PRANVERE NE KARANTINE….. POEZI NGA ELONA JOLLA

 

Si asnjehere kjo pranvere ne qytetin tim.

Pemet po lulezojne ne heshtje…

Lulet po celin per cdo dite ..

dielli po ngrohe rruget bosh ,e jo njerzine.

 

Oh qyteti im qe nuk gumezhine.

Nuk  po i degjoj me femijet ne parqe .

As te rinjte te shetisin ne lumin qe rrjedhe,

brenda qyteti te kthyher ne zi.

 

Degjohen vetem kembana,

sirenat  po ulerijne….dikush nuk po merr me fryme.

tik takun ia ndaloj … arkemorti i shoqeron.

As nje lamtumire nuk po i thone.

 

Si kjo pranvere kurre mos ardhte!?

Me thote nje zoteri me syte e ulur,

-Singorina qe fytyra juaj plot drite?

A do t’ja dalim….

 

Buzeqesha me cudin e dhimbjes!

E ju pergjigja ciltersisht,

– Po zoteri….do t’ja dalim ?

Nuk ka dhimbje qe nuk lidhet…

Nuk  ka erresire qe nuk ka drite…

 

 

 

PER TY…..

 

Ndenjat me te bukura  jane kur ndjen ne shpirt .

Kur akoma trupi nuk i ka prekur …..

 

Ashtu ndjej edhe une per ty. Se ti je bukuria qe shpirti do.

Ti je buza qe puthja nuk ngopet …

 

Ti je drita qe thyen akujt e ajsbergut te shpirtit te ngrire…

Ti je drita e syrit  dhe une i mbyll vazhdoj e te shoh…

As vete nuk e di pse…

 

 

 

NDJENJA

 

Dashurinë për ty e ngrita

në shtatë qiej, larg –

balonë me erën lart.

Ti dashuri gjithmonë në ajër të më mbash,

nuk dua askush

nga ty të më ndajë.

 

Mëngjeseve të ftohtë ti më ngroh,

i mbyll sytë, të thelloj

e brenda vetes sytë e tu i shoh,

fëmijë ndihem e buzëqesh.

 

Natëve të vona të kërkoj

çdo fjalë me ty ta flas ,

të të shfletoj çdo mendim,

të të lexoj, të të dëgjoj…

 

S’ka tingull më të bukur se zëri yt,

besomë të paktën vetëm një herë…

ndjenja nuk lidhet,

as ta mbyllash brenda vetes s’ka vlerë…

 

 

 

TE DUA

 

Te dua deri ne qoshet e largeta te mendjes….

Ku perpeliten mendimet e mija.

Dhe drita…..

Ndricon friken e dhimbshme per te humbur ty.

Te dua qe kurre mos me thuash nuk mjafton.

Mbylla syte , e mendja perkushtohet tek ty.

Kur puthja e dehur si kupat e krisura, dehen me dashuri

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here