Prenda Sejdia: Libri poetik VEGIMET E HESHTJES i Gëzim Ajgerajt

VEGIMET NË KALEODOSKOPIN KRITIK

“VEGIMET E HESHTJES ” është një vëllim poetik që të magjeps me stilin e veçantë. Efekti kohë është kategoria themelore filozofike ku përmes metaforave prek dimensionet e saj.

1.
Nëpër vëgimet e përmallta. Libri është një realizim I bukur poetik dhe estetik. Që nga poezia e parë, grafikisht është e realizuar me mjaft profesionalëm, ku përjeton përplasjet e dallgëve të fuqishme, pra krejt ndryshe nga ç’ pretendon. Kështu që gjendesh mes erërave të fuqishme. Në brendi të librit gjen oqeanin e thellë poetik brenda të cilave valon dhimbja e ikjeve apo moskthimeve. Vegimet e përmallta seç ngrohin çastet e heshtjes vrastare, ku dita merr imazhet e kristalta. Ky interpretim poetik në këtë rast merret jo vetëm në kuptimin e interpretimit artit poetik, porse fjala që formësohet dhe paraqitet në variacione në gjithë hapësirën poetike të metaforizuar, çastet po ktheheshin në vegime, i djegur nga ky përmallim. Kur kulla braktisej që moti, e plisbardhi ulet mbi gurë para derës e këndon këngën në stinën e heshtjes. Sa i ndjeshëm është prezantimi mbi vegimet e përmallta poetike të këtij vëllimi. – A thua, edhe hyjnitë paskan qënë kundër njerëzimit.?! Por këto poezi kaq të rralla në shqip sepse kërkon jo vetëm ndjeshmërinë e shpirtit madh dhe forcën estetike, që shtyn lexuesin të njësohet me të, e ndodh ajo që gjendet forca frymëzuese e letersisë e kthehet pishtarë I dritës në shoqëri. “VEGIMET E HESHTJES ” është një vëllim poetik që të magjeps me stilin e veçantë. Efekti kohë është kategoria themelore filozofike ku përmes metaforave prek dimensionet e saj. E djeshmja, e tashmja, dhe e nesermja ku përmes imazheve sjell mendime të fuqishme e befasuese, si poet novator por dhe tipin nacional të të menduarit reflektiv si një element bazë, ka ngritur artin poetik gradualisht e shkallë- shkallë deri në nivelet më të larta të poetikës shqiptare, trajtuar me sensibilitet bashkëkohorë e gjuhën moderne poetike. Ama ndjenja e mallit e shtyn poetin të meditojë çdo çast me dhimbje shpirti për vendlindjen. Goja i këndon e shpirti i qan se ditët po kalojnë pa shijuar ajrin e Kosovës, e vegimet kalojnë si dritë- hije para syve të veshura me mall e nostalgji, për të trija kohët e lart- përmendura. Ky vëllim vjen bujshëm me shumë dimensionalitet tematik e letrarë, përjetëson duke mishëruar lëmin letrarë në këtë krijimtari ku dëshmon se është zëri i mëmëdheut duke zënë vend në arealin e letersisë shqipe, pasi e dëshmon edhe në atë ndërkombëtare. Autori, psikogjikisht e në mënyrë figurative i drejtohet çdo Pene se përndritja është në duart tuaja, por zotërojenj atë. Mos të na vorbullohen fjalët thotë autori, as lojërat symbylluarazi apo të kapa më kape, sikur nuk e kanë efektivitetin në letersi apo të gjuajmë me romuzë, e për teka humori qëndron këmbëkryq. ‘POETI CLEAR’, i përket rangut të lartë të krijuesve sidomos në poetikë duket se ka lindur poet, dhe poeti i mallit, ky togfjalësh e bën akoma më të veçantë ndaj idili e bën të pavdekshëm dhe rikthimi e pret ashtu siç pret diellin në mëngjes qielli i kaltër e i porsa ikur yjet, dhe në letërsi e art mbetet hare e përjetshme mes gjithë fenomeneve dhe efektit kohë. 2. Krekosje fjalamanësh në arenën e fjalës. “Kur kërcasin flakët e kuqe në vatrën plot shkarpa të thata, ku ibriku i çajit valon, e këndon dhe ku krijesat pa dëshira të mëdha e izolojnë veten nga rrebeshet e babëzitura, nga kokëkrisjet e hazdisura të botës. Dëshira, t’ju mësohet poezia e përditshmërisë gjithë atyre që gjenden mbyllur në rrethin e ngushtë të së përditshmes, është e madhe. Poeti Ajgeraj në vegjme ka skemën e fjalës e krekosjet e thata të fjalamanëve ku gojën shpesh ia mbyll zemërimit e hijerëndë është heshtja, ndërsa muret bien. Lëvdrata e dekorata shkundin pluhurin e pritjes, e në arenën e kotë të fjalës zien neveria. Fjala është për dëshmi se varianti metaforik sfidon poetikisht kohën kolektive edhe në vazhdimësinë egzistenciale të qënies. Në shumë porosi që rrezatojnë nga këto poezi ndërlidhet bindshëm “Krekosje”, në të cilën mbizotërojnë shumë qartë reflekset; 1. Refleksi i nxitur Zemërimit shpesh’herë i mbyll gojën E pi helmin e heshtjes 2. Mashtrime e lëvdata pa rezultate pune. 3. As ujnë për fytin e muzës e qetësinë e mendimit. Qortim të madh drejton poeti dhe bart tension tematik dominues në këto poezi. Tjetër refleks është hipokrizia që sado diskret përpiqet të jetë zë fill brenda atyre hemisferave të shpirtërave të djallëzuar, që në jetën reale, një fenomen mjaft i takuar, por autori, i sjell simbolikisht të artikuluar me elemente që përbëjnë korpusin metaforik të kështjellës shpirtërore e në themel të thellë, Gëzim Ajgeraj është ëndërrimtarë i vërtetë e besnik i qëndron universit vet dhe jeton me iluzonin e përtërisë. I rrëmbyer nga vizionet europiane poeti deperton përtej mureve atje ku të tjerët nuk mund të arrijë dhe sheh pjesën e ëndërrës me gotën gjysmëplot, pra hedh shikimin tej horizontit të njerëzve. Poeti e përjeton shqetësimin e bartësve të ndarjeve. Liria universale thotë Ajgeraj fillon nga vetja dhe realizohet tek të tjerët vetëm kur është e vërtetë vazhdon në vete pa krekosjen kokëfortë e mediokër. Autori bart mbi vete misionin e art- bërjes poetike me vizionin madhështorë si shtyllë formimi e përhapje dritë e dije, në gjithë hapësirën shqiptare e më gjërë, si përfaqësues i tërë këtij shtresimi të botës shqiptare. 3. Me vargun ta ndezim kandilin e shekullit. Poezia e Ajgeraj- t, bën një jetë të plotë në një botë të gjallë, ku zë fill e vend brenda shpirtit poetik të autorit, e vie si një tis me fije të forta e të argjendta përmes zemërgjerësisë tij, ku i bën mjaft të kuptueshme anët e bukura përmes dashurisë njerëzore që në shpirt e ka të mbjellë për gjithësinë e madje duke filluar nga gjërat më të vogla, shkronja apo fjala, kujdeset për to e i kthen në varg, i shëndrron herë pas here në mitologji të re, ama, tejet poetike. Assesi nuk e lejon t’i thyhet vargu madje vjen me porosi “Mos u thyej vargu im”. Ama ka arritur të nxjerrë kuptim të thellë edhe nga kremtimet më të parëndësishme. Ai ka mësuar të thurë poezinë e jetës e me vargun kërkon këtë në numrin shumës e ato ndjenja befas lëshojnë zukamë të lehtë dhe e merr shtruar si në zakonet e vjetra që jetës i këndohej kënga në oda. Poetit i duhej vullnet për një art të rehatshëm por ai e kupton e nën- zëshëm e thotë se duhet të aspirohet përtej çdo gjëje, edhe përtej së pamundurës, se në cep të diellit, mendimit I ngritëm shpresat e të nesermeve, se shpresën s’na e prangosin dot hijenat e ndjekjes. -Ditëve më të errëta, ndezen kandilat e shpirtit s’e shuam shpresën e dritës. – Heu vargu im sa të paskam munduar Me hallet e mia e të Kosovës – Mos u thyej vargu im Ashtu siç nuk u thyem kurrë Nga asnjë furtunë Autori thotë jemi rritur bashkë e fatin gjithsesi të përbashkët kemi. Arti i tij është i ushqyer me etjen për një Atdhe të paqtë e të lirë, dhe moralin e fortë e ndjenjën e thellë, ndaj edhe në veprat e tij gjendet ajo forcë e jashtëzakonshme poetike ndonëse i shkrumbuar ndër dekada të përmallta me zjarrin në zemër e prush në shpirt. Strukturën e thellë e përbëjnë aspektet e realizuara kuptimisht në poetikën e Ajgeraj- t, ku padiskutim e marrim si mesazh dhe ndaj shfaqet si rezultat i saj që flitet mbi Atdheun ku elementi kryesorë është njeriu. Rrëfimi shtron çështjen e bashkëkohësisë, dhe asaj çfarë kërkon të realizojë, pra është përpjekja dhe insistimi i rrëfimit poetik, pa dashur t’i japim kuptimin porosisë së imponuar, por ka fuqinë e vet bindëse. Arti poetik i Ajgeraj është një shpirt i trazuar, siç ndodh me motin në stinë vjeshte, që shpesh nuk gjen qetësi. Ai bredh në botën e vargjeve, në këtë kërkim gati dramatik , nga uni i tij personal shtyn përpara një botë, ju bëhet frymëzim vlerave të saj, se tashmë poezinë e tij e ka njohur, kuptuar e mirëpritur poezinë e tij për shkak të vlerave të të bërit art, por jo vetëm pasi artikulon vizionin për Kosovën për Kombin, ky meteor i letersisë bashkë-kohore shqiptare, që prek modernen i frymëzuar nga vlerat e saj. E mbyll këtë nën- temë me një thënje nga Borges, e cila përmban shumë domethënie. Koha është lënda prej së cilës unë jam bërë. Koha është një lumë që më merr mua me vete, por unë jam lumi, është një tigër që më përlan mua, por unë jam tigri, është një zjarr që më shkrumbon mua, por unë jam zjarri. 4. Vërrini në vargun poetik. Fantazisë mahnitshme e cila fluturon porsi shqiponjë përmbi atë botë të gjërë të Malësisë së Vërrinit duket kënaqësia e thellë e brendshme, ku qëndron si një peshë e rëndë mbi vullnetin e jashtëzakonshëm artistik. Autori sodit çdo skaj dhe nuk e dëshiron të jetë ndryshe nga ç’është. Në shpirtin e Ajgeraj është e ngritur dashuria mbi folenë e Malësisë, vullneti i madh artistik bën ta vlerësosh botën e tij pasi sundon realiteti dhe e pranon si askush tjetër, e pikërisht për këtë gëzon autoritet të veçantë me të cilën ushqen kreativen mbi leximin në epokën e sotme të kulturës por dhe gjithë aspektet e fjalës. Në letërsinë e sotme bëhet gurë themeli dhe gjithnjë përsosë normat dhe kriteret, ndaj kërkon ngritje të nivelit krijues për sferat e letërsisë. Ajgeraj gjendet këmbëkryq mbi traditën Vërrinase, ndonëse larg vendlindjes, bisedon mbi dëshirat dhe këngët ndër kulla e t’ ia marrin këngës për të nesermen e shpresave. – Malësia gjallon bash si në kuptimet e moçme. E nëna plakë ende s’i është dorëzuar moshës Bulmetin plot, dardha e molla rrush nga vreshta Por ç’ka se mosha mua e asaj na janë zbardhur kokat Malli na ka përvëluar e loti sy s’mban më komandë, se jemi djegur për së gjalli nëpër ylberet e largësive, e kthimet me vjeshtën e mbi tre dekadave lotojnë etjeve Por kënga nëpër Vërri përsëri merr jehonë Bekuar është Vërrini me këtë poet i cili ka përmasa e diapazon të gjërë, pasi mbi tre dekada krijon për vendlindjen e i çan halle e derte , e i këndon ato në zë bilbili. Poezia e Ajgeraj vjen si një zë i thellë e gati tronditës për realizimin e ëndërrës. Njësh bëhet me dhimbjen e mallin. I madhi Ajgeraj e ka arritur natyrshëm këtë prani të vetvetishme, por mungesa e realizimit të ëndërrës ngjan si zbrazëti e pangushëllueshme. Krijimtaria e Ajgeraj- t, në gjuhën e shkruar të magjeps me madhështinë dhe gjithë bukuritë impouese bart në vetvete fjala, plot dije universale, e na bën ta përjetojmë brendinë e këtij universi. Poezinë e artin letrarë, e bëjnë poetët misionarë të cilët nuk kushtëzohen nga rrethanat, por i nënshtrohen fuqisë talentit. Ndaj poeti Ajgeraj është referencë e spikatur e poezisë moderne shqiptare. Universaliteti është bazamenti i krijimtarisë së Ajgeraj. Poeti komunikon natyrshëm përmes mendimit të lirë, kështu që lind shumë kuptueshmëria e në pah dalin denduria stilistiko- semantike e vëllimit, dhe teksti mbetet i përceptueshëm ku aftësitë komunikuese gjallërohen vazhdimisht. E kupton sa magjepëse e madhështore është fjalori i përdorur plot shprehje metaforike ku brendia e pasuron artistikisht me brendi universale. 5. Mes harrimit sythet pipojnë frytin. Sa tunduese janë krijimet e Ajgeraj-t, ndaj gjatë studimit konstaton strukturën brilante të botës shpirtërore të autorit, pra e gjithë hapësira ku rritet leterisa e më konkretisht arti poetik, si dhunti e një shkrimtari shumë dimensional ku porositë vijnë në mënyrë graduale plot sinjale e thirrje madje. Dhe këto të thuash janë të lidhura me njëra- tjetrën. Prandaj poeti e ka vështirë të shkëputet nga e kaluara e ndaj ngjan sikur e ardhmja do jetë shumë vigjilente, sepse në një farë mënyre është prezente prandaj nuk mund të harrohet, edhe kur shigjetat janë të drejtuara kah e ardhmja. Të qëndrosh larg, arsyet janë të shumta, ndaj pema e Atdheut degët ende i ka degdisur. Vargjet poetike kanë disa motive e mjaft imazhe që në lexim të parë duket mallëngjyese dhe në shqyrtim, pra autori e thotë mjaft qartë shqetësimin në këtë përmbledhje poetike shpreh dhimbjen për vendin, se dashuria për Mëmëdheun e gërryen më së shumti. Kur porti i këndon ‘pemës së degdisur’ duket se ngjet me Drinin e Bardhë apo Lumbardhin, që vërshojnë dhe nuk dalin nga shtrati. Sepse Kosova mban gjithçka që e karakterizon jetën. Ajgeraj është një kampion i zotërimit të cilësive poetike, e konkretisht fjalës në gjithë aspektet e saj, pra fjala si aspekt arti. Pavarësisht kufizimeve ajo është e shtrirë në kohë pasi veprat e këtij autori që sot numërohen plot 200 me cilësi të lartë ideologjike e stilistikore duke prekur e lëvruar gjithë zhanret letrare por, duke njohur e përdorur stile e elementet e ndryshme për një letersi bashkëkohore shqiptare, duke konkuruar letersinë europiane. Ama Ajgeraj them se nuk jeton dot pa poezinë pasi ka arritur syninet, duke përvetësuar arritjet më të mira poetike dhe nivelet më të larta të krijimtarisë saj, duke dalë nga guacka e poetikës së djeshme e të sotme për një poetikë moderne në stilistikë. Ajgeraj nuk dallon vetëm për kultivim të stileve e zhanreve të ndryshme, por dhe për moralin e fortë e shpirtin njerëzorë dhe dëshirën që ka për cilindo krijues të ngrihen në nivelin e art- bërjes. Pra ky përçues i letersisë së mirfilltë, ku premton dhe jep nga vetja plot profesionalizëm, ndërton dhe s’resht së punuari, duke sjellë vlera të mirëfillta lexuesit dhe letërsisë. Se ku do e mbërrij Itakën e ka tërësisht rë qartë, prandaj rrugëtimi i tij kaloi tre dekada dhe siç duket rruga është ende e gjatë, madje ecën me ritme të shpejta, i qartë dhe dinamik, duke i caktuar norma e kritere letersisë. Degët e moçme një e nga një po i gërryen koka Lidhja me trungun shkëputet përditë Stinët tmerrshëm i fryjnë përditë Stinët tmerrshëm i fryjnë harrimit Mbeten sythe pa trung nëpër degët e degdisura Kënga e Ajgeraj- lind për të rilindur sërish dega e shëndetshme e Atdheut, e në do kthehej në të kaluarën, do risillte lidhshmërinë e pipave që gjendeshin diku në Alpet Eurpiane dhe përpjekjeve që bënë për pemën e mëmëdheut e ditët e bardha që janë sot. Eh, vendi ku jep jetë njerëzve e kryesisht kur janë të lidhur me të, por dhe e çmojnë. Prandaj malli, dashuria, nostalgjia e moskthimet poetin e ‘detyrojnë’ të ëndërrojë dhe imagjinojë në shumë etapa e lutjet janë të mos mbesin dëshira dhe ëndërrime, e poeti, pret. Poeti pret që pema të mbushullojë nga lulëzimi. Gëzim Ajgeraj shpalos shpirtin e tij human, dashuri e ndjenjë për Atdhe e Komb, ndaj kuptojmë se poezi e tij, buron nga thellësia e shpirtit si ndjenjë vizion e dritë për një të ardhme më të mirë. I uroj Ajgeraj dhe poezisë tij shumë dritë e refleksion e sa më ndjeshëm për lexuesin duke vazhduar më tej me kultivimin e artit poetik.
Prenda Sejdia Lezhë Maj 2022

Prenda

NË LOG TË ACARIT Keq janë tharbëtuar motet ballkanike Buka e atdheut s’po S’po vie se s’po vie Mot i lig mbi re e ne Lisat janë dëshmi të kohës Se vaditur qenë me gjak zemre Nuk erdhi se nuk erdhi asnjë rrugë Vajti vonë e prapa kohët na përgjojnë Se hienat s’dinë as të flenë Në gjoksin e dallgëve kanë zënë vend Dhimbjet e shpirtit të atdheut Afërsinë ta ndjej thellë në dhimbje Brenda brigjeve të zbrazëta Fantazma akujsh ndër ditët me diell Dritës i zhveshën trungun e mishtë Eh kësaj vjeshte me gjethe e ngjyra Acari mbeti në log të acarit Mes përmes udhës vet Pikë për pikë pa zë gëlltiti ajrin Me mjeshtrinë e vrasjes muzgut Qosh në qosh ballkanit vogël Deri te currilat e fikur në gurë Zëri ju dëgjua hiri syve ra Degdisi gjethet mbi degët e thyera Gjatë udhëkryqeve mbeti e nesermja Zot na ruaj nga pamundësia NË PREHER TË MAGJES Edhe rrezet janë ndaluar në këtë dendësi mjegulle Se nga vjen ky i çuditshmi trishtim Koha mizore të ofendon as të drejtë mos prit Ajri kontaminuar e zhytur në asfiksi Ajo hëna e tretur në prehër të magjes Mbi tryezë mungon ajo qetësi e shpirtit Eh nëna pranë nuk i ka bijt e saj Pjatat servirë nëna mbushur me ankth Vargonjtë e lutjes drejtuar qiellit Fjala ngrirë mbi buzë Hirin gri të vjetër frymë e nënës ngre Edhe të ardhmen europa ua gllabëroi Ngrysja tek nëna ndjehet gjer më re U nëpërkëmbëm mashtruar jemi Se europa sofrën thatë na e la Nëna ende me duar në magje EKLIPSET E STINËVE Ky qyteti im Katër stinë ka në një ditë Në çdo rrugë a lagje një botë ka Megjithë shëmtinë a mjerimin E tëra mrekulli është Besimit dua t’ja ndjej shijen Këtë melodi ta luajnë telat e zemrës Gjithnjë e ndjej ngrohtësinë e stinës Gjendesh brenda atij qarku të kristaltë Ndjenja e prek dritën dhe errësirën Qyteti e stinët na rrëmbejnë në çdo çast Aty ëndërrat të gjitha jetojnë Vegimet e ditëve që shkuan Apo atyre që do vijnë Krahë merr e botën gjallëron Zjarrit dimërorë do i bëhej vend në çdo kthinë skutë apo rrugë kalldremi Të pres pranverën magjike Dhe kultivuar shpresën Çdo qënje e pret vallëzimin e gjetheve Drejt verës bukuroshe shpirtmadhe Njerëzinë ti bëj me krahë si shtojzovalle Kur vjeshta bujare e zemërmirë Pluskon me imazhet mahnitëse Kjo zonjë e madhe seç falë nga vetja Eh këtu katër stinë ka një ditë Dhe shpirtërat mbështjell Ky qyteti im Mes eklipseve stinorë SHARLATANI I PËRÇARJES Kuisling e shqipfolës që përçan shqiptarët A thua se nuk janë vëllezër të një gjaku Ngjan porsi armiq që i përndjek haku Fuqi rrallë ngërdheshja jote turbulluese përballë njerëzisë Bardh e zi mbeten imazhet brenda shpellës heshtur Ferrit ia njeh hapësirat enkas e ndez flakë Me mashtrimin varfanjak shkapërderdhur të tërën mënxyrë Me shpellarët alienë gjendeni në një natyrë Edhe perenditë i pate mashtruar Ty që djalli trurin të ka klonuar Ama marrëzinë e bën fort mirë Vaj medet kur njerëzia dehet nga gjenia vet Çmendurisht krekosur verbuar në magji Mister e absurditet brumosur neveri Ngre spirancën e shuaj marrëzitë Ti hipnotizues i tmerrshëm dhe kobzi MALLË PËR TY TROPOJË Në shkruaj për këtë fshat ndër male tona Ku mblidhen lumenjtë drini e valbona Ky fshat i shtrirë mes merturit dhe krasniqes Dushaj të tropojes kjo fantazi e shqipes Lapsin marr në dorë për ty vargëzoj Aty rrita shtatin në ajrin tënd tropojë Seç kaluam aty më të bukurat vite Ndër troje tua bujare e fisnike Fjalët më të bukura për ty hedh në leter Kujton të kaluarën atë kohë të vjeter Ndër ato krahina atë malësi guri Atje dinjitetshëm qëndroi Bajram Curri Ndër ato anë të malësisë gjakovës Edhe mes vere në portek të borës E dua atë vend e dua njerëzinë Malli më ka marrë atje kisha shtëpinë Atje përtej urës e përballë portit Ndër shekuj qe kisha e shen gjonit Buzë liqenit me shoqe luanin a lodronim Të recitonim vjersha apo të këndonim Buzë atij liqeni me ujin e kulluar Të takoj miqt e vjeter për të biseduar T’ua dëgjoj zënë e qeshim si dikur Ajo miqësi s’përsëritet kurrë Mall kam për ty o tokë e tropojës Toponim tradicional malësi e gjakovës Në luftën e dytë botërore Bashkimit antifashist shqiperisë iu bashkove Ti o tropojë me male tipike Bukuri e rrallë ato bjeshkë alpikë Seç të mahnit me bukuri përrallore Fush koder mal o tropoja arbërore Me fusha pjellore lumenj të kulluar Ata njerëz vital shpirtrat pasuruar Mallin do e ruaj porsi zjarr në gji Bekimet e zotit tropoj kam për ty KULLAT E PËRMALLTA Me dhimbjet e kullave të përmallta Pritja hyri në pentagramin e kohes Qetësia një pellg i madh prej rerri është Në një kupë çaji pihet e shijohet vetmia Ngrica krhetrat i ngul e nervit i soset durimi Pikon kujtesa si zera në buzë të erës Dora tu thaftë se vazon e muzgut e plase qiejve Po për shpirtërat kush do kujdeset Rrugët nën këmbë të çartura janë Hienat zaptojnë hapësirat Shqiponjat dykrenare emigrojnë në europën xanxare Qindra këmbana i duhen njerëzisë Mijëra diej të ngrohin e miliona thirrje Se nëna në vatër bijtë jo nuk i ka Edhe universi e kozmosi nga një flakëz u lind Po atdheut ç’i duhet të rilindë sërish

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here