Presidenti Amerikan Trump uron Kosovën për 17 Vjetorin e Pavarësisë, mesazh për Presidenten Vjosa Osmani

• Leonat Shehu
________________________________________
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht Kosovën dhe përkushtimin e saj për ndërtimin e një shoqërie demokratike ku të gjithë qytetarët e saj të mund të jetojnë së bashku dhe në begati.
Në një mesazh për Presidenten Vjosa Osmani, me rastin e shtatëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, zoti Trump shprehet se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me Kosovën, ndërsa ajo forcon institucionet demokratike dhe promovon rritjen ekonomike përmes një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi.
Në mesazh, Presidenti Trump thotë se lidhjet midis popujve të të dyja vendeve janë të forta dhe se pret zgjerimin e tyre, përfshirë rritjen e mundësive për investime, për të sjellë mirëqenie më të madhe për të dy vendet.
“Shtetet e Bashkuara presin të ndërtojnë një marrëdhënie më produktive me qeverinë e Kosovës në vazhdim të vitit. Ndërsa punojmë me Kosovën dhe fqinjët e saj për të ndërtuar një rajon më të begatë dhe më të sigurt, është e rëndësishme që Kosova të integrohet më tej në komunitetin euroatlantik”, thuhet në mesazh.
Presidenti Trump gjithashtu vlerëson në mesazhin e tij mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën përballë agresionit rus

VOA