Ne Klubin letrar “Gjon Nikolle Kazazi ” në Gjakove u bë përurimi i librit të shkrimtarit dhe përkthyesit të mirënjohur Iliaz Bibaj me titull: “ Me Ali Podrimjen”.
Ishte i ftuar edhe vetë përkthyesi i librit të Podrimjes në gjuhën greke “Harta e grisur” , Iliaz Bobaj, i cili edhe pati bërë prezantimin e tij në Athinë disa vite më parë, duke e shoqëruar Podrimjen gjatë qendrimit ne Greqi.
Librit ishte një sponsorizim i Klubi letrar ,”Gjon Nikoll Kazazi , Gjakove . ” Shkrimtari shqiptar I cili jeten prej 26 vitesh në greqi, ishte i shoqeruar si gjithmon nga kengetari dhe poeti pilurjot Polo Cipa te cilit vete zoti Bobaj i beri nje prezantim dinjitos Kenges Pilurjote ,vete poetit si dhe Princit te saj z. Lefter Cipa “Nderi i Kombit ”
Ishte nje interesim i jashtezakonshem per botimin e ketij libri i cili ishte dhe vendlindja e vete poetit te shquar gjakovar Ali Podrimjes . Te shumte ishin kumtesat reth botimit te ketij libri nga profesore, poete dhe akademike kosovare te cilet mua me ben shume pershtypje ku shpreheshin me plot dashuri : “Iljazi yne “,ata e vlersuan shume kete liber si nje relike e rralle qe do te ngelet ne zemren e gjakovareve .
Redaktori i ketij libri ,si dhe krytari i ketij klubi letrar z,Muharrem Kurti , i beri nje analize te holle si nga ana artistike, historike rreth maredhjeve te dy figurave vigane shqiptare te Ali Podrimjes dhe Iliaz Bobaj ,por nuk munguan dhe kritikat ndaj pushtetit qendror per vonesen e vleresimit te shkrimtarit shqiptar zotit Ilias Bobaj.
Bobaj ne fjalen e tij foli edhe per kengetarin dhe poetin pilurjot Polo Cipa te cilet thuajse gjithe te pranishmit e njihnin kengen magjike pilurjote ,biles ne krah tim kisha nje akademik te shquar i cili filloi te kendonte kengen Bejke e Bardhe .
Ishte nje takim sa letrar por dhe teper vellazeror. Une ne ate perurim ne Gjakove pashe se Ilias Bobaj ishte i pranishem ne cdo vater gjakovare ,ndaj dhe vete Gjakova ate dite e ktheu si nje dite feste ku te dy vellezerit Ali Podrimj a dhe Iliaz Bobaj po ecnin te qeshur ne krah te njeri tjetrit ne Shqiperine qe enderonin .
Ne fund zoti Muharrem Kurti per dreke per miqte nuk preferoi lokalet luksoze por shtepine e tij ku dominonte ne cdo gje dashuria vellazerore .
Ndjehem vecanerisht i nderuar dhe i privilegjuar,qe mora pjese ne kete promovim te nje libri te vecante ,per nje poet te vecante .
Faleminderit shume klubi “Gjon Nikolle Kazazi”! Faleminderit miku ,poeti dhe drejtusi i perkushtuar i ketij klubi ,vellai yne gjakovar , Muharrem Kurti !
Sic dihet Iliaz Bobaj eshte poete, prozator dhe perkthyes I mirenjohur. Ai ka levruar me sukses te gjitha zhanret letrare dhe ato publicistike. Ai eshte nje nga perkthyesit me te mire nga shqipja ne greqisht te te gjitha kohrave. Fale punes se tij individuale janë prezantuar ne greqisht disa nga poetet me te mire shqiptare si Agolli, Kadarje, Podrimja, Spahiu, Mujë Bucpapaj etj. Po keshtu Bobaj ka sjelle ne gjuhen shqipe poetet dhe prozatoret me te mire greke, por edhe nga letersia boterore.