Autorja Xhuljeta Ferraj u lind në qytetin e Vlorës,me 20.01.1977. Është një Artiste dimensionale.
Ajo ka shkruar 3 libra me poezi,
1) LULE KUQA .
2)TI ERDHE ME BUKURIN E VJESHTËS.
3) DYLBERJA.
Ka shkruar një dramë me titull:
” ETHET” që së shpejti do ju lajmërojmë për vendin dhe orën e shfaqes së kësaj drame intresante, në Shqipëri dhe jashtë saj .
Ka shkruar një roman ‘Kapiteni 97’dhe një skenar filimi.
Xhuljeta është Aktore profesionale internacionale,ka mbaruar Akademinë e Artit “INTERNAZIONAL ,FILM,THEATËR-, PRODUKSION ” në Zvicër Zürich tek Petagogu Adem Kicaj”Regjizor Aktor”.
Punon në teatrin “LATERNE”në Zvicër, me bashkëshortin e saj Adem Kicaj,dhe në bashkëpunim me teatret,dhe produksionet e filmit si aktore në qytetin e PARMËS në ITALI,dhe në shtete të tjera.
Autorja Ferraj është këngëtare e polifonis së jugut.
Ajo vjen nga një familje Artistësh,babai i saj muzikant i firzamonikës ,dhe nëna stiliste rrobash.
Xhuljeta u rrit në Itali,dhe aty studjoj dhe për vallen popullore Shqiptare,dhe korografin nga korograf Shqiptarë.
Ajo kërcen të gjitha vallet internacionale, përfshirë edhe ato Latine me bashkëshortin e saj Adem Kicaj .
Xhuljeta është një moderatore e shkëlqyer,ajo punon tek TV ARI në Zvicër, një televizion privat Shqiptarë.
Xhuljeta është një vullkan i pa ndalshëm në Art .
Autorja promovon 3 librat e saj të rinjë,sot për lexuesin.
Flasim për librin DYLBERJA!
Pse Autorja e ka titulluar librin “DYLBERJA”?
Ajo me këtë titull,pagëzon mitin e legjendës “DYLBERJA”.Mitologjia,apo legjenda e përshkruan këtë femër hyjnore ,me bukuri,me emocione,dhe me inteligjencë të pa parë, për familjen, për dashurin, mallin për nënën,dhe babain .
Frymëzimin poetja na e sjell nga vetë emri i nënës së vet që e ka shoqëruar gjithë jetën ,ky emër i shenjtë. “DYLBERJA”. Këtë emër e gëzon nëna e autores ,prandaj me respekt të veçantë, këtë libër autorja ja kushton nënës “DYLBERE”.
Ja një poezi dedikuar” NËNËS”.
Nënë ,për ty më dogji malli,
Dorën tënde e dua tek balli,
Goja ime si lutje të kërkon,
Nënë ,je emri më i bukur në botë.
Nënë ,u enda nëpër botë,
Kërkova lumturinë,po s’e gjeta dot,
Pa ty ndihem si zogu pa krahë,
Prehri yt-jastëku më i ngrohtë.
Nënë, je shoqa më e mirë,
Je ilaç për shpirtin tim,
Vetëm puthja jote e ngrohtë,
Dhimbjen mbi trup ma largon.
Nënë ,qepallat si mbyll sot,
Lotët askush nuk mi fshin dot,
Dora jote-përkëdhelja vetë,
Je oksigjeni për timen jetë.
Nënë, e Dua zërin tënd,
Më shumë se rrezet e diellit,
Fjalët e tua të ëmbla,
Më të bukura se lulet e pranverës.
Nënë, boshllëkun tënd,
Askush nuk ma mbush dot,
Pranija jote nuk ka çmim,
Pasurija para teje është e kotë.
Kjo është një poezi mallëngjyese për nënën,ku
Autorja shprehet:ajo është endur nëpër botë,e rritur në emigrim,por lumturinë që ja ka falur nëna, nuk e ka gjetur tek asnjë tjetër.Ajo ndihet pa nënën si një zog me krahë të prerë,prehri i nënës i mungon kaq shumë, saqë e krahason me jastëkun më të butë, në botë.
Por ajo ka kaluar edhe netë të vështira,
me lotë në sy,dhe qepallat e saj nuk merrnin dot gjumë,se malli për nënën e kishte pushtuar shumë.
Dorën e nënës ,përkëdheljet e saj,autorja e krahason me oksigjenin e jetës, pa’ të cilin nuk mund të jetojmë.
Libri DYLBERJA është shkruar gjatë periudhës së pandemis,dhe është shtypur nga shtëpia botuese në Prishtinë “SHKROLA”.
Le të flasim pak për librin e dytë me titull: “TI ERDHE ME BUKURIN E VJESHTËS”.Libri me titull “TI ERDHE ME BUKURINË E VJESHTËS”, është shkruar nga Autorja Xhuljeta Ferraj, është një libër me 60 poezi, një libër praktik,jo i lodhshëm për lexuesin,por i këndshëm që mund të lexohet për pak kohë.
Poezitë janë me temë të lirë.
Shkrimtarja Ferraj është poete emocionale, që frymëzohet aty për aty,nga ngjarjet e jetës reale të përditshme.
Ky libër është shkruar gjatë periudhës së pandemis,dhe sapo ka dalë nga shtypi,nga shtëpia botuese në Kosovë,
“RUGOVA ART” Prishtinë.
Pse Autorja e ka titulluar librin “TI ERDHE ME BUKURINË E VJESHTËS”?
Sepse bashkë me vjeshtën ka ardhur dhe “dashuria”, pikërisht në atë stin ajo ka njohur shokun e jetës së saj.
Dhe poezin “TI ERDHE ME BUKURINË E VJESHTËS”ja ka dedikuar pikërisht ,shokut të jetës së saj.
Ja një poezi nga libri “TI ERDHE ME BUKURIN E VJESHTËS”.
“TI JE… GJITHË BOTA QË UNË KAM”.
Të mendoj kur gjethet bien,
Mos vallë vjen dhe ti me to?
Mbi supet e mia të ftohta,
Dorën tënde ,e dua të më ngrohë.
E kërkoj ngjyrën e flokëve të tua,
Në çdo gjethe që ulet mbi prehrin tim,
Kam mallë t’i përkëdhel ata flokë,
Kur gjumi të kap përsëri.
Vallëzova me erën dhe gjethet,
Këngën tonë të preferuar,
Mbi këtë tapet shumëngjyrësh,
I kërkova me mallë krahët e tua .
Mes degësh flokët m’u pleksën,
O sa i dëshirova gishtat e tua,
Të mi zgjidhje flokët ngadalë,
Si telat e kitarës ndër duar.
Dy lotë të nxehtë, më ranë nga sytë,
Dhe unë për ty seç ndjeva mallë,
Eja i dashur më përqafo,
Ti je …gjithë bota që unë kam.
Një krahasim i mrekullueshëm i natyrës,me ngjyrat e saj të larmishme,drejt një dashurie romante, melankolike,sic thotë vargu:
Dy lotë të nxehtë,më ranë nga sytë,
Dhe unë për ty seç ndjeva malle,
Eja i dashur më pëqafo,
Ti je gjithë bota që unë kam.
Le të flasim pak për librin e ri ti të Autores Xhuljeta Ferraj me titull:”ETHET”.
Libri “ETHET” është një “DRAMË” e porsa dal nga shtëpia botuese SHKROLA Prishtinë.
Edhe ky libër është shkruar gjatë pandemis,nga Autorja Ferraj.
Së shpejti do jetë e interpretuar nga vetë Autorja, Aktorja profesionale në skenat Shqiptare,dhe jashtë vendit.
Autorja Ferraj na paraqet një ngjarje mallëngjyese,po edhe sa trishtuese,me disa module rrëngjethëse.
Personazhet metaforike të hijezuara
Me elemente dekorative,siç është “Trofeu” ,sepse gjithë ngjarja shkrihet në ‘ETHE’.
Kjo Monokoreodramë na paraqet simbolika të vallëzimit melankolikë ‘TANGO’,ku nëpërmjet tangos paraqet sensualitetin e një dashurie,mes dy Artistëve, të cilët mundohen të bashkojnë trupin dhe iden.
Pika kulmore e ngjarjes na sjell mesazhin edukativ social,mos të abuzohet me ‘alkoolin’ dhe me ‘abortin’ e femrave .Prandaj gjithë ngjarja merr përfundimin, në një pozitivitet të pa parë Artistik, të shoqëruar me’ETHE’ Artistike.
Mesazh!Kujdes me kë lidhesh, dhe me kë shoqërohesh.
E gjithë ngjarja mbaron me pozitivitet.
Librat janë në shitje për momentin vetem online me postë.
Kush është i interesuar të kontaktojë Autoren Xhuljeta Ferraj në e-mail: ferrajxhuljeta@gmail.com