Ç’na solle praverë ti moj e hijerëndè
Ajrin që duam ti pse ma ndalove
Mushkërite mi rrudhe kërpudha mi ke bërë
gjallërinë në heshtje ti ma shëndërrove
Dy kafshatë bukë i trembur i frikësuar e ha
Duke u dridhur nga frika si miu në vrimë
I mbyllur brenda muresh çelësin derës i vë
As fjalë as dorë as njē psherētimë as dhe asgjë
As doren s.duhet askuj tia jap të sillem shurdh .memec pa gojë pa zë
Mirë unë qe nje copë dhomë e kam ku të stukem
Një cop shtrat nje jastëk ku kokën të bèj gjumë
Po ti fukara lypës i mjerë që endesh rrugesh për copë buke
Ku do gjesh shpëtim nga ky helm vallë ku strukesh??
Por ti “o i mjerë” mos u tremb frikë ti ske
Ty stë gjen gjë nga virusi apo qdo lloj grip që kalon
Aty ku paraja dhe lluksi të mbyll brenda
Aty prek sepse aty ai gjeti folenë
Menduam bashkë me Dimrin plak të pashpirt që përcollëm
Tërmetin .viktimat.rrënojat që ne dhe gjith bota pa me sy
Pritëm një praverë të ëmbël plot mjalt lulesh ëmbëlsi
Por dhimbja veq u shtua dhe .pranverë e helmuar erdhe gjithësesi!!
Deri kur?? deri kur ? Merr fund ky helm hidhësi?
Në historitë botērore as parë as dëgjuar
Mbyllur brenda katër muresh me çelesin në derë
Edhe te marr frymë eshtë e ndaluar???
Ik pranverë e helmuar bashkë me helmin që solle
Më kthe ajrin lirinë që padrejtësisht ma more
Më kthe dritën e syve që sytë mi errësove
Me kthe buzëqeshjen që nga jeta me ndalove
Zemra s.më bèn por duhet të të mallkoj
Me tê mir apo të keqe duhet të te bërtas
Më jep rreze shprese se shpirti po plas
Ik të lënsha Zotin të zëntë nëma e tu bëftë gjëma të thashë!!!
17/03/2020
MË MBA KU E KAM VENDIN!
Më mba aty në “folenë e dashurisë”
mbështillmë në shtratin ku lind dhe rritesh
mos më lësho kurrë më lidh me zingjirë
se po u hodhe .u grrice .shkërrmoqe.bëhesh copē e vritesh
është e vërtetë që zemra brenda zemrës jeton përjetë
aty ku buron dhe dashuria merr jetē
zemra është jetëdhënëse .dhe pa të s.jetohet asesi
është njeriu që e lind.dhe po njeriu që e vret me ligësi
sa fat dhe ëmbël është ku.zemrēn diku tjetër ta keshë
por e vēshtirë aty ta ruajsh
është lindur pēr dashuri.sepse ajo aty e mbjell vetē
më mëkatar se mëkati.është atë ta bësh tē vuajsh
ti e ke krenari kur një femēr e shti në dorë
ti e quan lavdi kur atë e skllavēron
biles bën konkurencë kush e kush mē shumë përvetëson
por s.je asgjë .askush.ultēsi kur me zemrën e saj abuzon
ajo zemrën ta fali.se ty të besoi dhe vërtet tu dorëzua
mbaje fort mbështille brenda në gji aty ku e meriton
jepi jetë sepse ishte femër që nga trupi i saj ty ta dha
mos ia shpērdoro kurrë dashurinë.sepse shenje plagë brenda zemrës të la
ajo është Ar.Flori.sepse e tillē u krijua
ajo s.do pasuri..por pasuri ka dashurinë tënde e krahason me Universin
folenë që brenda zemrës tënde bashkë ndërtuat
mos më nxirr kurrë nga aty.mē mba aty..aty ku e kam vendin..
03/05/2020
EJA HËNË SONTE!
Eja Hënë rrezulluese sonte mu afro afer vetes
dua vetëm ty ti tregoj hallet .vuajtjet brengat e jetes
merr laps e letër ti vazhdo shkruaj
un te qaj e te flas me ty te shfryhem sa shum ka vuaj
Jeta ime si ne nje qoshe .vrimë e mbyllur në çdo skaj
jo se s.kisha rrugë dalje por u ndēshkova pa faj
rrugët e jetës krejt të hekurta perplas e heq e rropat
jo se bera faj por kshu të shkruhet dhe këtij i thonë fat
buzëqeshjet e tua jetë mizore jo aspak si provova
pyes fatin ku je ..pse ike nga un s.dita të të mbaj apo te keqpërdorova
a thu kjo ishe një sprovë qe duhet ta kaloj vetëm unë
apo ti o jetë me dënove dhe pse zure vend vetëm te unë.
kënaqësi se di pse nuk vjen te un kurrë vallë pse s.më pranon
a jam kaq e egër unë me ty apo shoqëri me mua s.don
eja pranë meje të lutem pak momente ti kalojmë bashkë
jam teper e kuptueshme eja dhe besoje sa shumë tu dhashë
mërzi..të lutem ik nga shpirti murmurosur kam boll
zemra s.duron ma si rrodhe ferrë mê je ngjitë
kshu nuk shtyhet siq vepron se mê ke hyrë deri në kockë
ik bashkë me dhimbjen dhe unë jam njeri të shoh pakëz dritë
lumturi..s.di kjo fjale pak e kisha dëgjuar
te unë s.erdhe kurrë a s.jam unë për ty apo e kam të ndaluar
se di a do njihemi bashkë apo do ngelemi si dy të huaj
bëhu pjes e jetës sime të lutem shumê të jam përgjëruar
çka është ky skrupull se kuptoj jeta nē qoshe më la
linda e tillë tepricê e pa deshiruar
gabimin e kujt ..ndeshkimin e gabimit të kuj po vuaj.
e pz..kështu nuk shtyhet Hëna vetmitare prap vazhdo shkruaj
se di Hënë a i dëgjove apo mē mbeten fjalët aty shkruar në letër
le të ngelen si një dokument rrëfyes të jetës
do e lexoj ditët qe do te rrjedhin qe presin ndryshime
por qe keta janë realitete qe sunduan mbi jetën time!!!!!
30/04/2020!!!!