Të shtunën në mjediset e hotel Rozafa Shkodër u promovuan dy libra të Hasan Muzli Selimi . E nderuan me çmime dhe mirënjohje nga Bashkia Shkodër. Qytetar nderi nga Malësi e Madhe
Më pas në lokalin “Blu Sky” u shtrua një drekë. Edhe aty përshëndetën shumë miq e dashamirë të pushtetit lokal, shkrimtarë e poetë, miq të largët të afërt nga Kosova etj. Ishte një festë e vërtetë. Me ritmikën dhe energjinë e epikës dhe të lirikës festive.Me këngëtarë dhe me valle të krahinave të Veriut. Një dedikim i denjë për një figurë shumë të respektuar si Hasan Muzil Selimi
Sadik Bejko
Libri “KURORË NË QIELL” nga autori Hasan Selimi.
Nga Prenda Sejdia
• Tek lundron në oqeanin e pafundëm të letersisë s’ka së si të mos gjesh perlat vezulluese ngarkuar me nektarin e Alpeve për Kullat e lashta kreshnike të bjeshkëve tona plot madhështi, atje ku jetojnë më orë dhe Zana e jetojnë nën jehonën shumë shekullore.
Aty ku trimat patën vatanet,
Heronjtë vendluftimet,
Të urit kuvendimet,
Intelektualët profesionet,
Mendçarët lanë fjalën, etj.
Kullat lëshuan kushtrimet e zemra e Gurit thotë fjalën e saj.
Autori në këtë vëllim poetik na sjell majat e fjalëve dhe e bën aq të larmishme, jo veçse fjala si përditshmëri por edhe si metaforë dhe fuqizohet në gjithë dimensionet;
• Otranton do e mbyll më Gurin e lotit
Aty të mos ketë kurrë tragjedi
Aty djeg mallin shtrigat e Jonit
S’do udhëtoj si dalendyshe a lejlek shtegëtarë
Ngrihem, e njëherë e mirë do jem aty
Filozofi dhe forcë e fjalës i jep estetikën dhe kuptimin e të magjeps me shkëndijimet që gjen ndër hapësira të artbërjes, pasi ndjen zërin, klithmën, ndjenjën dhe rënkon për tragjeditë e ndodhura, ndaj kërkon ta djegë mallin e shpresat e vrara.
Plot madhështi përcjell mesazhet e së tashmes pasi ju vë fre shtegëtimeve dhe premton të ngrihet e njëherë e mirë të jetë aty.
Poezi rrënqethëse.
Por reflektimi jep dritë dhe shpresë për të mos thyer gjeografitë pasi do ti gdhendë në rrugëtinat e globit duke qarë e qeshë me hënën e yjet.
Poeti dërgon fjalë aty ku gjen qetësi shpirti.
Hareja ime këtu thotë autori
Mall
Lot, vajë e pak gaz.
Desk këtu e Desk matanë
Lumi i vjetër mos të marrin ma kufoma
Tash Tahiri thërret “më ka lind nana”
Dekën as mos ma shani, as mos ma lavdëroni
Më gjeni dikund në kthim të rrugës
Pa libra, fletore e laps
Në cakullin e pelhurës e kam lënë
Nana dikund i vari, neser djalit t’ia dhuroj
Ditelindja ime
Urimi i nanës libri
Urimi i babës fjala
Besa
Atdheu
Flamuri
Unë përulem.
Një poezi përkushtimore për njeriun gjeni të shqiptarisë, idealist e atdhetarë me nam, letrarë, shkrimtarë e poet ish Kryetarë i Lidhjes së Shkrimtarëve, që punoi deri në Amerikë për një Kosovë të lirë e të pavarur e një Komb të bashkuar.
Vlerësimin për njeriun e madh Tahir Desku e sjell bukur në vargje.
Ofshamën e poezisë e ndjejmë përmes metaforave plot dhimbje ndaj kthehet në motiv për plejadën e shkëlqyer kushtuar Deskut këtanë e matanë, i cili qe motiv në jetë dhe vepër i cili që aq afër shpirtërave njerëzorë që i desh por dhe i shërbeu lirisë së Kombit.
Shpirti human i poetit Hasan Selimi përcjell solidaritetin patriotik të njerëzimit që e shoqërojnë që në zanafillë intelektualin dhe veprimtaritë po ashtu tek i shërben ndërgjegjes së vetdijësimit, luftës, lirisë dhe paqes.
Ky vëllim poetik do ju shërbejë brezave të lexuesve si testament estetik që të ndjekin kohën megjithë asetet e saj, ndaj themi lum kush ndjen dhimbjen e të tjerëve.
Seç të frymëzon ndërgjegja, ndërkohë shtrirja të shtyn të frymosh njerëzi e atdhetarizëm.
Kur shpirti të qan për lirinë e prangosur apo dhe fjalën po ashtu.
Vargjet kërkojnë rizgjimin nga motet e hidhëta të shëmtisë epokave.
Gjithë imazhet a nuk janë frymëzim për thellim studimi, pasi vetëdija e krijuesit nuk ndahet dot nga e kaluara, përkundrazi kundron dekadat e shekujt në këndvështrimin poetik dhe gjithë dimensionet universale plot domethënie e kuptim të qartë, ndaj eksplorimi nëpërmjet përjetimit vargut përbën të magjishmen dhe e hasim në çdo varg, strofë apo poezi.
Poeti shpreh gjithë ndjenjën e shpirtit mbi mallin, dashurinë për Atdhe e Komb, largësitë, enigmat, vetminë a shpresën, etjen për dritën, hënën e yjet frymëzimin për Kullat shumë shekullore, etj.
• Oj kullë e hershme më namë për urti
Tash fole grerëzash, skifteri thërret krra- krra
Prej kohësh burrnin se dëgjon ku rrin
Dallendyshet s’ngrenë aty fole
Gjarpri i shtëpisë është shkretue
Plakë e krejt vetmue, fshihet nën
gurët e oxhakut
Pret dikush mos e kall i gacë për mik rruge
A më u shkri prej ngricave të viteve të mëparshme
S’shikon diell, orë e lanë, për shtëpi
Mbuloja kalbur ngjitë me qiell
Ç’ka bie jashtë më brendinë e ndan
Kullë e harruar në krah të bjeshkës
Ban hije lisit oborrit tash s’flen robi
Muret qajnë, qyqja vajton kohën
Meshkujt e burrat atje s’kthejnë
Blerimi rritet e bjen përsëri
Dalendyshja ikën, harron të kthejë
S’dëgjohet gjeli, as kali s’hingëllin
Varr kulla e bjeshkës, streha e urtisë
Era s’freskon,
Dielli s’nxe
Vargje që vajtojnë largësitë, vetminë që vret, e shpirtin e bën copë- copë.
Eh, qyqja vajton gurin e drurin së shemtia ra ka mbi kulla e tretur është ahija.
Krejt ahijes hije e rëndë duket së i ka ra.
Vajtimi ka fjalë të rënda aq sa gurin e çanë dhe drurin e thanë, dhe, zemrat e njerëzisë tek is ndjejnë shkrumbin.
Vargje tronditëse që trazojnë tallazet e shpirtit e tek të futin thellë në mendime e zvenitesh ndër kujtime pasi gjithçka që patëm e më së ke të shqetëson dhe zor të inkurajon, pasi ikjet lënë pas gjithnjë trishtimin.
Ama vlera gjithmonë e mundë anti- vlerën, dhe shpresojmë gjithmonë së historitë përsëriten.
Kështu ndodhë kur poeti shpalos ndjenjat mbi ngjarjet e ndodhitë e kjo vjen si karakteristikë dalluese e shpirtit mishëruar mbi traditën, ndaj lufton përballë botës që e rrethon, pasi klithma e shpirtit është vërtetë dhimbje e xhanit.
Pena e poetit kontribon për shoqërinë.
Është gjithë përfshirës ky oaz përkushtimi i ligjërimit poetik.
Plot autoritet autori përfaqëson dinjitetshëm zonën nga vjen.
Ndaj i uroj poetit Hasan Selimi shumë suksese në krijimtari dhe çdo aspekt jetësorë si birë i zonës fisnike të Tropojës kreshnike.
Vëllimi vjen si forcë dhe shpresë.
Plot dritë dhe reflektim e sa më këndshem për lexuesin.
Lezhë më 04. 10. 22