NË ZEMËR TINGUJT E KËNGËS
Në zemër, tingujt e këngës
Meloditë e ëmbla luajnë në shpirt
Rrahjet e zemrës bëjnë muzikën simbolike
Nga një këngë dhe një kërcim
Në zemër, tingujt e këngës dëgjoni!
Muzikën e një melodie të ëmbël e të vyer
Buzët pëshpëritin tekstet!
Ne i dimë fjalët…
Në zemër tingujt e këngës
Na bëjmë të përkundemi,
sepse muzika na rrëmben shpirtin
duke na ngjitur diku lart përmbi re.
Në zemër, tingujt e këngës
vet Qielli i dëgjon ëmbël
e në zemër vazhdon kënga.
NDJENJAT
Ndjenjat janë pak sentimentale
S’do të thoja se ndjenjat janë trishtim apo mëshirë
Më tepër, them se janë diçka e përzjerë
si diçka më të forta se trishtimi i pamposhtur.
Teoria s’do ta mundte
më shumë se një penel mbi faqe letre
Ose ndoshta një puthje e ëmbël nën mjekër,
apo një e prekur e lehtë mbi sup.
Ç’mund të jetë vallë?
Do të mund ta shuante trysninë e fortë nga trishtimi?
Dashuro penelin në faqe,
puthjen nën mjekër,
rrahjen e lehtë mbi sup!
TINGUJT E PIKAVE TË SHIUT NË KAFENE
Herët atë mëngjes isha në kafene.
Zhurmat e pikave të shiut
spërkatnin dritaren
plot njerëz u mbush dyqani…
Dhe pashë fytyrën e saj të mrekullueshme.
Me një pikë shiu që i ngjante një loti.
Vetëm një lot, vetëm një lot
I përhumbur në kujtimet e rinisë sime
pikë e akullt e artë që më preku.
Kur kafenë time shijova
shija ma shpërndau trishtimin.
edhe pse pika e shiut
nuk ishte gjë tjetër veçse një lot.
Një lot kisha që më rridhte pranë.
BORA ËSHTË NJË FESTË E BUKUR
Gështenja të pjekura në zjarr
Nga dritarja shfaqen fjolla dëbore
që flok – flok bien jashtë.
Bien dendur papushim
Gëzimi i festës mbulohet
me tapetin e bardhësisë si kristal!
Dhe ngrohtësia nga oxhaku,
Aroma e biskotave me xhenxhefil
përhapen në kuzhinë.
Vazhdojnë të bien flokët e borës
fjollë – fjollë papushim
dizenjim i festës perfekte.
Përgatiti dhe përktheu Angela Kosta Akademike, gazetare shkrimtare, poete, eseiste, redaktore, kritike letrare, botuese, promovuese