POEZI NGA ORESTE KESSEL PACE. Përgatiti dhe shqipëroi: ANILA DAHRIU

ORESTE KESSEL PACE

Çdo poezi është një imazh, dhe unë sfidoj çdokush të gjeni ndonjë mospërputhje midis fjalës dhe imazhit! Të dyja plotësojnë njëra-tjetrën, bisedojnë së bashku duke zbuluar sekrete të lashta,harresat e perëndive, gjurmë enigmash misterioze që enden në kërkim të një kuptimi të ri.Ndërsa vazhdoj të lexoj, perceptoj tinguj të lashtë, gjuhë të panjohura dhe dëgjoj zërin e perëndive që nuk kanë paqe, nuk mund të rrinë të qetë në tempullin e tyre. Në luftë fillimisht me veten e më pas me të tjerët, sepse asgjë nuk funksionon sipas rregullave hyjnore.Oreste Kessel Pace transformohet, poezi pas poezie , në shpirtra të ndryshëm dhe përjeton emocionet që degëzohen dhe zgjasin sikur të ishin krijesa që kërkojnë një fole, dhe në një çast ai këqyr:
“… Pashë gurët të qajnë
rrokullisur në bregdet
gëlltitur nga Oqeani
mes valëve të Tetisit”.
Duket si një skenë nga ferri dhe në realitet është bota e përditshme e perëndive që, duke u detyruar të menaxhojnë fatin e njerëzve, nuk janë në gjendje të gjejnë përshtatjen e duhur. Por përtej entuziazmit që mund të jap leximi i librit, është magjepsja e poetit që e lë veten të mbërthehet nga çmenduria e tyre dhe i ndjek në gjeste e veprime pa asnjë gjurmë jete apo të vërtete.Megjithatë, aftësia e poetit qëndron në të diturin se si të regjistrojë fermentimet hyjnore që shkojnë pa pushim, në kërkim të kuptimit dhe arsyeve, dhe në fakt ai dëgjon:
“Dëgjoj tingullin e ëmbël të një lire.
Vjen nga shkëmbinjtë të mbështjellë në errësirë
Çfarë melodie trishtuese lë në det
Duke e dëgjuar,ende mund të shkruaj vargje.”

Ky libër lëviz në këtë dimension ëndërrimtar, i cili shpesh ndjek ëndrrat dhe vizionet, aq sa shkrimi nuk pranon rregullat e konsekuencës logjike, as të pikësimit, as të kongruencës gramatikore: duke imituar kështu lëvizjen e detit, të vetëtimës, të erës, mospërputhja edhe e “Lëvizjes Greke” që i hapet enigmave dhe shpërndan hije misterioze mbi dallgët e detit.
Dante Maffia

METAMORFOZA

Mos lejo të ndodh
që era të ngrejë pluhurin,
përtej stuhisë këqyra fletët e mia
të heshtura e të mpira.

Ëndërrova të zhytesha mes valëve
Të kërkoja falje Oqeanit dheTetisit
të takoja Poseidonin inatçi
dhe më në fund të dashuroja
Demetrën e lodhur.

Zeusi hyjnor do të më ketë trashëgimtar
Madje, unë do të di t’i shërbej si biri i fundit
do të ndërtoj tempuj për nderim
do t’i këndoj vepra.

Tani po ulem mes të lëndinës
aq larg është pylli që më rrethon
do të kem vetëm një makinë shkrimi
për të shkruar nën dritën e hënës.

ASKET

Kam gjetur nën lis të përqeshur nga era
rrënjët si krahët e luftëtarit akeas
të gëlltitura nga toka lakuriq
të lëna nga Psike e nga fati im të gjarpëruar
nëpër botën e krimeve.

Pyetëm nëse kam dëgjuar ujërat e Akeronit
do të di të kërkoj thelbin e kujtimeve
në urnën e ekzistencës time
shtrirë Kairo i lodhur
bir i Zeusit me këmbë fluturuese.

Përse këto vargje më kërkojnë kuturu
zhduken si larvat në pellg
dridhen si gjunjët e mia përballë teje
e kërkoj t’i mbështjell në lutjet e shumta.

Vetëm në heshtje zbuloj ekzistencën time
nëpër pyje ku nuk ka asnjë frymë
i vetmuar hapi nëpër burime të freskëta
i dashuruar nga ujqërit e shenjtë të Athinës.

Mishi im i përtypur nga njeriu
gëlltitur nga arroganca e tij e pangopur
derisa bëhet tunikë për shenjtorët italian-grekë
duke lënë asketizmin e tyre.

Shënim (Asket: një njeri që heq dorë nga gëzimet e jetës dhe e mundon veten.

ENERGJIA NËNË

Më vonë kur u zgjova njoha atë rreze të diellit
mbi gjunjët të mbështetura mbi parvaze
teksa agimi ndërkaq braktiste ëndrrat e natës.

Jam rob tek pragu
i mpirë përballë diellit akoma i përcëlluar
nëpër male shkëmbore veshur me errësirë
ndërkaq më pyet nëse kam një emër me vlerë.

Lakuriq po ngrihem në mëngjesin e përgjumur
kodrat kalabreze nën hijen time
deti i pafundmë mbushur me ishujt e Eolit
madje, do ta di thjeshtësinë e jetës pa pretenduar.

Më pret makina e shkrimit
e përgjumur dhe e heshtur si nënë
energjia ime, të të kuptuarit tim,
ndoshta të një jete
ndërsa më ushqen me lotët e saja.

ZYMBYLI
Më pyete fat
si konsumohet koha jonë
dhe çfarë do të dimë të jemi
akoma dhe akoma një dëshirë
në buzë të detit.
Ndoshta Zoti njeh gjakun tim
Apo Ade dashurinë time
i kërkova falje Poseidonit
Ndërsa fëlliqa dallgët e tij me vargje.
Kam një anije të artë në Athinë
Një lutje për Apollonin muzikant
një udhëtim drejt Magna Greqia
madje do të shkruaj ninulla
nëpër rremat lundruese.
Më ke kërkuar frymën
Kasandrën profetike me buzët e zbrazëta
ti bëra dhuratë
nga muza ime e lodhur
Teksa u shndërua në një lot zymbyli.

ZHVESHUR
Ku më ke lënë
farë e vogël e shkretëtirës
Zhveshur me erën e gushtit,
Nëse frymoj akoma pa mu marrë shpirti.
Për atë mitër të pyllit
kam ende spektrin e një shprese
të një imazhi të cilin nuk e njoh,
në trupin tim pa vena.
Ku më braktise
E vogla nimfë në liqenin ngricë
Zhveshur nën shiun e shtatorit kapriçoz
Ndërsa shpirti im është i burgosur nga deti.
Po mendoj të di çfarë të shkruaj
për çfarë të qaj mes livadhit me lulëkuqe
Ndonjë mendim më bragëtis si përher
por dallgët më kërkojnë dhe më duan.
Ku e le këtë fëmijë të rritur
pa vjeshtë e dimër
dhe ato nota muzikore tek luajnë
me gërma dhe vargje
për t’i lënë mbi shkëmbin e Tetisit.(TETI)

MË FALË
Do të më pyesësh edhe një herë
çfarë jam për erën
Kush jam atë çast?
Do të ulemi sëbashku në brazdën shekullore
Në atë pyll në malin S.ELIA
Ku humba zërin dhe takova shiun.
Po e lë të bie këtë poezi të humbas në det
Por, Posedoni do t’i mbledh
Më vonë do t’i udhëheq në kuvendin e tij
Atje në thellësinë
Dhe, do të jem biri i tij edhe një herë
do të shkruaj me shpirt gjakun e tij.
Pritëm.
E di që do më pyesësh përsëri
Kush jam në këtë hapësirë
Dhe, kam frikë
se nuk gjej dot përgjigjën.
Edhe pse eci gjatë kësaj brazde
Valët më thërrasin
Po bëhem pjesë e kësaj shkume të shkrifët.
Të lutem më falë.

AFRODITA
I pasur shpirtin im i brishtë
tek dashuron vajzën e frytshme të Uranit
të lindur nga oqeanet misterioze
dhe të mirëpritur nga Erosi
i adhurueshëm në tokën qipriote.
Jepi përsëri farës sime krijimin
këtij trupi të butë për të kërkuar
grua e përjetshme të Hefestit skulptor,
dashnore të Aresit të dhunshëm.
Perëndeshë e shenjtë e bukurisë së pamundur
than më lëkurën e lëmuar të gishtave të saja
lotët e mi det përkundur ndër ëndrrat e mia
që më kot kërkojnë një sens.
Nëna e Priapusit falik, dhe të Hermafroditit,
më jep zinxhirin tënd të fuqisë së dashurisë
madje, në tempullin tënd Lokrian.
Unë do ta sakrifikoj muzën time.
Tashmë po lë çdo mendim dallgëve të detit Tirren
Dhe, do të falem mitrës tënde të shenjtë.

Kur lexoja poezitë e Orestes u ndala disa herë të kuptoja misterin dhe lidhjen e autorit me botën antike, folen e të kaluarës duke na prurë aq heronj dhe legjenda reale e irreale.
Kërkova të deshifroja këtë lidhje me gjak e mish sëbashku me mesazhet aq të thella.Cfarë na mëson e kaluara në qënien tonë të brishtë dhe njëkosishtë bëhet e çeliktë të ndërmarr një mision aq fisnik drejt të vërtetës,rënkimit dhe dhimbjes të kësaj bote të krijuar nga vet njerzimi në ditët e sotme.
Shkatërimi i vyrtyteve dhe vlerave të jetës. Atë që në antikitet ishte kyçi i mbijetesës dhe prurjes së tyre.
Autori është krenar për preardhjen e tij, rrënjët ku kanë lindur etërit e tij dhe vet ai,si një dhuratë të vazhdimësisë të Magna Grecia.
Oreste shkruan me shpirt dhe nuk ndalet nga rryma e fortë e ERËS DHE VRULLI i marrëzive dhe problemeve që na paraqiten përballë nga jeta e pamëshirë ku sundon hipokrizia dhe matrializmi.
Në disa vargje shfaqet pafajësia dhe ndërgjegja e poetit bërë cop e cop po thellë gjen vetveten dhe
shndëron këtë thesar, këto njohuri që janë në shërbim të shoqërisë dhe njeriut në anën e tyre pozitive.
Është detyra e krijusit të mbështesë dhe të luftoj me penën apo me makinën e shkrimit mes honeve
dhe monopateve që në një çast duken të pamposhtura, por, vargjet dhe zemra hyn si një shigjetë në brendësi duke shkërmoqur të keqen.
Në fillim isha e paqartë dhe mendoja këtë lidhje si diçka për t’u kacafytyr nëpër shkëmbinjtë e kohës pa kuptim, po më vonë kuptova që po zbuloja një bote të re krijuse.
Anila Dahriu

Biografia
Oreste Kessel Pace jeton dhe punon në Palmi (Kalabri, Itali), ku u vendos pasi ndoqi Universitetin e Arkeologjisë në Macerata. Kryen aktivitete kulturore të lidhura me qytetërimet dhe letërsinë antike, duke bashkëpunuar me organizata dhe revista, përfshirë dhe ato ndërkombëtare. Ndër botimet: PALMI ANNO 2100, roman; SAN ROCCO, roman historik; SCILLA, roman mitologjik; S. ELIA JUNIORE, roman historik; MITOS, antologji mitologjike historike; Njerëzit e detit: shënime paraprake, ese; Vajza pa trup, roman; Antologji fotografike SALUS; roman PHILIA; Rhegjioni, roman i shkurtër historik mitologjik; ARTEMIDI, roman i shkurtër historik mitologjik; Poezi antologji fotografike; ese Historia e bibliotekave; CASSIODORO, i urtë; Elementet e teknikës rrëfimtare, ese; SILLOGE, antologji fotografike; ITALO, roman historik; Poetikë, antologji fotografike; INSPIRATIO, antologji fotografike; LAMINA DI BOTRICELO, ese; Lëvizja greke, antologji fotografike.
Mësues i “Teknikës Narrative” për institucionet private të kulturës, Oreste Kessel Pace është gjithashtu organizator i “Simpoziumeve Ndërkombëtare mbi Qytetërimet e Lashta” dhe i konkursit letrar “Stesicoro”. Është themelues dhe drejtor i shtëpisë botuese Pace Edizioni (ëëë. pacedizioni.it) aktive si në Itali ashtu edhe jashtë saj.
Ka fituar çmime të rëndësishme si Premio Calabria (3 herë), Anassilaos dhe Rhegium Julii dhe ka marrë pesë çmime për karrierën dhe angazhimin e tij kulturor. Në vitin 2022 iu dha Grand Prix of Generations nga University of Generations (Molise).

Përgatiti dhe shqipëroi ANILA DAHRIU