Poeme per ” TPLANIN I KRASNIQES”. Nga Xhevdet Malaj

Pershendetje !
per bashkefshataret e mire te paharruar me rastin e promovimit te librit ” TPLANI I KRASNIQRS” te autorit Ibrahim Kadri Malaj – botim I plote.
Ju uroj nga zemra ime,
Gjithmone paci vetem gezime,
Pasi s’mujta per me ardhe,
Po e marr nje leter te bardhe,
Nisi rreshtat me i mbushe,
Ja filloj ne Ballfushe.
Ku asht nderi dhe sojnia
Te Elezi e Met Avdia,
Krenar ndihet krejt vllaznia,
I ka njoft krejt Malesia.
Per mikpritje, gishtin te kamza,
Jane Kadria e Halil Hamza,
Me nderue fisin e tij,
E dhane jeten per liri!
Nja dy fjale me leje te katundit,
Babes tim Selim Zenunit,
Shume punoi ne polici,
Emer t’mire la ne Malesi.
Mehmet Zeqa me vllazen te vet,
Per mikpritje e muhabet,
Kush andej ka kalue,
E ka gjete sofren shtrue,
Duhan, kafe e raki,
Tane jane prite si zotni.
Abaz Balia me Islamin,
Ne Shqipni na kane cue zanin,
N’Bullgari n’kampionat kombtar,
E kane ngrit flamurin shqiptar,
Per trimeri e muhabet,
E kem pas mixhen Rexhep.
Arif Haxhia burre i burrit,
Ish besnik i Bajram Currit,
Shkri e ka pasunin e tij,
Me e kalue shndosh ne Dri,
Me shume halle Shpend Kadria,
Bashke me te edhe Haxhia,
Ndershmeri kan pas te shpia
Asht krenue krejt vllaznia.
Nja dy fjale po i themi,
Burre i mecem Ali Hyseni,
Murat Zogu me Sadikun,
Nderue kane gjithmone mikun.
I ka njoft tane mileti,
Burre fisnik Zeqir Mehmeti,
Brahim Abazi vec te mira bani,
Bashk me ta Bek Sulejmani.
Ne vllazni kush ish ma i miri,
Tane po thone Rexhep Jahiri,
Mos ti mbetet askuj qefi,
Trim ish kane Shaban Istrefi.
Tash po shkojme te Bubrrec Alia,
Jane Xhemali e Fazia,
Asht Mehmeti e Alia,
Shume puntor u kish lezet
me i sherbye vendit t’vet
Lane shkrimtar edhe poet.
Isuf Musa burre zotni,
Gzojne respekt dhe djemt e tij,
Per me shkue kah e verteta,
Burre i njoftun ish Xaj Meta,
Hysen Shyti ne rruge te tij,
Djemt i ka mrekulli.
Ne Haluc kush ish ma i miri,
Mehmet Ozmani, Adem Haziri,
Per me i ndie dasmes lezet,
Thirr Dautin me vllazen t’vet
Dasma merr teper hijeshi,
Kange, fyell e cifteli.
E kalojme vec pak kneten,
Fazi Ahmeti me Brahim Beken,
Burra te njoftun e ne za,
Djem te mire kane lane ne Tpla.
Rrahman Arifi me djem te vet
Me i pase Brenda kish lezet,
Hysen Gjeci si inxhinjer,
Uk Sadiki brigadjer,
Ne duer te arta te Kadrise,
Po kcejne zogjt e ciftelise.
Isuf Zmajli bashke me Uken
N’burra t’mire edhe ata futen,
Nje burre tjeter po e permendi,
Emer t’mire la Mehmet Shpendi
Boll per mire emri u doli,
Hamez Rushitit e Ali Kacoli,
Per trimni a thue kush mbeti,
Tane po thone Dervish Ahmeti,
Edhe pse ishte plak,
Vrau oberrsin Austriak,
Tash po marr letren tjeter,
Po kaloj ne Tpla te eper,
Shpi per shpi po rrine ngat,
Bujan, Begaj e Berbat,
Kurr se bane vendin me lloc,
Tane mbiemrin e mbajten Doc,
Atje para se te shkohet,
Geghyseni nuk harrohet
Vllaznit Gjonaj te gjithe e dine,
Se ne krye kane Sejdin,
Si vllazen kane qene per se mbari,
Rexhepi e Shaban Hajdari,
I permendun nga burrnia
Me vllazen t’vet Ahmet Sadria
Se harrojme Shaban Islamin,
Ram Ukshinin e Shkurtanin,
Mixha Muse ne krye te vendit
Per trimni e n’krye t’ kuvendit,
Ne mendje tona gjithmon mbeti
Burre fisnik Zenel Ahmeti.
Zeq Hyseni i zoti I shpise
Ja kushtoj jeten lirise,
Ne histori u ndue vula
Ne shpi t’tij u ngrit celula.
Ndera, buka e sojnia
Gjete jane te Sheh Alia
Shkrimin msuen fmija ne mur,
N’vend t’derrases kan shkrue n’gur.
Mal Barami si bilbili,
Burre i urte Ram Halili,
Avdi Isufi me vllazen t’vet
Cuen lart emnin e vet,
Prish s’ja kan askuj timin
Ozman Alia me Brahimin
As Brahim Uka me Halil Dinin,
Ne vllazni njihej i pari
Burre zotni Mehmet Miftari,
Ndera ,besa e trimnia
Fjet kane te Col Delia,
Kurr s’punuen vec per veti
Tahir Mala e Hysen Mehmeti,
mjalt nga goja kur vjen miki
Qite ka Adem Sadiki,
Bashivanet shpi per shpi,
kane mbajt dhen, lope e dhi
Shtue kane pasunin,
po ma fort kane mbajt sojnin,
Daut Zmajli nuk harrohet,
Me respect do te kujtohet.
Vec per mire zani u doli
Zeki Zeka e Haxhi Coli,
Dhane i kane Tplanit lezet
Ali Nimani me vllazen t’vet,
Poezine nuk mund e mbylla,
Per pa shkue te Niman Syla
N’leter t’bardhe po shkrue e zeza
I permendun ne shtat breza,
Tash e kam nje kritike,
Per bijt e Tplanit ne Amerike,
Ne Amerike e ne Europe,
Mos ta lane vendlindjen n’grope,
Por ta kthejne Tplanin mbare
Tane ta cojne nga nje dollar
Nga nje thes miell shpi per shpi
Te bajne nje ure e nje mulli,
Dhe per ju o djem te ri,
Shtoni pak ato bagti
Kshtu punon ma mire sahati,
E prej Dege tu vij inati,
Se si Tplani more vlla
Vend ne bote kurrkund nuk ka
Aty ndihet shume lezeti,
Ketu buron uniteti
Njeqin vite qesh e luaj
E kjo asht merit e juaj,
Para se ta mbaroj shkrimin
Nje urim per Brahimin
Dymbdhet libra bahen sivjen
Ja kushtoj vendlindjes vet
Nje duatrokitje ka lezet,
Se n’koft gjalle shkrue apet
Edhe une e uroj vet
Rrofsh me shume se 100 vjet,.
XHEVDET MALAJ , Laprake 12.02.2017

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here