Poeti i shquar Skënder Bucpapaj mërr Cmimin Jubilar” të Mitingu i 55-të i Poezisë në Gjakovë
“Në fund të veprimtarisë poetesha e mirënjohur Flutura Acka u nderua me Cmimin e Poezise me te Mire, per librin me te mire ndermjet dy mitingjeve , cmimi iu nda poeziti Xhevdet Bajraj, ndërsa cmimi më i rëndësishëm i mitingut që jept njëherë në pesë apo dhjetë vjet ju dha poetit të shquar shqiptar Skënder Bucpapaj, për kontrobutin e tij të shquar në poezinë shqipe. Poetëve pjesëmarrës Ricardo Rubio nga Argjentina, Maria Barroso nga Portogalia dhe Laura Garavaglia nga Itala, u nda cmimi Nena Tereze. Kurse cmimin e poetes debutuese e ka marre Shqipe Bytyqi.“
Pas një jave të ngjeshur me veprimtari letrare, të premtën 10 maj 2019, në pallatin e kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë u mbajt ceremonia qendrore e mitingut të 55-të të poezisë ku të pranishëm ishin adhurues të fjalës së shkruar, poetë, profesorë, akademikë, studentë të universitetit të Gjakovës, përfaqësues nga niveli qëndror dhe lokal k pushtetit.
Në këtë mbrëmje morën pjesë shumë poetë nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga Portugali, Italia, Meksika etj, të cilët lexuan poezitë e tyre, përpara një publiku interesant dhe njohës i mirë i poezisë dhe adhurues i saj
Mbrembja u hap me një romancë shkodrane nga sopranoja e talentuar Alisa Berisha, nxënëse e shkollës së mesme të muzikës Preng Jakova të Gjakovës, shoqëruar në piano nga Triumf Arllati, edhe ky një tjetër nxënës i talentuar i kësaj shkolle.
Në fund të veprimtarisë poetesha e mirënjohur Flutura Acka u nderua me Cmimin e Poezise me te Mire, per librin me te mire ndermjet dy mitingjeve , cmimi iu nda poeziti Xhevdet Bajraj, ndërsa cmimi më i rëndësishëm i mitingut që jept njëherë në pesë apo dhjetë vjet ju dha poetit të shquar shqiptar Skënder Bucpapaj, për kontrobutin e tij të shquar në poezinë shqipe.
Poetëve pjesëmarrës Ricardo Rubio nga Argjentina, Maria Barroso nga Portogalia dhe Laura Garavaglia nga Itala, u nda cmimi Nena Tereze. Kurse cmimin e poetes debutuese e ka marre Shqipe Bytyqi.
Festivali ishte organizuar shkelqyer nga kryetari i Ri i Klubit Letrar Gjon Nikoll Kazazi poeti dhe veprimtari i shquar Muharrem Kurti dhe kryesia e re e këtij organizmi si Migena Arllati, Engjell Berisha dhe Vjollca Kuqi, të cilët i rikthyen shkelqimin e dikurshëm Mitingut të famshëm të poezisë së Gjakovës.