Nëse do mungonin ekranet e celulareve dhe këto germa do shkruheshin mbi leter,letra do merrte zjarr e do digjej. Dhe do digjej përseri e përseri sa her që sytë e lexuesit te mëpasëshëm do binin mbi to. Gjitha kjo lirikë parregullt ku rimat e brendeshmë përkedhelin gurmazin e pyetjtet retorike me barrën e rendë të krahasimeve e metaforave pothuajse të egra,grisin alveolat e mushkrive dhe hyjnë në gjak.
Ashtu si klithmat e shpirtit te keputur e mbetur ndere mbi nje hapesire te dhimbeshme mungese, çjerrin terrin dhe atje ku dikush pret te rrjedhi loti i zi i natës,papritur prej barkut te saj te grisur dhunshëm lind agimi.
Dhe prej kësaj poezie qe nuk eshtë tjeter nga nje kullë ngujimi për dy zemra,ajo çka filtrohet në ndjesitë e mia si lexues ajo cka mbetet brenda meje prej saj eshtë Dashuria.
E penguar,e pazonja ti perballet jetës,po kurrë e mohuar.Kurrë e dorëzuar.Ende aq e fuqishme sa te sfidoj largesine dhe medimet te behen urë,edhe pse duhet te jetojnë veç.
Personifikimet, simbolet, metaforave, krahasimi, alegoria, hiperbola, anafora,f orma e errët imagjinimit ,e permbi to vaji elegjik qe ulërin në çdo varg.
Do doja te germoj figurat letrare aq te pazakonta,madje nga sa kam lexuar do thosha krejt autentike, vetjake te poetit,te pahasura kurkund.
Por unë do ndaloj tek vargu i fundit.te me fali poeti qe nga gjithe ato fjalë që me fuqin e tyre godasin direkt ne shpirt,zgjodha kte varg te thjesht te drejtperdrejt. Aty ku nuk me duhet te germoj per te gjetur kuptimin.Sepse ashtu thjesht e zeze ne te bardhe rri nje fjali e shkurter,por e qartë ne domethënje dhe plot dashuri.Po, nje pohim i thjeshtë njerezor pa figura :-dhe unë te dua!!
“Por, unë nuk mund të vij…”
E gjithë barra e kesaj poezie peshon ketu:
Unë nuk mund të vij…
Nuk mund…
ÇFARË DESHE ATJE!?
Nga Andi Murati
Po,cdeshe atje ne kafenene ku neonet mezi mbanin gjalle naten
Dhe tavolina jone rrinte ende
si nje plage e pambyllur.
C’ deshe ne ate stol ku dikur, edhe heshtjet tona
ngroheshin nga njera tjetra?
Ti e dije…
Asgje nuk do ishte si atehere.
Hena varej mbi qytet
si llambe e ftohte morgu.
Dhe yjet rrinin larg
si njerez qe nuk duan te perzihen me plage te vjetra.
Neonet dridheshin ne asfalt
si nerva te lodhura
Dhe xhamat e kafenese
Psqyronin mungese.
Por,ti…prape shkove.
U ule aty si dikush qe kerkon nje ze,brenda nje shtepie
te djegur.
Sepse,thelle- thelle
nuk po kerkoje vendet tona.
Por,po me kerkoje mua
Ne menyren,si binte drita
mbi tavoline,
Ne avullin e kafese,
Ne hijen bosh përballe teje.
Dhe, ndoshta per nje cast,
te eshte dukur,
se do te hyja nga dera.
Me te njejten vonese te zakonshme.
Me te njejtet sy,
ku ti dikur…
lije gjithe lodhjen e brengen e botes.
Por,une nuk mund te vij…


















