POEZI NGA MOSHE VEGH / IZRAEL. Perktheu: Mimoza Erebara

 

 

 

MOSHE VEGH i lindur më 1957 në Izrael. Ai ka një diplomë bachelor në shkencat natyrore. Vegh botoi librin e tij të parë “ Escape from the Shishe”, në vitin 2020. Poezitë e tij janë botuar gjithashtu në disa antologji dhe revista letrare.

 

 

MASAKRA

Atё mëngjes,

‘ata’ i zgjuan egёrsisht foshnjet zemërengjёll

I morën nga djepet e tyre

dhe i hodhёn në duart e të dërguarit të Ashmaddaiit,

thellё nё nëntokën e errёt, tё ngrirё

qё shkёlqeu njё ҫast tё vetёm, tё fundit,

prej mbulesёs si me rreze dielli

Aty, atё ҫast, nëna e përlotur i përqafon

duke kёrkuar në sytë e tyre shpëtimin

e ku flladi vjeshtor që nuk e di se ҫ’po ndodh,

luan me flokët e tyre të kuqërremtë

si nё njё ditё tё paqtё

e ata kurrë nuk e ditёn

se po shkonin drejt së egrës masakër, pa kthim.

 

Nё hebraisht, Ashmedai (אַשְמְדּאָי, ʾAšmədʾāy) i referohet një demoni të fuqishëm, shpesh të përshkruar si mbreti i demonëve, i njohur për epsh dhe djallëzi, i cili shfaqet në tekstet hebraike si Libri i Tobit dhe legjendat Talmudike, veçanërisht në historitë rreth Mbretit Solomon.

 

VITI I MBARË

Një poezi që e kam shkruar në vitin 2019 dhe është aktuale edhe sot.

 

Çfarë do të kërkoj në vitin e ri:

 

Lutem të mos ketë njerëz të uritur në qytet

qё kur tё dalin në televizion,

të mos ndjehen të ofenduar nga akti i dhurimit;

 

Kërkoj që të gjithë të kenë rroba për të veshur;

Kërkoj një vend për qetësinë e  shpirtit

Dhe për këtë na duhet kombi

ku të  lutemi ҫdo ditё:

Stop urrejtjes!

Stop diskriminimit!

 

Do kërkoj në ҫdo cep të vendit

ortodoksë, arabë,

sa majtas, sa djathtas,

etiopianë, ashkenazi,

këdo që përshëndet lindjen e diellit në këtë tokë

Dhe do lutem, përsëri do lutem

që të gjithë ne  të jemi vëllezër.

 

Kërkoj që të jemi  një komb i vetëm, solid

me të gjitha anët e tij!

Qoftë i pranueshëm ndryshimi!

Amen!

 

Do të kërkoj paqe

Mes nesh,

Mes meje dhe  vetes,

Mes nesh dhe fqinjëve tanë,

Se vetëm kështu

Raketat nuk do qëllojnë më

Dhe fëmijët nuk do të kenë  më frikë

Dhe as civilët, dhe as ushtarët nuk do të vrasin më!

Dhe kёshtu, pranё teje do jem edhe unë,

që  kërkoj kaq pak nga ty…

 

Lërini maskat këtë vit njerёz!

Le të dalim, të qeshim e të flasim

Me njëri-tjetrin të gjithë bashkë,

Në një!

 

BABAI  BUZËQESH  GJITHNJË

“Ti që ke një zemër, ke diҫka që të udhëzon”- Magjistari i Ozit

 

Terapia nuk ia riktheu frymëmarrjen në spitalin Lindau,

Nuk kishte kthim.

Më 23 qershor 2001 një ‘tornado’ ra mbi babanë tim

Ai u dobësia, ethet iu shtuan, iu turbullua shikimi,

dhe mjekët dështuan.

Ai  më buzëqeshi dhe më pas,

U tërhoq drejt qiellit.

 

KËNGA E ZOGJVE

Shikoj në kopshtin  tim

duke thithur aromën

e gjetheve të arta që varen në

krahët e zogjve që pijnë lëngun e jetёs

Bota rrotullohet rreth boshtit të saj

Duke pritur shpëtimin

…Dhe zogjtë këndojnë.

 

NJË LUTJE PËR PAQE

 

O Zot në Qiell, dëgjo lutjen tonë,

fal mëkatet tona dhe na ҫliro!

një lutje shpirti si jehonё kёndon

të lutem Zot, rrugën na e ndriҫo!

bashkoi shpirtrat tanë dhe nё ditën tonë na drejto!

Na mëso të qëndrojmë si një i vetёm komb,

të shërojmё nga shkatërrimi kёtё tokë!

Ҫrrënjos ҫdo urrejtje o Zot!

le të na pushtojë dashuria plotёsisht,

ndërto pёr ne një vend të mirёsisё,

harmonik dhe të shndritshëm,

ku fëmijët tanё të mund të jetojnë në dritë

dhe të rriten njerёz të vërtetë e plot hir,

një brez paqeje tё jenё!

 

SHPAT I RRËSHQITSHËM

 

Lumi i ndyrësisë dhe pluhurit

i tërbuar dhe i trazuar

me erёn e tij helmon ajrin.

Asnjë urë nuk  qёndron mbi të

dhe askush nuk interesohet

të kalojë në anën tjetër,

ose të paktën të takohet në gjysmën e rrugës.

Ndonjëherë bie zjarr,

ndonjëherë shuhet,

dhe unë pres që era dhe shiu

të pastrojnë ajrin,

të pastrojnë ujërat

dhe të lidhin shpirtrat

e ngjashëm si dy brigjet e lumit.

 

Dhe ndёrkohë mbeturinat vazhdojnë

të lëvizin e të lëvizin,

pa asnjë rrugëdalje në horizont.

 

NJË DET BLU

Një det me rërë blu, ngjyrë ari,

Shkëmbenj nënujorë, tokë e gjelbër e thellë.

Një botë e përsosur, një ëndërr rozë

 

Në një përrua kristal të pastër dhe transparent

Peshqit kërcejnë të lirë

Me guackat dhe gaforret gëzueshëm

 

Kodra të arta shkëlqejnë aq shumë

të mbuluara me lule, një pamje e bukur

jasemini që ҫel natën, dhe iridi tё mprehtë

 

Sipër mbi shkёmb një shkëlqim i ngrohtë

piklon pikat e vesës, rresht pas rreshti

dhe shkumën e oqeanit po ashtu

 

Këmbët e mia qёndrojnё zhytur  në rёrёn e artё

Ajri i kripur mbush shpirtin tim

Dhe ndjej gëzim të pastër, kaq shumё gёzim!

 

KËRKIM SHPIRTI

Kam bërë kërkim shpirti se,

ndihem si i burgosur nga ndalimet

kërkova nëpër të gjitha tё mundshmet,

kontrollova e gjeta që nuk kam mëkatuar

dhe kuptova se,

ajo që nuk është më e ndaluar,

është e lejuar

sepse ҫdo mëkat ka një falje.

Në fund të kërkimit e zbulova se

shpirti im është i lirë

I lirë nga ҫdo lloj ndalimi.

 

PLASTIKË

Në një det plastik

notojnë peshq plastikë

pihet  ujë plastik

dhe heshtet

 

Plazhi rritet si një fushë plastike

ku era njollos rërën

me shëmtinë e saj

 

Dhe ne,

në fusha plastike

mbjellim fara plastike,

korrim fruta plastike

dhe mbushim me to

detin.

 

QENI IM NUK KA ZOT

Qeni im përtyp ushqimin e tij dhe nuk falenderon Zotin,

ai shtrihet në shtratin e tij dhe nuk mendon për Zotin,

ai mbështet kokën në prehërin tim,

sytë e tij kafe më shikojnë me përulësi,

dhe kështu ne rrimë ulur në heshtje në këtë moment.

 

Për dhëmbët tanë nuk ka Zot.