ndamë në klasa. E filluam gjimnazin 6 klasa të nënta. “A”, “B”, “C”, “D”, ” E” dhe “F” Isha caktuar në klasën e nëntë “F”.

.KUJTIMET E GJIMNAZISTIT TË “ASIM ZENELIT” GJIROKASTËR… …

Në kuadrin e 100 vjetorit të Gjimnazit “Asim Zeneli” Gjirokastër:

….Më datë, 19/11/2023; ditën e dielë, ora, 17°°; në ambjentet e Hotel “Gjirokastra” Lagjia “Partizani”, Rruga ” Shezai Çomo” Gjirokastër, organizohet promovimi i librave me titull; 1- Zysh Zhaneta Nova- Kujtime- 2- “Ne asimzenelasit ndër vite” -Kujtime të një grupi ish gjimnazistë. 3-“Gjirokastra-Pjesë e jetës sime”-Kujtime- 4-” Ne jemi kotohoxhas, Lulet e Shqipërisë, Ne jemi kotohoxhas, Shqiponjat e Shqipërisë” – Kujtime- Të autorit Piro Millona Minella Botuar nga Shtëpia Botuese “ADA” 5-Gjithashtu organizohet promovimi i librit SHQIPËRIA E JUGUT 1915-1917 Të autorëve: Hasan Aliaj dhe Fitije Picari Moderator i aktivitetit Sokol Karaulli Pjesmarrja juaj na nderon…!!! Me respekt Piro Millona Minella Fitije Picari Tiranë, më 05 Nëntor 2023. …Po sjell vetëm grimca kujtimesh nga Jeta ime si dhe si ish gjimnazist i maturës 1973-1974… … ” Ne, asimzenelasit ndër vite…!!!” A-” Ti je Gjirokastra jonë dhe Unë vetëm biri Yt…!!!” ….Nuk e di pse mendova të bëj një bisedë pa limit mes meje dhe Gjirokastrës tonë. Ti je Gjirokastra jonë!!!. Dhe mua, më prano si birin tënd në gjirin e ngrohtë. Je më e bukura me Kalanë legjendare. Atë Muzeun e Armëve kushedi sa herë bashkë e kemi vizituar dhe këtë Muze përsëri nuk hezitoj duke të ftuar ta vizitojmë bashkë. Ti je Gjirokastra jonë!!!. Dhe unë, biri yt!!. Kushedi sa herë jemi ulur bashkë në “Vagonetat” e famshme të sheshit “Çerçiz Topulli”. E di që këtë herë kur të vij nuk do ti gjejmë më aty, as çunat “fringo” rrjeshtuar aty duke marrë nëpër “gojë” çupat e bukura gjirokastrite. Ti je Gjirokastra jonë!!!. Dhe unë, biri yt!! Por e di se asnjë nga dyqanet që ndodhen përgjatë Qafës së Pazarit nuk do e zbehnin dot stilin tënd të veshurit e as aromën tënde dehëse që mua aq shumë më pëlqen. Nuk e di me saktësi as se çfarë do të shihja, sepse vëmendja ime, premtoj do ishte vetëm tek Ty. Ti je Gjirokastra jonë!!!. Dhe unë, biri yt!!!. Je pamja më e bukur që mund të shoh nga bregu i lumit Drino edhe pse bashkë shumë herë kemi qëndruam në brigjet e tij. Por kur të vij nuk do hezitoj dhe të të ftoj për një xhiro si dikur kur festohej 1 Maj aty në brigjet e Drinos Nuk do të kishte asnjë gjë interesante që do më bënte përshtypje apo që do të më linte mbresa. Sepse vëmendja ime të premtoj do ishe Ti vetëm Ti. …..Sepse Ti je Gjirokastra jonë!!! Dhe unë veç një bir i Yti….. … E mërkurë 18 maj 1955 e qara ime e parë. Kontakti me botën që do më rrethojë kurdoherë. Babai e mbante mënd që ishte e mërkurë, se lindi “trashëgimtari” fuqiplotë. Një lindje mëse normale dhe me nje peshë të mire mbi 4 kg. Fëmijë i shëndetshëm, bardhosh dhe mjaft “llupës”, por mamasë nuk po i vinte qumështi i gjirit. E gjetën rrugëdaljen. Ngjitur me shtratin e mamasë time një ditë më pare kishte lindur një Cigane, gruaja e një nga “kapot” e Ciganëve, një çupë të bukur. E kuptoi hallin e mamasë dhe u tregua e gatshme Ciganka për të më dhënë gjirin e saj. Isha i uritur, qaja. Mamia më “rrasi” në gjirin e plotë të Ciganes dhe unë si “llupës” nuk merrja frymë vetëm thithja gjirin e saj, ku buronte qumështi i ëmbël si mjalti. Kur mbaroja, së llufiti gjirin e saj, Ciganka më fshinte ballin e vocgël të dërsitur me një nape që ja sillte mamaja. Më përkëledhte kokën e vocgël Ciganka dhe më puthte me ato buzë të trasha tërë tul….. Mbase ka ardhur Ciganka “mëmë” në portën e shtëpisë tonë ka trokitur dhe bashkë me mamanë kam dalë edhe unë “motaku”, më ka përkëledhur, më ka puthur dhe më ka njohur, që isha une “llupësi” i vogël i gjirit të saj. Mbase ka ardhur Ciganka “mëmë” në breg të lumit në festën tradicionale të “1 Majit”, bashkë me “Kapon” Ramadanin me mustaqe dhe më dhëmb floriri. Mbase më ka marrë në prehër Ciganka “mëmë”, atë orë, që ka qëndruar duke kënduar e kërcyer. Mbase i ka thurrur babit shportën për të vënë peshkun, kur sillej vërdallë dhe përfundonte në “kampingun” e tyre në shoqërinë e “Kapo” Ramadanit dehur nga avujt e rakisë dhe të ahengut te tyre. Mbase ajo Ciganka e bukur, që më tërhoqi në valle atë ditë, që isha dhe unë mysafiri ” i rëndësishëm”, ishte e bija e Cigankes “mëmë” dhe na tërhiqte të dyve sisa e saj, që kishim thithur ato ditë. Mbase ka qënë Ciganka “mëmë”, që më ka përgatitur drekën, kur ma solli ciganka e bukur në atë pjatën alumini të ushtrisë, apo më mbushi gotën me ujë, që i kërkova cingankes së vogël, se mu tha goja dhe mu dogj xhani. Mbase një ditë këtë histori Ciganka “mëmë” ja ka treguar bijës së saj dhe ajo do të vijë të më takojë të shprehë “amanetin” e Cigankës “mëmë”. Siç duket edhe këtë “dell” krijuesi e ka zanafillën në qumështin plot kalori e aromë të gjirit të Cigankës “mëmë”….. …Ne banonim tek Fanija e Gushit në lagjen “Varosh”, ishim me qira. Kisha një detyrim për ta vizituar atë shtëpi ku janë dëgjuar të qarat e para të miat si foshnjë, kur dola nga materniteti në ato ditë maji 1955, për të gjetur gjurmët e foshnjërisë time. Nga fjalët e ngrohta që më tregonte mamaja ime për Fanien: -Ishte një grua e imët në shtat, por tepër e shkathët nuk rrinte dot pa bërë diçka kurdoherë vetëm në lëvizje dhe “duart i hanin” për punë. Kishte sy tepër të bukur ngjyrë kafe. Mamaja thoshte se ishte ajo grua nikoqire gjirokastrite, që çdo gjë e donte në vëndin e vet dhe me rregull. Një hob ose më shumë mund të them kishte “mani” shumëllojshmërinë e gatimeve Mamaja thoshte se vetë Fanija shumë herë nuk e linte, por i thoshte ty të lodh Pirua, ulu se e shtroj unë tavolinën dhe tërë gatimet i vinte mbi tavolinë, madje më nxiste që të provoja të gjitha më hahej ose jo- më tregonte mamaja ime. Kurse për mua ajo i thoshte mamasë time: -Dilni ju se jeni të rinj keni nevojë, me këtë “zullapin” merrem unë. Më mbulonte fytyrën me napë dhe kur unë “ksinjesha” vinte më zbulonte fytyrën më fshinte bulëzat e djersës, më jepte ushqimin dhe më tundte pak sa unë të bija në gjumë… ….Ishte viti 1963. Babai im u transferuar me punë përsëri në Gjirokastër, kështu ishte atëherë me oficerët nuk kishin shtëpi stabël, por transferoheshin shpesh në qytete të ndryshme. Sapo kishte mbaruar simestri i dyte i shkollës. Isha në klasën e parë fillore. Një mbasdite të qetë, por të ftohte marsi u ngarkuan plaçkat në dy makina, i mbuluan me mushama dhe ramë të flinim shpejt, ne fëmijët se nesër kishim rrugë të gjatë përpara. U ngritëm herët rreth orës 4 dhe sapo hapëm sytë mirë vështruam rreth e rrotull vetëm bardhësinë e borës. Elbasani, po na përcillte me borë mbase mbarësi për Ne atje ku do të venim. U nisëm me ngadalë. Unë mbaj mënd isha në makinën e dytë një “zis”. Para nesh ishte makina tjetër. Diku andej pa vajtur në Rrogozhinë, diçka ra nga makina e parë në rrugë, qëndruam dhe moren sofrën dhe një karrige që kishte rënë. U nisëm përsëri dhe vazhduam rrugën. Diku kur arritëm në Vlorë hëngrëm drekë. Pa humbur kohë morëm rrugën drejtim të Tepelenës ishte rrugë e vështirë, por ne si të vegjël na kishte kapitur gjumi nga lodhja dhe nuk e ndjeme atë. Besoj andej nga Tepelena u zgjuam dhe vështronim jashte me kureshtje, ishte gjithshka e panjohur për ne. Arritëm në Gjirokastër vonë duke u errur. Babai kishte njoftuar shokët e ushtrisë dhe ata kishin ardhur me disa ushtarë dhe shumë shpejt i shkarkuan plaçkat tona dhe sajuan dy krevate për ne fëmijët që ramë të dërmuar dhe na zuri gjumi menjëherë…. Kur zgjohemi në mëngjes sa hodhëm sytë jashtë shikuam se Gjirokastrën e kishte mbular vellua e bardhe e borës. Edhe Gjirokastra na priti me borë….. B- “Jeta ime…!!” Jeta ime në pallatin në formë “L” nr.23, ka patur shumë ngjarje dhe episode. Përkon me moshën time nga 8 vjeç deri në 20 vjeç, kur u larguam përsëri për në Elbasan, me transferimin e babait si oficer në një detyrë tjetër. Në atë oborr kemi kaluar shumë bukur me atë fëmijëri të çiltër të atëhershme. Kujtoj shumë shokë e miq: Piro Tolin, të ndjerin Mihal Toli, të ndjerin Manush Dalipi, të ndjerin Flamur Çato, të ndjerën Mimoza Muçi, të ndjerin Kiço Tefën, të ndjerin Drini Tushën, Fred Muçin, Petrit Ajazi, Adriatik Kovaçi, Spartak Çekani, Gezim Tushe, të ndjerin Ilo Meleqi e shumë e shumë të tjerë. Është e pamundur me një përshkim të vogël të përmbledh tërë ato vite dhe kujtime. Mbase me qetësi do tu rikthehem: Kujtoj lojrat me karrocë me guzhineta në trotuaret e pallatit. Kujtoj koleksionin e pullave të shteteve të huaja se kishim postën në katin e parë tek hyrja e parë. Kujtoj lojrat me kaçole me pullat e këputura nga palltot e të mëdhenjëve. Kujtoj kur luanim pinpong tek hyrja e parë në shkallët e katit të parë. Kujtoj lojrat e futbollit edhe në kuadratin e oborrit të pallatit, ose fushat në shkollën tek sheshi sportiv i “Koto Hoxhi”. Kujtoj edhe lojrat në volejboll, ku si rrjetë na shërbente teli i rrobave që kishin vënë nënat tona për të tharrë rrobat. Kujtoj lojrat në kopshtin e “Koto Hoxhit” me të fshehur. Kujtoj edhe xixëllonjat që i kapnim dhe i vendosnim në kavanoz. Kujtoj edhe rradhët tek dyqani i Nendretit për qumësht. Kujtoj dritën e zbehtë të llampës së ndriçimit në shtyllën ngjitur me ballkonin tim që më shërbente për të lexuar librat e”verdhë” të marra “fshehurazi” motrës time, në mes të natës….. ..Simestrin e dytë të klasës së parë fillore e mbarova në shkollën “Koto Hoxhi” e vjetër me mësuese Urani Zhupa. Klasën e dytë dhe deri sa mbarova tetëvjeçaren e zhvillova në shkollën “Koto Hoxhi” ngjitur me pallarin nr,23 lagjia “18 Shtatori”. Nga klasa e dytë fillore deri në fund të klasës së katërt kisha mësuese Dhurata Bejlerin, një mësuese e dashur me ne. Nuk e harroj fytyrën e saj që ja hijeshonin ato pikat e kuqe. Ne i thërrsinim Mësuesja “qukëse” Mbarova tetëvjeçaren në Shkollën “Koto Hoxhi” në vitin 1970… Më prisnin sfidat e tjera. Dyert e Gjimnazit “Asim Zeneli” ishin të hapura për ne bijtë që e donim dijen…
sën e nëntë “F”.