Poetesha Fekra Shabani fet për jetën në regjimin komunist dhe krijimtarinë në SHBA

 KEMI JETUAR NË BARAKA KATERMAJE, QYSH 14 VJEC PUNOJA NË NDËRTIM

F.Shabani:Ajo që quhej luftë klasash ishte e egër, nuk kursente as ne femijet e vegjël. Kishte distancim  të dukshëm edhe ndaj nesh. Mbaj mend në shkollë kur u ndanë testat e rinisë mua dhe një shokun tim të klasës na nxoren jashtë pasi ne ishim armiq të regjimit, të pakënaqur, reaksionarë, e të tjera etiketime të kësaj natyre. Kjo fyerje, distancim apo diferencim për mua ishte shumë i rëndë, ndaj nuk e harroj kurrë.”

Intervistoi: M.Bucpapaj

-1.Fekra, thuhet shpesh që femijëria dhe rina e hershme ndikojnë shumë në jetën e njerëzve në përgjithësi dhe posacërisht në jetën e shkrimtarëve. Si ishte jeta juaj duke qënë si ishit një familje e përsekutuar nga regjimi komunist?

-F.Shabani:  Kam lindur më 21 korik të vitit 1962 në qytetin e Lushnjes. Jeta ime dhe e familjes ka qënë tejet e veshtirë, sepse im atë u konsiderua nga regjimi i diktatorit Hoxha si armik. Ai kishte ardhur nga Gostivari pas Luftes së Dytë Botërore  në Shqipëri dhe shikohej nga regjimi komunist si armik me etiketime të tilla  si “jugosllav”, “titist” etj. Ashtu sic i trajtonte diktatori Hoxha të gjithë shqiptaret qe vinin nga Kosova dhe trojet e tjera etnike në ish-Jugosllavi. Femijeria ime ishte e varfer, e palumtur dhe pjesë e mbijetesës se famijes tonë të vënë në shënjestër nga regjimi.

-2.Për brezin e sotshëm është gati e papërfyturueshme përndjekja për shkak të bindjeve politike. Por pyetja ime ka të bëjë me faktin se sa e ndjenit ju, vellëzërit dhe motrat tuaja, këtë luftë klasash në shkollë dhe shoqëri? Duke filluar  nga distancimi apo vlerësimi me notë?

-F.Shabani: Ajo që quhej luftë klasash ishte e egër, nuk kursente as ne femijet e vegjël. Kishte distancim  të dukshëm edhe ndaj nesh. Mbaj mend në shkollë kur u ndanë testat e rinisë mua dhe një shokun tim të klasës na nxoren jashtë pasi ne ishim armiq të regjimit, të pakënaqur, reaksionarë, e të tjera etiketime të kësaj natyre. Kjo fyerje, distancim apo diferencim për mua ishte shumë i rëndë, ndaj nuk e harroj kurrë.

-3.Varfëria ekonomike ishte për të gjithë, gati si një kërcënim, megjithatë në familjen tuaj me shumë femijë dhe të paragjykuar politikisht si ja dilnit mbanë për ushqimin, veshjen, shpenzimet e përditshme ?

F.Shabani:  Kemi jetuar në baraka katermaje ku ishim te gjithë me biografi te keqe ,nje lagje ku ndodhej vetem nje ëc per te gjithe, varferi ekstreme. Mami im para se te martohej me babain tim kishte nje pune te mire si llogaritare ne Stan Karbunar, nje fshat afer qytetit të lindjes time e motres dhe vllait tim. Kur u njoh me babin tim dhe vendosen te martoheshin mamin e heqin nga puna dhe si denim e cojne puntore ne fabriken e tullave ku shtynte vagonat me qymyre. Mbas disa vitesh hapet fabrika e letres ne Lushnje dhe ben nje kurs 9 mujore dhe fillon pune te perpunimi i kashtes per leter(kam dhe nje foto te atyre viteve te mamit tim). Nderkohë babi im punonte ne Plug nje fshat i te i nternuarve si mekanik se babi ne ish jugosllavi kishte bere shkolle per saldator dhe oksigjenist.

4. A ishte për ty një padrejtësi e madhe fakti që nuk ju lejohej të ndinit shkollën e lartë ?

F.Shabani:  As qe flitej shkollë per mua, sepse une sa mbarova 8 vjecaren isha e detyruar te punoja, nje pune e dhimbeshme per nje femije 14 vjece e dobet fizikisht, puna ime ishte ne ndertim ku e kujtoj me dhimbje e lote shkarkoja me shoqet e mija te punes skoda qe vinin nga Elbasani me thase cimento. Skoda pa numrim qe vinin nga gurorja e Beratit me gure qe behej cakull, me duhej që  te shtyja karocat me gure e rere qe te behej betoni per kupolat e regjimit sepse une isha puntore ne poligonin e mbrojtjes.

-5.Ardhja e demokracisë ju dha mundësi të gjithëve për të ndertuar jetën në liri në vend, por edhe jashtë shtetit?  Si ndryshoi jeta juaj dhe e familjes tuaj? Pse zgjodhet Greqinë si emigrante dhe si e përballove jetën e re atje?

-F.Shabani:  Ardhja e demokracis per familjen time ishte nje enderr njekohesishte dhe nje peng për shkak se  babi im nuk mundi t’ja arij asaj dite te shumepritur. Babi ne moshen 52 vjecare u nda nga nga nje semundje e cilesuar nga doktoret e asaj kohe kancer ne stomak. më 1990 u hapen kufijtë dhe morem vizen e shkuam te familja e babait te hallat e mixhallaret në Gostivar. Më 1992 jam martuar e më 1993 kam lindur djalin e vetem Ledion. Plot 5 vite kaluam shumë veshtiresi me bashkeshortin sepse familja e tij nuk me donte, ishin komunista.  Vjehrri im kishte qene sekretar ne Tepelen e une ishasipas tij akoma me biografi te keqe. Keshtu qe kur u martuam na perzune. Kam jetuar ne qera.  Kur kam lindur djalin shtepia qe gjetem me qera ishte kasolle lopesh i zoti i shtepise e leu dhe ne jetuam aty 1 vit. Me ka ndihmuar shume mami dhe vellai  por fati e desh ata te iknin ne Amerik bashkë me motren dhe une e detyruar me burrin e djalin  regulluam viza 4 mujore per ne Greqi dhe emigruam ne 2 Gusht 1998. Ne shtetin Elen filloj nje kapitull tjeter i veshtiresive te dhimbeshme.

-6.Pas disa vitesh në Greqi tani jetoni dhe punoni në SHBA, natyrisht tjetër eksperiencë dhe tjetër jetë. Si po e përballoni këtë jetë këtu?

-F.Shabani: Mbas gati 18 vitesh në Greqi motra më kishte bërë bashkim familjar, e mbas 13 vitesh u plotesua endra ime  e shumedeshiruar, për të jetuar në SHBA,  por fatkeqesisht këtu  erdha unë me djalin, sepse burri nuk e mori dot vizen per disa probleme, jo per fajin tone.

Me shumë skrifica unë që shoqërojnë jetën e emigrantëve, une dhe djali aritem t’ja dalim me sukses. Punojmë që të dy dhe kemi mundesi të jetojmë normalisht dhe me nder.  Burri jeton akoma në Greqi dhe ja del vete nuk na bie ne qafë, sido që për mua dhe për djalin eshte nje fatkeqesi qe jetojme larg njeriut tone te dashur.

-Gjithnjë dhe më shpesh kontaktoj me njerëz që pasi kanë bërë karrierë në fusha të ndryshme të jetës dhe në profesione të tjera, i hyjnë rrugës së letërsisë, piktures etj. Për ju si ndodhi ky kapërcim tek poezia, ndërsa keni shkruar edhe një libër me poezi i cili është në proces botimi?

-F.Shabani: Si nisa te shkruaj poezi? E nisa me ndroje ne fillim ,pak ne forme shakaje te hidhur qe u be sebep e cuditeshmja Pandemia e Covid-19. E mbyllur në shtepi si shumë njerez ku u vetekarantuan dhe ashtu veprova. Une jam tip i veshtire, semurem ne qoftese do rri pa aktivitet. Puna eshte pasioni dhe shpetimi im nga merzitja e stresi, me pandeminë ndodhi e kunderta me mua, rash ne depresion, fillova te flas me vete, flija shumë ore me qetesuesa  nje dite po shihja nje film ku shfaqeshin dy te moshuar njeri i binte pianos ,kurse zonja recitonte poezi dashurie, me kapi nje frymzim e fillova te shkruaj cuditerishte fjalet ridhnin lirshem e shkonin me njera tjetren ndalem.

Lexova cfarë kisha shkruar dhe ndjeva nje lehtesim. Ditet pasuan njera-tjetren dhe une duke berë punet e shtepise me vinte dicka vetiu ne mendja dhe shpejt e hidhja ne leter, sepse po ta lija pa e shkruajtur e harroja.  Unë në  kohen time te lire vazhdoj me shumë kënaqesi te shkruaj nga me  passion dhe nga thellesia e shpirtit.

-Librin tuaj e kam lexuar dhe më ka pelqyer. Keni shumë poezi për paqën njerëzore, por edhe te tjera me një frymë të fortë proteste ndaj padrejtësive, racizmit, injorancës, xhelozisë,  hileve në jetë dhe përfitimit në mënyrë të pandershme. Pse gjithë kjo frymë proteste?

-F.Shabani: Unë protestoj me zemer. E shpreh me shpirte kundërshtinë time ndaj padrejtesise. Nje njeri i lenduar ne femininë e tij, ku nuk e njohu drejtësinë në rini dhe barazinë sociale e politike, nuk eshte aspak tolerant per padrejtesitë qe behen me paturpesinë e servirur nga te pamoralshmit nga sadistet e pashpirte.

Une e dashuroj jeten e dua te bukuren prandaj dua me zemer qe dhe njerzia te shijojne frytet e paqes  e te jene te lire te jetojne jeten me dinjitet.

-Jetoni prej shumë vitesh në emigracion, si i ruani lidhjet më Shqipërinë, me njerëzit tuaj në Atdhe?

-F.Shabani:   Jetoj  ne emigrim prej 22 vitesh. Unë gjithnjë kam respektuar vendet ku jetova e vazhdoj te jetoj akoma, sepse unë jam shqiptare dhe tradita jone me vlere eshte: ”  Ku ha buken mos e permbys kupen”. Nga ana tjetër malli per vatanin eshte mberthyer fort ne gjoks e me “mer frymen”. Dua qe kur te vije ora e largimit nga kjo jete te prehem ne vendlindjen time se dheu i huaj e di …s’do me tresë. Atje në Shqipërinë time të dashur  une kam të afërmit,  miqesinë, shoqerinë time te mrekullueshme qe i dua shume e me duan shumë.Pra unë i ruaj kontaktet me Atdheun tim dhe njerëzit e mij atje komunikoj vazhdimisht me ta duke shfrytezuar edhe rrjetet sociale dhe kjo na ben qe te djehemi prane cdo dite.

-A do të presim libra të tjerë nga Ju?

-F.Shabani: Po  do vazhdoj te shkruaj, deri sa mendja te jete e vlefshme te prodhoje  per  dicka qe ja vlene.

– Cfarë dëshironi të shtoni tjetër?

-F.Shabani: Nje falenderim te sinqerte  e bej per ju qe me dhate mundesine te realizoj nje enderr te fjetur per shume vite tek unë sic ishte poezia. Dua te falenderoje dhe motren time Fatima Selami qe me dha kurajo  që te mos ndalesha. Gjithashtu dhe nje falenderim per zonjen Mirka Bano Sula e cila me ka qendruar prane ne cdo varg qe une shkruaja duke ndjekur keshillat e cmuara te saj. Falenderoj me zemer gjithë miqesinë time qe i lexojne poezitë e mia, dhe me bejne komente pozitive e une frymezohem qe te vazhdoj më tej. Falendrimi i fundit apo qershia mbi torte eshte per dy te shtrenjtit e mi, bashkeshortin tim Albert Shabanin dhe djalin tim te shtrenjte Ledio Shabanin qe me mbeshtesin per deshiren time  të të shkruajturit.

fet për jetën në regjimin komunist dhe krijimtarinë në SHBA

FEKRA SHABANI: KEMI JETUAR NË BARAKA KATERMAJE, QYSH 14 VJEC PUNOJA NË NDËRTIM

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here