POETESHA TEUTA SHAQIRAJ FLET PËR JETËN E SAJ DHE KRIJIMTARINË

 

 

 

 Pyetje-Kush është Teuta, cilat janë momentet më të rëndësishme tuat …?

 

Përgjigje : Teuta është një grua e dashur sensibile, e gatshme të kuptojë hallin e tjetrit, e mbushur me urtësi e paqësore, me inteligjencën e mjaftueshme për të dalluar “barerat e këqija “ që i ngatërrohen ndonjëherë nëpër këmbë e per te qene Teuta që jam sot! Momentet më të rëndësishme janë kampionatet e sportit, premierat teatrale, pastaj ardhja në Itali, jeta e re martesore, lidhjet e reja pa harruar të vjetrat. Rrëfimi është një fjalë e madhe, varet…..

 

 Pyetje-Më trego me pak fjale për veten tënde?

 

Përgjigje : Jam Teuta Shaqiraj lindur në Kavajë me origjinë nga Korça. Fëmijëria ime kaloi mes lojërave, sportit. Rrija me orë të tëra mes librave duke imagjinuar veten time siç bëjnë gjithë fëmijët në atë moshë, heronjtë e librave. Marrja me basketboll në kategorinë e dytë që në moshë shumë të re me ndihmoi në shumë drejtime. Menjëherë erdhi teatri aktivitetet në pallatin e kulturës, mbasdite stërvitje e në mbrëmje provat e teatrit.Mbarova shkollën e mesme të përgjithshme . Ëndërroja të bëhesha aktore e konkurrova dy herë, por për shkak të notes 7 në lëndën e Historinë së partisë, natyrisht nuk fitova duke mos pasur as edhe një njohje. Fillova punë si pasticere, e pas një viti ndërsa vazhdoja aktivitetin si aktore në pallatin e kulturës, ndoqa një vit kurs në Tiranë për regjizure . Një përvojë shumë e bukur që la gjurmë në jetën time. Vazhdoja të merresha me aktivitetet e teatrit e estradës. Nuk më kujtohet viti kur ishte i ftuar aktori i mirënjohur i estradës së Durrësit Fadil Hasa e kisha një rol të bukur e me plot humor me te. Në fillim te viteve 1990 punova si arsimtarë në fshat për 5 vjet. Erdha në Itali, njoha shokun tim te jetës. Punova disa vite si mësuese mbështetëse të gjuhes italiane për fëmijët shqiptarë në shkollat fillore e tetëvjeçare.

 

Pyetje- Cilat janë dobësitë tuaja më të mëdha?Po pikat e forta?’

 

Përgjigje :Unë besoj nuk kam dobësi të mëdha, jam e ekuilibruar në kërkesat e dëshirat e mia. Një dobësi e imja është fakti që duhet të mësohem të them me shume jo se po në vendimet e mia. Besoj më shumë sec duhet në mirësinë e llojit human.Pikat e forta janë këmbëngulja në bërjen e gjërave me entuziazëm mirëbesim e simpati tek njërzit që i takoj edhe për herë të parë. Kjo mendoj per shkak të sinqeritetit të madh e ndjeshmërisë duke veshur hallin e tjetrit në një farë mënyre. Urrej falsitetin e mosbesnikerine. Nuk fal lehtë këto dy gjëra.

 

Pyetje-Çfarë roli mund të luaj të qenit një ndikim pozitiv mbi të tjerët?

 

Përgjigje : -Duke qenë një person pozitiv e me besim të madh tek Zoti, gjërat që më vijnë kundra, nuk i mar si tragjedi sepse nga përvoja personale, jo çdo gjë e keqe që vjen tek ne, vjen, për të na shkatërruar, e kjo tek të tjerët ngjall pozitivitet.

 

Pyetje-Cilat janë aftësitë tuaja komunikative më të forta dhe të dobëta?

Pergjigje: Kam aftësinë e durimin për të dëgjuar tjetrin, për këtë arsye kam shume miq e gëzoj respektin e tyre. Kur marr një goditje të pamerituar nuk shkoj në kundërsulm menjëherë, pres të qetësohen ujrat e sqaroj situatën me qetësi urtësi e vendosmëri. Kur nuk di një gjë nuk kam turp ti them bashkëbiseduesit që nuk e di.

 

 Pyetje- Cilat kanë qenë arritjet dhe dështimet tuaja?

 

Përgjigje : Nuk jam ambicioze në kuptimin e mirë të fjalës. Në Shqipëri arritjet e dështimet në shumicën e rasteve sipas opinionit tim ishin të lidhura me sistemin, gëzohem me gjërat që më ka afruar jeta këtu në Itali, e kjo më mjafton.

 

Pyetje-Cilat janë nevojat / prioritetet tuaja parësore ?

 

 Përgjigje : Nevojat mund të jenë materiale, interiore e shpirtërore, Dashuroj jetën me gjithë forcat e mia, si çdo njeri ka nevojë për mbushje shpirtërore dhe këtë e bëj cdo ditë duke reflektuar e punuar brenda vetvetes.

 

Pyetje- Për ju, arti dhe letërsia në veçanti, janë një domosdoshmëri apo thjesht një nevojë personale e juaja.

 

Përgjigje : Arti e letërsia janë të dyja një domosdoshmëri mendoj për mbarë shoqërinë e per mua në veçanti , nuk mund t’i ndaj.

 

 

 

 

 

 Pyetje-Shkruani sepse ju pëlqen të ndani ndjenjat me lexuesin, apo eshte një zë i brendshem?

 

Pergjigje: Per mua erdhi si një shtytje e brendshme, si një anticorp artistik per t’ju kundërpërgjigjur situates gjatë pandemise e si buka që binte nga qielli gjatë eksodit kur Zoti ushqente popullin e tij nën drejtimin e Moisiut.

 

 Pyetje- Si e kaloni kohën e lirë?

 

Pergjigje: Meditime, shkruaj, shëtitje në natyrë në mal, me pëlqejnë studimi i gjuhës anglese, biseda telefonike, vallzoj shumë.

 

Pyetje- Çfarë është për ju martesa me një të huaj?

 

Përgjigje : Martesa është martesë si i thonë E vetmja gjë që mund të theksoj është se martesa me një italian më dha mua mundësinë të njihja kulturën e muzikën italiane e mirësjelljen një virtù që shumë meshkujve shqiptare u mungon.( Them meshkuj dhe jo burrat se fjala burrë për mua përmbledh çdo virtyt të mirë përfshirë dhe miresjedhjen) Gjithashtu me dha mundësinë të perfeksionoja gjuhën melodike italiane.

 

Pyetje- Cilat jane endrrat tuaja …sa keni realizuar prej tyre?

 

Pergjigje : Ëndërroj vetëm për një gjë, që e mbaj të fshehtë haha, per mua në zemër e shoh shpesh gjysmën plot të gotës mbushur . FAKTI QË PUNOJ NË RADIO INTERPRETOJ ME PASION E GERMEZOJ PAK PER MUA JANË MJAFT.

 

Pyetje- Veç familjes, çfarë tjetër ju mban të lidhur me Shqipërinë?

 

Përgjigje : DASHURIA për vendin ku u rrita është madhe, lidhje me të madhe se kjo?

 

Pyetje- Ka qenë e vështirë për ju të përshtateni me nje menyre  tjeter jetese ?

 

Përgjigje : Për mua ka qenë pak e vështirë në fillim sa të mësoja zakonet e vendit e mbi të gjitha guzhinen italiane. Zotërimi i mirë I italishtes pa dyshim e ka lehtësuar përshtatjen.

 

Pyetje- Cila eshte vuajtja me e madhe qe e keni perjetuar pervec humbjes se bashkeshortit ?

 

Përgjigje : Humbjen e nënës… dhe fakti që nuk ndan me njeriun e zemrës, është një vuajtje gati e përhershme.

 

Pyetje- Po Teuten si njeri çfarë e karakterizon, ku e gjeni forcen per ti ber balle me perulesi vuajtjes?

 

Përgjigje : Optimizmi, jam shumë pozitive, punoj me vetveten time duke e pyetur atë, një dialog i mundimshem i përditshëm por në fund relaksues. E mbi të gjitha besimi tek zoti.

 

 Pyetje.Si e konceptoni miqesin e nje mashkulli,a keni ju miqesi dhe si i ndertoni miqesit me ta?

 

Përgjigje : Për të pasur miqësi me një mashkull duke folur në përgjithësi, nuk mjafton kultura, arsimimi inteligjenza duhet të zberthehet koncepti nderpalesh. Respekt, è shpesh herë të qenit vetvetja nuk të ndihmon. E pastaj mashkulli nga natyra dëshiron të dominoje dhe unë nuk besoj shumë në këtë lloj miqësie. Për sa i përket miqësisë virtuale shumë e keqpërdorin, shume bllokime kam bëre , po kam disa miq të mirë , flitet për poezinë, shkëmbehen mendime, por të flasësh për ndërtim edhe në këtë rast, duhet të vishesh si në çdo fushë me fjalën magjike RESPEKT.

 

Pyetje- Si vepron,nëse dikush ka nevojë për ndihmën tënde, je person që bën për të tjerët?

 

Përgjigje : Jap ndihmën time me gjithë zemër, morale e materiale se mundem.

 

 Pyetje- Si jan mardheniet e tua me poezine? Si lindi dhe kush eshte poezia juaj e pare…a mundesh te na sjellesh ketu?

 

Përgjigje : Dashuri e urrejtje, hahahah jam në fazën e parë të njohjes,here këmbëngul unë e anasjelltas, kur me kërkon ajo jam me e lumtur. Lindi ashtu papritur ndoshta ishte pjekur momenti, kam fituar një ekuilibër psikologjik dhe një vlerësim të duhur kush jam. Pastaj ajo që bëri të derdhte vazon qe situata e pandemise. Të paraqes me krenari poezinë time të parë. Kur enderra. th y h e t Kur thyhet nje enderr, jo , jo nuk vdes . Bie mengadale pa buje , si vese e praruar , Te nje mengjesi t’argjendte Ulet hijshem ne fronin e humuste , te shtratit ku lulezoi, me bukurine mbreselenese , te nje mbreterie te saporene. Si yllez e pafaj mes rrezesh gezimi, qe bien e ngrihen vale — vale, pas nje rrokje perqafimi qiellor . Per te endur hojen mjaltit, Te nje tjeter enderre me vezullim henor . Teuta Shaqiraj .

 

Pyetje- A ndjehesh e kënaqur me ate qe shkruan apo kerkon me shume nga vetja?

 

Pergjigje: Varet, jo gjithmonë, natyrisht që kërkoj më shumë.

 

Pyetje- Shoh se jeni shume aktive dhe e perkushtuar ne rrjetet sociale, ne familje dhe ne krijimet e tua letrare…si ja arrini te beni te gjitha?

 

Përgjigje : Thjesht, përkushtim e pasion .

 

Pyetje- si eshte dashuria ne poezit e tua,sa prezent jeni ju ne to?

 

Përgjigje : Megjithëse me pëlqen të trajtoj tema të ndryshme dashuria është gjithmonë aty e pranishme. Në poezine “kohët brenda meje “një mpleksje të shkuarës, tashmes e të ardhmes, shumica e mori për poezi dashurie.. Në një farë mënyre jam dhe unë aty.

 

Pyetje- Ka pasur momente kur tjetër mendoni dhe tjeter keni shkruar?

 

 

Pyetje- Ka pasur momente kur tjetër mendoni dhe tjetër shkruani, për të mos zbuluar veten? Përgjigje Jo s’me ka ndodhur. Me ka qëlluar të trajtoj një temë e në fund kanë dalë 2 a 3 poezi të ndryshme duke përfshirë edhe idenë e fillimit.

 

Pyetje- cila poezi dashurie do ta perzgjidhnit ne kete interviste?

 

-Kur darkova me ty…. (virtualisht)

 

Gëzuar urove ti me gotën e verës ngritur lehtësisht,

përtej ekranit pezull me sytë e përhumbur butësisht.

Dhe unë me dritherimen e zemrës, e mendimin e çmendur, t’rizgjoja realitetin e vakur të thyeja iluzionin e çartur.

 

Mendimi për ty gotën gjysmë të dehur mbushi,

ëmbëlsisht duart e tua të miat jorealja puthi.

Trik e trak me regëtimën e shpirtit hutuar,

aty pranë e pranë u gjenda me ëndrrën e fjetur a zgjuar!?

 

Një çast një rrahje fluturake frymoi kurmin tim.

Ndjesi magnetike vagëllimthi përçuan t’vetmin vegim.

Unë sirene refleks në gotën e verës së tij

dy buzë vishnjake të çelura, që vesën e mëngjesit pret të pijë.

 

 

Pyetje- Cfar gjeje do te ju bente te ndryshonit nje vendim që e merni?

 

Pergjigje: Kur mendoj se duhet të presë edhe pak realizimi i tij sepse nuk është perparsor për një motiv a tjetër.

 

Pyetje-Cmendim keni per kete interviste ,dhe si u ndjete?

 

Pergjigje: Me beri mire, më kujtoi kush jam e mos e harroj kurrë. Falimenderit! Ishte një kënaqësi për mua.

 

 

*Intervista është dhënë për Rubrikën “INTERVISTA IME ME JU” ne grupin INSTIKT POETIK! **

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here